Procesi i derregulimit në sektorin e energjisë

Procesi i derregulimit në sektorin e energjisë

Hulumtim, Informim
Procesi i derregulimit në sektorin e energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Procesi i derregullimit nuk është një risi, siç mendohet, pasi ai ka filluar në vendet e BE-së që në vitet '80. Përpara tij e vetmja mundësi për konsumatorët por t’u furnizuar me energji ishte operatori publik i ngarkuar me këtë shërbim. Mundësi furnizimi nga një burim i vetëm dhe çmime të rregulluara nga autoritetet publike kishte krijuar edhe de facto, pas monopolit natyror lidhur me vet kufizimet e rrjetit, një treg monopolist (monopol legal publik). Pasi u aprovua derregullimi, klientët filluan të përfitonin nga një treg i hapur dhe më i lirë që ofron zgjedhjen e furnizuesit dhe në fund të fundit nxitjen e konkurrencës dhe uljen e çmimeve. Çfarë është…
Read More
Ekopolitikë: “Reforma e Papërfunduar Energjetike”

Ekopolitikë: “Reforma e Papërfunduar Energjetike”

Aktivitet, Informim, Përfaqësim
Ekopolitikë: “Reforma e Papërfunduar Energjetike” Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [metaslider id="18774"] [pj-news-ticker] Tregu shqiptar i energjisë po kalon një proces ristrukturimi të plotë e cila do finalizohet me lançimin së afërmi të bursës së energjisë. Për të bërë të mundur të cilën, pas përfundimit të procesit të rimëkëmbjes, ka filluar zbatimi i planit strategjik për reformimin e sektorit. Në këtë drejtim hapat e hedhur po japin frytet e tyre të para. Zhvillime të cilat kanë treguar se problemi nuk ka qëndruar tek tregu, por në modelin e gabuar të biznesit të ndjekur. Për këtë, plotësimi i kësaj faze tranzitore tashmë duhet të përshpejtohet sa më parë. Mbi sa më sipër, se pari arritëm të shpjegojmë se energjia si çdo mall (commodity) sigurohet në…
Read More
Opsionet e menaxhimit të shpenzimeve të energjisë elektrike

Opsionet e menaxhimit të shpenzimeve të energjisë elektrike

Informim
Opsionet e menaxhimit të shpenzimeve të energjisë elektrike Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Nexus midis performancës së sektorit të energjisë dhe rritjes ekonomike e konsolidimit fiskal Qëndrueshmëria e sektorit energjetik në Shqipëri ka ndikim të madh tek rritja ekonomike tashmë në rreth mbi 1 pikë përqindje. Po ashtu sektori  vijon të ekspozojë financat publike ndaj rreziqeve të konsiderueshme financiare. Huadhënia nga buxheti për sektorin energjetik arriti në 0,4% të PBB-së në vitin 2016 dhe 0,6% e PBB-së në vitin 2017. Ndërsa viti 2018 ishte historikisht i jashtëzakonshëm për sa i përket prurjeve dhe prodhimit të energjisë elektrike, në vitin 2019 jemi kthyer tashmë përsëri në problematikat e trashëguara. Çfarë po i shkakton këto rreziqe financiare? Thuajse i gjithë prodhimi vendas i energjisë vjen…
Read More
Opinion mbi skanimin e HEC-ve nga Lorenc Gordani

Opinion mbi skanimin e HEC-ve nga Lorenc Gordani

Hulumtim, Informim
Opinion mbi skanimin e HEC-ve Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Në momentin aktual, janë të shumta zhvillimet në sektorin e energjisë, ku vetëm duke ju referuar periudhës së fundit mujore mund të përmendim ndër të tjera: garen për Tec Vlorën, mos arritja e nivelit të kërkuar të uljeve të humbjeve në rrjet, skandali Dunwell Haberman (DH Albania), negocimi tej zgjatur i PV Akernisë, aprovimin e planit të reformës (p.sh. lidhur me derregullimin e çmimeve), etj. Me gjithë këto, por në fakt edhe shumë tjetër, me sa duket më shumë vëmendje morri lajmi për bërjen e “bilancit të përgjithshëm” për të qartësuar situatën duke filluar nga sektori i hidrove. Në fakt sa këtu ka nisur shumë kohë më parë, ndjekur veçanërisht me EITI-in, dhe…
Read More
Ç’po ndodh me sistemin energjitik nga Lorenc Gordani

Ç’po ndodh me sistemin energjitik nga Lorenc Gordani

I ftuar, Informim
Ç’po ndodh me sistemin energjitik Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Sektori energjitik është një nga strategjikët për ekonominë e një vendi. Tek ne, ky sektor ka kaluar peripeci të ndryshme megjithatë situata është e turbullt.  Nisur dhe nga rëndësia e temës, i ftuar në emisionin “Para dhe Pasuri” në Ora News ishte z. Lorenc Gordani. Ky i fundit bëri një pasqyrë përmbledhëse sa i takon gjendjes aktuale të sektorit energjitik në vend. Sektori i energjisë ka dalë nga kolapsi në të cilin u ndodh gjatë privatizimit. Sipas z. Gordani kanë qenë disa burime të cilat ndikuan në përmirësimin e gjendjes. Fakti që u ndërmorrën nisma konkrete apo plane të sakta tregon se sektori ka filluar të shikojë drejt së ardhmes. Një tjetër problem…
Read More
Ndikimi i gazit natyror në tregun shqiptare te energjisë

Ndikimi i gazit natyror në tregun shqiptare te energjisë

Hulumtim
Ndikimi i gazit natyror në tregun shqiptare te energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë Pedagog në Departamentin e Drejtësisë UMB [pj-news-ticker] Kohët e fundit, tregu shqiptar i energjisë po përparon me një sërë inovacionesh të njëkohshme, nder te tjera te fokusuara dhe ne sektorin e gazit natyrore, që pritet të ndryshojnë plotësisht sfondin e së ardhmes. Në këtë drejtim së pari synohet të “luftohet” ndikimi negativ tek financat publike nga vulnerabiliteti i kushteve të motit, por edhe t’i jepet një vlerë e shtuar burimeve ujore që deri më tani kanë gjetur zhvillim të gjerë në praktikë. Njëkohësisht nuk duhen harruar avancimet e rëndësishme për sa i përket energjive të rinuovueshme alternative, siç janë ato që lidhen me diellin por edhe me erën, që aktualisht…
Read More
Hapja e tregut të lirë për konsumatorët e energjisë

Hapja e tregut të lirë për konsumatorët e energjisë

Hulumtim, Informim
Hapja e tregut të lirë për konsumatorët e energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Pedagog në Departamentin e Drejtësisë në UMB [pj-news-ticker] Tregu i lirë i energjisë po përgatitet të hapet për rreth 1100 konsumatorë të rinj, të cilët duke qenë ndër kompanitë më të mëdha për sa i takon konsumit përbëjnë edhe fazën më të rëndësishme të këtij procesi. Fazë e cila do ndiqet më tej me daljen e 4800 të tjerëve, të cilët së bashku mbulojnë rreth 38% të konsumit të përgjithshëm. Natyrisht ky proces do të plotësohet më tej, duke ndërtuar një kuadër konkurrues dhe atraktiv për konsumatorët familjarë. Konsumatorë të cilët mund të përzgjedhin midis furnizuesve alternativ dhe atij të furnizimit publik d.m.th. Furnizuesit të Tregut të Lirë (FTL). Transformime të rëndësishme mbi kuadrin e derikëtushëm…
Read More
Zbatimi i mekanizmit dhe rregullave të balancimit të tregut

Zbatimi i mekanizmit dhe rregullave të balancimit të tregut

Hulumtim, Informim
Zbatimi i mekanizmit dhe rregullave të balancimit të tregut Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Optimizimi i çmimeve të bursës, në tregun e ditës së ardhshme ndryshe njohur si DAM, përcaktohet në mënyrë të rëndësishme nga sinjalet efektive të bazuara në treg për të plotësuar nevojat eventuale për energji shtesë në kohë reale. Në këtë drejtim, modeli i tregut të balancimit i adoptuar në kontekstin e BE-së shikon të plotësuarit të nevojës me anë të ankandeve të zhvilluara direkt nga Operatori i Sistemit (OS), duke optimizuar të gjithë operimin e bursës. Qëllimi i balancimit është sigurimi i kërkesave për energji shtesë në afatshkurtër. Në këtë rast, efikasiteti ekonomik bazohet në blerjet e energjisë duke përdorur kriteret e tregut. Funksione të cilat po zhvillohen nga…
Read More
Bursa e energjisë parakusht për integrimin rajonal

Bursa e energjisë parakusht për integrimin rajonal

Hulumtim
Bursa e energjisë parakusht për integrimin rajonal Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Në momentin kur Shqipëria pret që Bashkimi Evropian të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave, një nga institucionet kyç e më me peshë në çështjet e integrimit rajonal, pra Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, vetëm pak kohë më parë në vitin që sapo lamë pas, ka bërë një përmbledhje të ecurisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e titulluar “Të trokasësh në derën e BE-së përmes Sekretariatit: integrimi në tregun pan-evropian të energjisë”. Pikërisht nën këtë trysni, koha e ndryshimeve po troket tashmë edhe për tregun e energjisë në Ballkanin Perëndimor. Zhvillimet politike të orientuara drejt plotësimit të integrimit rajonal, ndër të tjera shikojnë edhe implementimin në…
Read More
Përfitimet ekonomike të vënies në praktik të bursës së energjisë

Përfitimet ekonomike të vënies në praktik të bursës së energjisë

Hulumtim
Përfitimet ekonomike të vënies në praktik të bursës së energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Faktet janë se dy dekadat e fundit kanë parë një prirje të përgjithshme drejt krijimit të tregjeve të energjisë elektrike rajonale ose ndërrajonale që përfshijnë disa vende apo shtete. Një shembull për ekselencë është Tregu i Brendshëm i Energjisë Elektrike (IEM) i Bashkimit Evropian (BE-së), i cili shërben si model udhëzues dhe pikë mbërritje edhe e tregut në zhvillim në Evropën Juglindore (apo ish zona e 8-të në referimin e vjetër) ku bën pjesë edhe Shqipëria. Por fakt është edhe se integrimi i tregut për rajonin, përveç se të qenit pjesë e proceseve të pakthyeshme drejt BE-së, ulë kostot e operimit të sistemit duke siguruar hapësirë për gjeneruesit…
Read More