Autori

Home / Autori

 

Av. Lorenc Gordani, PhD

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

Aktivitetet kryesore profesionale mbulojnë ofrimin e ekspertizës strategjike ligjore, hulumtim i aplikuar, dhe ngritje kapacitetesh institucionale, mbi kornizën normative dhe politikat e energjisë, për grupet e interesit dhe industrinë, institucionet ndërkombëtare dhe autoritetet publike, me fokus të veçantë promovimin e një liberalizimi dhe integrimi efektive në tregun e energjisë së Ballkanit Perëndimor si dhe përdorimin efikas të burimeve të energjisë në Shqipëri.

Formimi i lartë është zhvilluar tërësisht në vendet kryesore të Evropës si Itali, Gjermani, Francë, etj. Profilet institucionale kanë konsistuar në impenjime profesionale të kualifikuara si studiues, profesor dhe trajnues në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe angazhime si këshilltar ligjor dhe konsulent pranë kompanive ndërkombëtare dhe autoriteteve publike. Aktivitete të shoqëruara me botimin e një bibliografie të gjerë dhe pjesëmarrje si relator në shumë konferenca ndërkombëtare mbi kuadrin normativë e politikë te BE-së dhe Shqipërisë veçanërisht në fushën e energjisë.

Për më shumë, mbi fokusin dhe ekspertizën e mësipërme, mund te gjendet një përmbledhjen curriculum vitae në Shqip dhe Anglisht, apo përmes ESC Adriatic (për periudhën 2017), Acerc (për periudhën deri 2016), apo dhe profilet publike në LinkedIn, Twitter dhe FB, si dhe përmes Publikimeve Personale në LinkedIn, Albanian Energy Market – AEM Group, etj.

351,931 total views, 212 views today

Këtë e pëlqejnë %d blogues: