Kontakte

Vizitor te nderuar!

Ky portal është aktualisht vetëm në fillesat e tij, por është i bazuar në një projekt që merre nisje prej disa vitesh më parë dhe është rezultat i shumë hulumtimeve dhe përkushtimi ndaj sektorit të energjisë.

Koncepti bazë është përdorimi i teknologjisë për të krijuar një katalizator të mundësive, duke thjeshtuar distancën ndërmjet kërkuesve akademikë, krijuesve të politikave, përfaqësuesve të biznesit dhe personaliteteve të biznesit në Shqipëri, rajon dhe në mbarë Evropën.

Për sa më sipër, në lidhje me përvojën time si ekspert ligjor në fushën e energjisë, mund të gjeni përmes profilit publik në LinkedIn, Twitter dhe FB, apo dhe Publikimeve Personale në LinkedIn, Albanian Energy Market – AEM Group, etj.

Për të gjitha më sipër, më konsideroni të disponueshëm për çdo konsultim të mëtejshëm të drejtpërdrejtë me ane te e-mailit. Natyrisht, ndoshta nuk do të jem në gjendje t’i përgjigjem të gjithëve, ose në mënyrë të menjëhershme, por çdo kontakt do të jetë një mundësi për të parë se si mund të lidhemi në një mënyrë apo në tjetrën në fushën e energjisë.

Me respekt,

Lorenc

347,122 total views, 3 views today

Last Updated on

Këtë e pëlqejnë %d blogues: