Sektori i energjisë përcakton objektivat deri ne 2030

Sektori i energjisë përcakton objektivat deri ne 2030

Informim
Sektori i energjisë përcakton objektivat deri ne 2030 Autori: Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë Takimi i fundit për ketë sezon i Këshillit të Ministrave më 31 korrik 2018, shikoi miratimin e një strategjie të re për sektorin e energjisë deri në vitin 2030. Hartimi i se cilës është rezultat i një procesi qe ka zgjatuar prej disa vitesh dhe kishte parë se fundmi prezantimin ne publiku më 26 mars 2018. Korniza e re strategjike tashme e ne vijim do te mbështetet në dy shtylla kryesore: zhvillimi i reformave për të nxitur integrimin rajonal dhe forcimin e qëndrueshmërisë, të udhëhequr nga pjesëmarrja në iniciativën e Komunitetit të Energjisë, dhe në veçanti në nivel ndërkombëtar nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike. Strategjia e energjisë 2018-2030 vjen pas…
Read More
Impiantet e reja fotovoltaik me ankand

Impiantet e reja fotovoltaik me ankand

* Me kryesore, Hulumtim
Impiantet e reja fotovoltaike me ankand Autori: Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë Eksperienca e derikëtushme me impiantet deri ne 2 MW shërben si baze e mire për ankandet e parqeve fotovoltaike nga 50 MW. Tashme procedura e re synon të ndërtojë parqe me te rëndësishëm për një total prej 100 MW. Kështu, themelore bëhet nxjerra e mësimeve nga gabimet e bëra në hidroenergjetikë por edhe ato të vendeve të tjera në fotovoltaikë! Tashme, mundësia e prodhimit te energjive nga dielli edhe në Shqipëri nuk përben më një risi! Madje, vetëm pak kohë më parë qeveria ka rritur kapacitetin e ofruar për investimet fotovoltaik për një total prej 120 megavat. Për impiantet deri në 2 MW, çmimi aktual i blerjes bazohet në formulën qe llogaritet mbi parametrat…
Read More
PV-te nga Zhvillimi i Politikave Publike drejt Vënies ne Praktike

PV-te nga Zhvillimi i Politikave Publike drejt Vënies ne Praktike

Aktivitet
Teknologjitë Fotovoltaike nga Zhvillimi i Politikave Publike drejt Vënies ne Praktike, Dr. Lorenc Gordani, 13 Dhjetor 2017 [Best_Wordpress_Gallery id="11" gal_title="PV-te nga Zhvillimi i Politikave Publike drejt Vënies ne Praktike, Dr. Lorenc Gordani"] Energjia elektrike si një mall i shpërndare në rrjet është një commodity vlera e të cilit lidhet kryesisht me vendin dhe kohen ne te cilin disponohet. Në këtë kuptim, Shqipëria ka një potenciale te rëndësishme në energji të rinovueshme, të mire shpërndara ne te gjithë territorin sidomos për sa i përket burimeve fotovoltaike, shumë më lart se mesatarja e çdo vendi tjetër evropian. Në të njëjtën kohë, pavarësisht çmimeve te ulëta në tregjet afatgjata të rajonit prej 35-40 Euro/MWh, ne varësi te ndryshimeve me periudhave pak më të thata ose të ftohta të vitit, asistojmë ne luhatje te…
Read More
Panorama e zhvillimeve te sektorit të energjisë

Panorama e zhvillimeve te sektorit të energjisë

Informim
Panorama e zhvillimeve te sektorit të energjisë Autori: Dr. Lorenc Gordani Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana Kryefjala e çdo diskutimi midis eksperteve apo personave te interesuar dhe përfshire ne sektorin energjetikë është “ngërçi” i zhvillimeve energjetike. Sa këtu referuar, jo vetëm sa lidhur me zhvillimet e projekteve te reja gjeneruese, por po ashtu lidhur me avancimin e reformës se hapjes se tregut, furnizimin apo ne përgjithësi ofrimin e shërbimeve energjetike. Gjithsesi, për te qene me te sakte zhvillime s’kanë ndaluar asnjëherë, por po ecin jo me shpejtësinë dhe potencialin e pritshëm, siç konstatohet edhe nga raporti i fundit i sekretariatit te energjisë, dhe natyrisht nuk janë akoma te tilla për te dhëne impaktin e dëshiruar për konsumatorin dhe ekonominë. Sa këtu është paradoksale pasi energjia duke ju referuar potencialit qe ajo…
Read More
Trajnimi Praktik Ditë e Hapur ne kompaninë EuroElektra

Trajnimi Praktik Ditë e Hapur ne kompaninë EuroElektra

Aktivitet
Trajnimi Praktik Ditë e Hapur ne kompaninë EuroElektra [metaslider id=13704] Autori: Dr. Lorenc Gordani Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana Teknologjitë fotovoltaike po ecin me shpejtësi drejt vënies ne praktike! Demonstrimet praktike te se cilave ishte edhe fokusi i Trajnimit Praktik Ditë e Hapur ne kompaninë EuroElektra, organizuar nga AlbanianSkills dhe EuroElektra Sh.p.k., me 10 Maj 2018. Shpesh na takon te jemi pjese ne aktivitete e takime te niveleve te ndryshme biznesi deri tek ato me te larta institucionale. Por sa këtu, duke shikuar kaq shume te rijnë te vene bashke nga interesi për fushën e energjisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm transmeton një ndjesi te veçante dhe shume pozitive. Pavarësisht vonesave te politikes, thelbësore është qe ne fushën e energjisë parimi “efiçienca mbi te gjitha” po rroket nga te rinjtë edhe sipërmarrja.…
Read More
Përmirësimi i klimës së biznesit për një zhvillim të qëndrueshëm

Përmirësimi i klimës së biznesit për një zhvillim të qëndrueshëm

Hulumtim, Informim, Përfaqësim
Përmirësimi i klimës së biznesit për një zhvillim të qëndrueshëm Autori: Dr. Lorenc Gordani Publikuar, me 8 prill 2018 Sistemi energjetik sot është në evolucion te vazhdueshëm dhe Shqipëria me potencialin e saj të lartë të burimeve natyror te ripërtëritshëm, ka një mundësi të artë të paktën për të ndalur rritjen e vazhdueshme të importeve të energjisë elektrike (qe do të thotë ndalim te importit te CO2 nga centralet e vjetra me qymyr te rajonit) te cilat ne vitin e kaluar arritën nivelin e rreth 200 mil Euro. Për me shume nëse do vazhdojmë te investohemi ne ketë drejtim, bazuar ne ekonominë e shkalles dhe duke qene se kostoja e teknologjive të energjisë së ripërtëritshme vazhdon te jete ne rënie, kjo do të mundësojë jo vetëm të bëhemi te pavarur…
Read More
Për cilët sektorë biznesi rekomandohet instalimet Pv?

Për cilët sektorë biznesi rekomandohet instalimet Pv?

Hulumtim, Informim
Për cilët sektorë biznesi rekomandohet instalimi i impianteve? Dr. Lorenc Gordani, 20 Tetor 2017 Nëse do te bënim një bilance mbi situatën e deritanishme, kërkesat pranë ministrisë se energjisë, te intensifikuara ne vazhdimësi pas daljes se ligjit te ri te BRE-ve, kane arritur ne me shume 300 milionë euro për një fuqi te instaluar mbi 240 MW. Sa me sipër bazuar ne faktin se interesi ne energji diellore nuk është vetëm e së ardhmes por mund te përkthehet direkt në përfitim ekonomik për prodhuesin me një normë kthimi te garantuar midis 15-20% në vit! Kështu jo vetëm bizneset te cilët janë te fokusuar tradicionalisht ne prodhimin nga burimet e tjera por edhe ato qe në çfarëdo mënyre janë te lidhur me sektorin qofte edhe thjeshte si konsumatorë te mëdhenjtë qe…
Read More
Teknologjitë Fotovoltaike drejt Vënies ne Praktike

Teknologjitë Fotovoltaike drejt Vënies ne Praktike

* Me kryesore, Aktivitet, Hulumtim, Informim, Përfaqësim
Teknologjitë fotovoltaike nga zhvillimi i politikave publike drejt vënies ne praktike Autori: Dr. Lorenc Gordani, 6 Prill 2018 [metaslider id="12082"] Foto: Dr. Lorenc Gordani “Mjedisi dhe Energjitë e Qëndrueshme”, Balkans Youth Council, 2017 Investimet e qëndrueshme po behën dita-ditës një opsion reale për individët dhe sipërmarrjen private. Për sa me sipër, duke ju referuar atyre qe tashme janë zhvillimet korrente edhe se ne fazën “embrionale”, do marrim nisje nga korrelacioni i binomit te hapjes se tregut dhe arritjes se targete-ve te vendosur nga detyrimet ndërkombëtare dhe mundësinë qe kjo ofron për diversifikimin dhe rritjen e përdorimit te teknologjive alternative, për te kaluar me tej ne pasqyrimin me disa shembuj te implementimit ne praktike te teknologjisë fotovoltaike jo thjeshte për prodhim energjie për shitje por për vet prodhim nga konsumatori shqiptare.…
Read More
Tryezë diskutimi me përfaqësues të Këshillit Bashkiak dhe ekspertë të fushës

Tryezë diskutimi me përfaqësues të Këshillit Bashkiak dhe ekspertë të fushës

Aktivitet
Tryezë diskutimi me përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Këshillit Bashkiak dhe ekspertë të fushës, Tiranë, 1 dhjetor 2017 U zhvillua ditën e premte takimi me temë “Efiçenca energjetike në qytetin  e Tiranës” me përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Këshillit Bashkiak, si dhe ekspertë të fushës. Pjesëmarrësit u njohën me të dhënat paraprake të studimit të realizuar nga EcoAlbania dhe Qendra EDEN mbi “varfërinë energjetike” dhe performancën e energjisë në qytetin e Tiranës, si dhe u bënë pjesë e diskutimit mbi mënyrat e interpretimit të këtyre të dhënave dhe hapave konkret që mund të ndërmerren për të adresuar problematikat e ngritura. Përfaqësues të Këshillit Bashkiak shprehën interesin për të marrë informacion më të detajuar mbi studimin si dhe shprehën angazhimin për të ndërmarrë politika për lehtësimin e taksave të ndërtuesve që do të…
Read More
Normat dhe standardet për impiantet fotovoltaike

Normat dhe standardet për impiantet fotovoltaike

Informim
Normat dhe standardet për impiantet fotovoltaike Dr. Lorenc Gordani, 3 Prill 2018 Burimi i energjisë fotovoltaike, lidhur me karakteristikat specifike te vendit tone, konsiderohet si investimi me i mire për prodhimin e energjisë elektrike. Mundësitë e pamata te saj deri këtu janë bllokuar, përveç se nga mungesa e politikave te duhura mbështetëse, edhe nga barrierat artificiale si know- how apo informacioni i munguar. Për me tepër mbi standardet qe duhen adoptuar ftojmë te lexohet ne vijim sa konkretisht vjen pranë kompanisë EuroElektra. Sektori fotovoltaik po hyn në një fazë intensive te ndërtimit te parqeve te para me kapacitet deri ne 2 MW, për një kapacitet total 20MW. Ndërsa ne përputhje me memorandumet I dhe II te BERZH-it, po përgatitet kuadri për zhvillimin e projekteve te mëdha diellore, i cili  pritet…
Read More