
Ndikimi i gjenerimit të shpërndarë në rrjetin e energjisë
Ndikimi i gjenerimit të shpërndarë në rrjetin e energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë Pedagog në Departamentin e Drejtësisë të UMB-së [pj-news-ticker] Ulja në vazhdimësi e kostove të paneleve fotovoltaike po ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e interesit për vet-prodhimin (apo prosumer) të energjisë elektrike. Natyrisht, mundësia eventuale e lidhjes së tyre direkt me rrjetin e shpërndarjes, njohur gjerësisht si gjenerues të shpërndarë (Distribute Generation - DG), do të shtonte edhe më tej përfshirjen e përdorimit në shkallë të gjerë të kësaj teknologjie, duke përputhur njëkohësisht target-et e pavarësisë energjetike me politikat e qëndrueshmërisë e të ndikimit të ulët në mjedis. Por që kjo përputhje ideale të ndodhë disa nga çështjet që do duhet të adresohen dhe zgjidhen paraprakisht kanë të bëjmë me vlerësimin e…