“Dilemat” e furnizimit në tregun e lirë të energjisë

“Dilemat” e furnizimit në tregun e lirë të energjisë

Hulumtim
“Dilemat” e furnizimit në tregun e lirë të energjisë Autori: Dr. Lorenc Gordani Dilemat që shtrohen sot mbi furnizimin e energjisë elektrike dhe çmimin për t’u paguar janë te shumta. Midis te tjerave, duhet ta liberalizojmë shitjen e energjisë elektrike dhe cilat janë përfitimet e kësaj? Këto por dhe shume të tjera janë çështje që do trajtohen në këtë artikull, për të kuptuar më mirë përfitimet që ofrohen nga hapja e tregut me pakicë të energjisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) më datë 27 prill 2018, ka shtruar kërkesën për transferimin dhe licencimin e shoqërive të kontrolluara nga ana e saj në Entin Rregullator të Energjisë (ERE). Ndër to, është edhe dokumentacioni për licencim në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike të shoqërisë “Furnizuesi i Tregut të Lirë”…
Read More
Tregu i energjisë kusht themelor për çdo zhvillim të qëndrueshëm

Tregu i energjisë kusht themelor për çdo zhvillim të qëndrueshëm

Hulumtim
Tregu i energjisë kusht themelor për çdo zhvillim të qëndrueshëm* Autori: Dr. Lorenc Gordani Hyrje Gjithmonë dhe me shume po dëgjojmë mbi bursën energjetike, integrimin e saj ne tregun evropiane te energjisë, implementimet e energjive alternative dhe veçanërisht atyre fotovoltaike, futjen e eficiences energjetike dhe auditimit, dhe ne përgjithësi ecjen drejt qyteteve inteligjente apo smart city, etj. Risi qe duket se po shtohen dita-ditës, edhe se shpesh kalojnë përmes sfidave apo ecin jo me shpejtësinë e pritshme, duke u vonuar te përkthen ne mundësi te reja për biznesin dhe punësim, por jo vetëm pasi edhe qytetaret duket se do mund te përfitonin direkt, duke ulur kostot, përmirësuar komfortin, rritur sigurinë energjetikë, etj. Cilat janë trendet e derikëtushme dhe sfidat e sektorit te energjisë? Sigurisht që sektori i energjisë është ne…
Read More
Duhet apo jo reforma e liberalizimit te tregut te energjisë?

Duhet apo jo reforma e liberalizimit te tregut te energjisë?

Hulumtim, Përfaqësim
Duhet apo jo reforma e liberalizimit te tregut te energjisë? Autori: Dr. Lorenc Gordani Siç është bere e njohur vitet e fundit sektori i energjisë është përfshire nga një reforme e thelle strukturore. Trajtimi i kësaj teme permbledhurazi, duke ju referuar retrospektives historike, i ka rrënjët e veta thelle ne vete integrimin evropianë. Ne fakt vete rëndësia e sektorit beri vendosjen e tij si “gurre themeli” ne ndërtesën e evropiane qe ne formësimin e saj te pare ne vitin ‘51-52. Por ishte pikërisht sensibiliteti i sektorit dhe efektet e tij strategjike dhe sociale qe ndikuan qe procesi te mos përmbyllet as me kompletimin e tregut te përbashkët te ndërmarre me hov te veçante nga komisioni Delor ne vitet ‘86-92. Kështu do duhej te pakte dhe një periudhe 5 vjeçare qe…
Read More
Sfidat e komercializimit për klientët fundore të energjisë

Sfidat e komercializimit për klientët fundore të energjisë

Hulumtim
Çështjet themelore të komercializimit të energjisë Autori: Dr. Lorenc Gordani Përpara nisjes se proceseve te ristrukturimit dhe liberalizimit të industrisë së energjisë elektrike (pra 2003), aktiviteti qe aktualisht po cilësohet si “tregu me pakice” apo “furnizimi” dhe nganjëherë “komercializimi” e “derregullim i shitjes”, ishin pjesë e zinxhirit të aktiviteteve të kryera si shërbime te integruara vertikalisht nga KESH-i, njëherësh shërbim publik dhe monopol i rregulluar natyrore dhe ligjore. Natyrisht tregtimi me pakicë i energjisë elektrike është një aktivitet konkurrues i mundshëm vetëm në vendet ku tregu i energjisë është ristrukturuar. Megjithatë ristrukturimi nuk sjell domosdoshmërisht liberalizimin edhe te shitjes me pakicë. Kështu, strategjia e re e sektorit te energjisë, prezantuar për publikun me 26 mars 2018, edhe se akoma për tu aprovuar, parashikon liberalizimin e plote brenda vitit 2025. Pra,…
Read More
Panorama e zhvillimeve te sektorit të energjisë

Panorama e zhvillimeve te sektorit të energjisë

Informim
Panorama e zhvillimeve te sektorit të energjisë Autori: Dr. Lorenc Gordani Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana Kryefjala e çdo diskutimi midis eksperteve apo personave te interesuar dhe përfshire ne sektorin energjetikë është “ngërçi” i zhvillimeve energjetike. Sa këtu referuar, jo vetëm sa lidhur me zhvillimet e projekteve te reja gjeneruese, por po ashtu lidhur me avancimin e reformës se hapjes se tregut, furnizimin apo ne përgjithësi ofrimin e shërbimeve energjetike. Gjithsesi, për te qene me te sakte zhvillime s’kanë ndaluar asnjëherë, por po ecin jo me shpejtësinë dhe potencialin e pritshëm, siç konstatohet edhe nga raporti i fundit i sekretariatit te energjisë, dhe natyrisht nuk janë akoma te tilla për te dhëne impaktin e dëshiruar për konsumatorin dhe ekonominë. Sa këtu është paradoksale pasi energjia duke ju referuar potencialit qe ajo…
Read More
Teknologjitë Fotovoltaike drejt Vënies ne Praktike

Teknologjitë Fotovoltaike drejt Vënies ne Praktike

* Me kryesore, Aktivitet, Hulumtim, Informim, Përfaqësim
Teknologjitë fotovoltaike nga zhvillimi i politikave publike drejt vënies ne praktike Autori: Dr. Lorenc Gordani, 6 Prill 2018 [metaslider id="12082"] Foto: Dr. Lorenc Gordani “Mjedisi dhe Energjitë e Qëndrueshme”, Balkans Youth Council, 2017 Investimet e qëndrueshme po behën dita-ditës një opsion reale për individët dhe sipërmarrjen private. Për sa me sipër, duke ju referuar atyre qe tashme janë zhvillimet korrente edhe se ne fazën “embrionale”, do marrim nisje nga korrelacioni i binomit te hapjes se tregut dhe arritjes se targete-ve te vendosur nga detyrimet ndërkombëtare dhe mundësinë qe kjo ofron për diversifikimin dhe rritjen e përdorimit te teknologjive alternative, për te kaluar me tej ne pasqyrimin me disa shembuj te implementimit ne praktike te teknologjisë fotovoltaike jo thjeshte për prodhim energjie për shitje por për vet prodhim nga konsumatori shqiptare.…
Read More
Hapja e tregut thelbësore për rritjen e përdorimit te teknologjive alternative

Hapja e tregut thelbësore për rritjen e përdorimit te teknologjive alternative

* Me kryesore, Aktivitet
Hapja e tregut kusht thelbësor për rritjen e përdorimit te teknologjive alternative, Dr. Lorenc Gordani, 23 Nëntor 2017 Energjia elektrike si një mall i shpërndare në rrjet është një commodity vlera e të cilit lidhet kryesisht me vendin dhe kohen ne te cilin disponohet. Në këtë kuptim, Shqipëria ka një potenciale te rëndësishme të energjisë së rinovueshme, të mire shpërndare ne te gjithë territorin midis burimeve te ndryshme kryesisht hidroelektrike dhe fotovoltaike, shumë më lart se mesatarja e çdo vendi tjetër evropian. Në të njëjtën kohë, varësisht nga mbështetja ne vazhdimësi e burimeve me tradicionale, çmimet referente në tregjet afatgjata të rajonit tashmë arrijnë nivelet me te ulëta historike prej 35-40 Euro/MWh. Çmime vërtet te ulëta qe pikërisht ne varësi te ndryshimeve me periudhave pak më të thata ose të…
Read More