Ndikimi i gazit natyror në tregun shqiptare te energjisë

Ndikimi i gazit natyror në tregun shqiptare te energjisë

Hulumtim
Ndikimi i gazit natyror në tregun shqiptare te energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë Pedagog në Departamentin e Drejtësisë UMB [pj-news-ticker] Kohët e fundit, tregu shqiptar i energjisë po përparon me një sërë inovacionesh të njëkohshme, nder te tjera te fokusuara dhe ne sektorin e gazit natyrore, që pritet të ndryshojnë plotësisht sfondin e së ardhmes. Në këtë drejtim së pari synohet të “luftohet” ndikimi negativ tek financat publike nga vulnerabiliteti i kushteve të motit, por edhe t’i jepet një vlerë e shtuar burimeve ujore që deri më tani kanë gjetur zhvillim të gjerë në praktikë. Njëkohësisht nuk duhen harruar avancimet e rëndësishme për sa i përket energjive të rinuovueshme alternative, siç janë ato që lidhen me diellin por edhe me erën, që aktualisht…
Read More
Zbatimi i mekanizmit dhe rregullave të balancimit të tregut

Zbatimi i mekanizmit dhe rregullave të balancimit të tregut

Hulumtim, Informim
Zbatimi i mekanizmit dhe rregullave të balancimit të tregut Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Optimizimi i çmimeve të bursës, në tregun e ditës së ardhshme ndryshe njohur si DAM, përcaktohet në mënyrë të rëndësishme nga sinjalet efektive të bazuara në treg për të plotësuar nevojat eventuale për energji shtesë në kohë reale. Në këtë drejtim, modeli i tregut të balancimit i adoptuar në kontekstin e BE-së shikon të plotësuarit të nevojës me anë të ankandeve të zhvilluara direkt nga Operatori i Sistemit (OS), duke optimizuar të gjithë operimin e bursës. Qëllimi i balancimit është sigurimi i kërkesave për energji shtesë në afatshkurtër. Në këtë rast, efikasiteti ekonomik bazohet në blerjet e energjisë duke përdorur kriteret e tregut. Funksione të cilat po zhvillohen nga…
Read More
Bursa e energjisë parakusht për integrimin rajonal

Bursa e energjisë parakusht për integrimin rajonal

Hulumtim
Bursa e energjisë parakusht për integrimin rajonal Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Në momentin kur Shqipëria pret që Bashkimi Evropian të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave, një nga institucionet kyç e më me peshë në çështjet e integrimit rajonal, pra Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, vetëm pak kohë më parë në vitin që sapo lamë pas, ka bërë një përmbledhje të ecurisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e titulluar “Të trokasësh në derën e BE-së përmes Sekretariatit: integrimi në tregun pan-evropian të energjisë”. Pikërisht nën këtë trysni, koha e ndryshimeve po troket tashmë edhe për tregun e energjisë në Ballkanin Perëndimor. Zhvillimet politike të orientuara drejt plotësimit të integrimit rajonal, ndër të tjera shikojnë edhe implementimin në…
Read More
Përfitimet ekonomike të vënies në praktik të bursës së energjisë

Përfitimet ekonomike të vënies në praktik të bursës së energjisë

Hulumtim
Përfitimet ekonomike të vënies në praktik të bursës së energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Faktet janë se dy dekadat e fundit kanë parë një prirje të përgjithshme drejt krijimit të tregjeve të energjisë elektrike rajonale ose ndërrajonale që përfshijnë disa vende apo shtete. Një shembull për ekselencë është Tregu i Brendshëm i Energjisë Elektrike (IEM) i Bashkimit Evropian (BE-së), i cili shërben si model udhëzues dhe pikë mbërritje edhe e tregut në zhvillim në Evropën Juglindore (apo ish zona e 8-të në referimin e vjetër) ku bën pjesë edhe Shqipëria. Por fakt është edhe se integrimi i tregut për rajonin, përveç se të qenit pjesë e proceseve të pakthyeshme drejt BE-së, ulë kostot e operimit të sistemit duke siguruar hapësirë për gjeneruesit…
Read More
Hapat final të vënies në praktikë të bursave të energjisë elektrike

Hapat final të vënies në praktikë të bursave të energjisë elektrike

Hulumtim, Informim
Hapat final të vënies në praktikë të bursave të energjisë elektrike Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Me fillimin e vjeshtës 2018, iniciativa e tregut të energjisë elektrike të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor ka hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjes siç referohet nga takimet e realizuara në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë midis 24-26 Shtatorit në Vjenë. Tashmë, projektet e diskutuara prej disa vitesh në tavolinat teknike, janë duke u transformuar në korniza konkrete kontraktuale dhe qeverisëse direkt të zbatueshme nga autoritetet përgjegjëse kombëtare. Për të bëre të mundur të cilën takimi i më sipër pranë Sekretariatit, inicioi Platformën e Koordinimit të Rregullatoreve të iniciativës që na shikon direkt të përfshire bashkë me vendet e rajonit. Kuadër që është plotësuar me takimin e parë…
Read More
6BP drejt harmonizimit të TVSH-së dhe prokurimit publik në energji

6BP drejt harmonizimit të TVSH-së dhe prokurimit publik në energji

Hulumtim, Informim
6BP drejt harmonizimit të TVSH-së dhe prokurimit publik në energji Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Hapja e tregjeve të energjisë elektrike dhe integrimi i tyre rajonal kërkon një “fushë loje” të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit. Zbatimi i duhur i rregullave të prokurimit publik është i rëndësishëm për zhvillimin e konkurrencës dhe për marrjen e shërbimeve cilësore dhe mallrave me çmime më të drejta, në tregjet e energjisë elektrike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (6BP). Në përgjithësi, aktet zbatuese dhe masat kalimtare nuk inkurajojnë konkurrencën në nivelin e tregut me shumicë. Në të gjithë 6BP, veçanërisht problematike është prokurimi nga kompanitë që kryejnë një shërbim me interes të përgjithshëm e të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik. Ekziston gjithashtu nevoja për të…
Read More
Shërbimet e bursës drejt ofrimit mbi një bazë tregu të përbashkët

Shërbimet e bursës drejt ofrimit mbi një bazë tregu të përbashkët

Hulumtim
Shërbimet e bursës drejt ofrimit mbi një bazë tregu të përbashkët  Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë Sekuenca etregut në SHBA (majtas) dhe në modelin e BE-se (djathtas) [pj-news-ticker] Optimizimii çmimeve të bursës, në tregun e ditës së ardhshme DAM, përcaktohet në mënyrë tërëndësishme nga sinjalet efektive të bazuara në treg për të plotësuar nevojënpër energji shtesë. Në këtë drejtim, modeli i tregut të balancimit i adoptuarnë kontekstin e BE-së (ndryshe nga ai në kohë reale në tregjet amerikane) shikontë plotësuarit të nevojës me anë të ankandeve të zhvilluara direkt nga Operatorii Sistemit (SO). Qëllimi i balancimit është sigurimi i kërkesave për energji shtesë në afatshkurtër. Në këtë rast, efikasiteti ekonomik bazohet në blerjet e energjisë duke përdorur kriteret e tregut. Rregulla të cilat po…
Read More
Integrimi rajonal hap drejt bursës së përbashkët të energjisë

Integrimi rajonal hap drejt bursës së përbashkët të energjisë

Hulumtim, Informim
Integrimi rajonal hap drejt bursës së përbashkët të energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Koha e ndryshimit ka trokitur tashmë edhe për tregun e energjisë në Ballkanin Perëndimor. Zhvillimet politike të orientuara drejt plotësimit të integrimit rajonal, po sjellin edhe transformimin në themel të tregut me shumicë nëpërmjet adoptimit të bursave të energjisë. Aktiviteti kryesor i së cilave fokusohet në përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike për çdo orë të ditës së nesërme (DAM). Në mënyre më specifike, pavarësisht hezitimeve të ndryshme, në periudhën e fundit Komisioni Evropian e ka shpejtuar ritmin e hapjes së kapitujve për energjinë dhe infrastrukturën me Malin e Zi dhe Serbinë. Proces i cili, me vendimin mbi themelimin e operatorit të bursës të energjisë elektrike shqiptare (APEX), qe…
Read More
Zgjerohet ndarja e kapaciteteve të rrjetit të energjisë në nivel rajonal

Zgjerohet ndarja e kapaciteteve të rrjetit të energjisë në nivel rajonal

Hulumtim, Informim
Zgjerohet ndarja e kapaciteteve të rrjetit të energjisë në nivel rajonal Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Rrjeti i energjisë rajonal është i mbingarkuar përveç se nga kapacitetet e limituara të tij edhe sepse në shumicën e zonave është projektuar për të furnizuar ngarkesën lokale me energjinë e prodhuar në impiantet e gjenerimit vendor, në vend që të sigurojë shkëmbime të energjisë në shkallë të gjerë rajonale. Kështu, thelbësore bëhet mekanizmi i përdorur për shpërndarjen e kapacitetit të interkonjeksionit tek agjentët e tregut rajonal. Me saktësisht, përputhshmëria kombëtare me kriteret e kërkuara në nivel rajonal, gjithmonë në zgjerim të vazhdueshëm, ka arritur tashmë nivelin e zbatimit në 52%. Në këtë drejtim, sa këtu ka parë së fundmi hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Ndërlidhjes…
Read More
Përfitimet nga integrimi në tregun rajonal të sektorit të energjisë

Përfitimet nga integrimi në tregun rajonal të sektorit të energjisë

Hulumtim
Përfitimet nga integrimi në tregun rajonal të sektorit të energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Dy dekadat e fundit kanë parë një prirje të përgjithshme drejt krijimit të tregjeve të energjisë elektrike rajonale ose ndërrajonale që përfshijnë disa vende apo shtete. Një shembull për ekselence është ai i Tregut te Brendshëm të Energjisë Elektrike të Bashkimit Evropian (IEM), i cili shërben si model udhëzues dhe pike mbërritje edhe e tregut në zhvillim në Evropën Juglindore ku merr pjese edhe Shqipëria. Mbi sa me sipër ne ketë analize te shkurtër nuk do trajtojmë sfidat dhe kërkesat me të cilat ballafaqohet ky proces aktualisht në plotësim, parimet që duhen ndjekur në hartimin e tregjeve rajonale, dhe fazat në integrimin e sistemeve në një treg rajonal,…
Read More