Hapja e tregut të lirë për konsumatorët e energjisë

Hapja e tregut të lirë për konsumatorët e energjisë

Hulumtim, Informim
Hapja e tregut të lirë për konsumatorët e energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Tregu i lirë i energjisë po përgatitet të hapet për rreth 1100 konsumatorë të rinj, të cilët duke qenë ndër kompanitë më të mëdha për sa i takon konsumit përbëjnë edhe fazën më të rëndësishme të këtij procesi. Fazë e cila do ndiqet më tej me daljen e 4800 të tjerëve, të cilët së bashku mbulojnë rreth 38% të konsumit të përgjithshëm. Natyrisht ky proces do të plotësohet më tej duke ndërtuar një kuadër konkurrues dhe atraktiv për konsumatorët familjarë. Konsumatorë të cilët mund të përzgjedhin midis furnizuesve alternativë dhe atij të furnizimit publik d.m.th. Furnizuesit të Tregut të Lirë - FTL. Transformime të rëndësishme mbi kuadrin e derikëtushëm…
Read More
Zbatimi i mekanizmit dhe rregullave të balancimit të tregut

Zbatimi i mekanizmit dhe rregullave të balancimit të tregut

Hulumtim, Informim
Zbatimi i mekanizmit dhe rregullave të balancimit të tregut Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Optimizimi i çmimeve të bursës, në tregun e ditës së ardhshme ndryshe njohur si DAM, përcaktohet në mënyrë të rëndësishme nga sinjalet efektive të bazuara në treg për të plotësuar nevojat eventuale për energji shtesë në kohë reale. Në këtë drejtim, modeli i tregut të balancimit i adoptuar në kontekstin e BE-së shikon të plotësuarit të nevojës me anë të ankandeve të zhvilluara direkt nga Operatori i Sistemit (OS), duke optimizuar të gjithë operimin e bursës. Qëllimi i balancimit është sigurimi i kërkesave për energji shtesë në afatshkurtër. Në këtë rast, efikasiteti ekonomik bazohet në blerjet e energjisë duke përdorur kriteret e tregut. Funksione të cilat po zhvillohen nga…
Read More
Hapat final të vënies në praktikë të bursave të energjisë elektrike

Hapat final të vënies në praktikë të bursave të energjisë elektrike

Hulumtim, Informim
Hapat final të vënies në praktikë të bursave të energjisë elektrike Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Me fillimin e vjeshtës 2018, iniciativa e tregut të energjisë elektrike të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor ka hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjes siç referohet nga takimet e realizuara në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë midis 24-26 Shtatorit në Vjenë. Tashmë, projektet e diskutuara prej disa vitesh në tavolinat teknike, janë duke u transformuar në korniza konkrete kontraktuale dhe qeverisëse direkt të zbatueshme nga autoritetet përgjegjëse kombëtare. Për të bëre të mundur të cilën takimi i më sipër pranë Sekretariatit, inicioi Platformën e Koordinimit të Rregullatoreve të iniciativës që na shikon direkt të përfshire bashkë me vendet e rajonit. Kuadër që është plotësuar me takimin e parë…
Read More
6BP drejt harmonizimit të TVSH-së dhe prokurimit publik në energji

6BP drejt harmonizimit të TVSH-së dhe prokurimit publik në energji

Hulumtim, Informim
6BP drejt harmonizimit të TVSH-së dhe prokurimit publik në energji Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Hapja e tregjeve të energjisë elektrike dhe integrimi i tyre rajonal kërkon një “fushë loje” të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit. Zbatimi i duhur i rregullave të prokurimit publik është i rëndësishëm për zhvillimin e konkurrencës dhe për marrjen e shërbimeve cilësore dhe mallrave me çmime më të drejta, në tregjet e energjisë elektrike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (6BP). Në përgjithësi, aktet zbatuese dhe masat kalimtare nuk inkurajojnë konkurrencën në nivelin e tregut me shumicë. Në të gjithë 6BP, veçanërisht problematike është prokurimi nga kompanitë që kryejnë një shërbim me interes të përgjithshëm e të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik. Ekziston gjithashtu nevoja për të…
Read More
Integrimi rajonal hap drejt bursës së përbashkët të energjisë

Integrimi rajonal hap drejt bursës së përbashkët të energjisë

Hulumtim, Informim
Integrimi rajonal hap drejt bursës së përbashkët të energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Koha e ndryshimit ka trokitur tashmë edhe për tregun e energjisë në Ballkanin Perëndimor. Zhvillimet politike të orientuara drejt plotësimit të integrimit rajonal, po sjellin edhe transformimin në themel të tregut me shumicë nëpërmjet adoptimit të bursave të energjisë. Aktiviteti kryesor i së cilave fokusohet në përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike për çdo orë të ditës së nesërme (DAM). Në mënyre më specifike, pavarësisht hezitimeve të ndryshme, në periudhën e fundit Komisioni Evropian e ka shpejtuar ritmin e hapjes së kapitujve për energjinë dhe infrastrukturën me Malin e Zi dhe Serbinë. Proces i cili, me vendimin mbi themelimin e operatorit të bursës të energjisë elektrike shqiptare (APEX), qe…
Read More
Zgjerohet ndarja e kapaciteteve të rrjetit të energjisë në nivel rajonal

Zgjerohet ndarja e kapaciteteve të rrjetit të energjisë në nivel rajonal

Hulumtim, Informim
Zgjerohet ndarja e kapaciteteve të rrjetit të energjisë në nivel rajonal Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Rrjeti i energjisë rajonal është i mbingarkuar përveç se nga kapacitetet e limituara të tij edhe sepse në shumicën e zonave është projektuar për të furnizuar ngarkesën lokale me energjinë e prodhuar në impiantet e gjenerimit vendor, në vend që të sigurojë shkëmbime të energjisë në shkallë të gjerë rajonale. Kështu, thelbësore bëhet mekanizmi i përdorur për shpërndarjen e kapacitetit të interkonjeksionit tek agjentët e tregut rajonal. Me saktësisht, përputhshmëria kombëtare me kriteret e kërkuara në nivel rajonal, gjithmonë në zgjerim të vazhdueshëm, ka arritur tashmë nivelin e zbatimit në 52%. Në këtë drejtim, sa këtu ka parë së fundmi hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Ndërlidhjes…
Read More
Faktorët kryesorë në evoluimin e çmimeve të energjisë elektrike në afatgjatë

Faktorët kryesorë në evoluimin e çmimeve të energjisë elektrike në afatgjatë

Informim
Faktorët kryesorë në evoluimin e çmimeve të energjisë elektrike në afatgjatë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Energjia elektrike ka ndikime të rëndësishme në zhvillimet e ekonomisë në tërësi. Tek ne aktualisht çmimet e energjisë elektrike para tatimit (TVSH-se) janë fiksuar prej disa vitesh për shërbimet ne 14 lekë/kWh (ne off-peak) ndërsa për familjet 9.5 lekë/kWh, e cila bene që çmimi mesatar te jete 11.75 lekë/kWh. Për me shume vetëm se fundmi janë hedhur hapat e pare lidhur me furnizimin alternativ me çmime te derregulluara. Mbi mundësitë qe hapen ne ketë drejtim, se pari sjellim qe çmime të çdo rast varen nga shume faktor siç janë kostot direkte te energjisë, duke u influencuar veçanërisht nga ato që lidhen me tarifat dhe shërbimet e rrjetit,…
Read More
PV-të në rrugë të mbarë drejt vetë-prodhimit

PV-të në rrugë të mbarë drejt vetë-prodhimit

Aktivitet, Informim, Përfaqësim
PV-të në rrugë të mbarë drejt vetë-prodhimit Autori: Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Panorama energjetike shqiptare kohët e fundit ka parë hapjen e një faze të rëndësishme transformimesh që për shumë arsye ishin të vështira për t’u imagjinuar vetëm pak kohë më parë. Paralelisht me procesin e liberalizimit, vendi po punon për të arritur një të ardhme me emetime të reduktuara të karbonit bazuar në burimet e qëndrueshme të energjisë. Kuader qe ka bere qe tashme te shihen arritjet e para të rëndësishme, veçanërisht tek fotovoltaikët (PV) (energjia diellore). Falë kësaj teknologjie, e cila përdoret gjerësisht në të gjithë botën, për herë të parë prej më shumë se një viti filloi të “zhdoganohej” edhe tek ne koncepti i prodhimit për vetëkonsum të energjisë, pra duke…
Read More
Kur shija e “Rapsodisë” prek inovacionet e teknologjisë solare

Kur shija e “Rapsodisë” prek inovacionet e teknologjisë solare

Informim, Përfaqësim
Kur shija e “Rapsodisë” prek inovacionet e teknologjisë solare Autori: Edita Kala/EuroElektra Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Të zgjedhësh të minimizosh kostot për biznesin tënd duke përdorur burime alternative energjetike si energjia diellore është një zgjidhje e bindshme për të lehtësuar barrën e shpenzimeve. Të njëjtin mendim ndan edhe Alfred Marku, pronari dhe shefi i kuzhinës së restorantit “Rapsodia” në Lezhë. Në afërsi të restorantit, Alfredi ka ndërtuar edhe një baxho për përpunimin e qumështit për ti shkuar dhe më tej idesë së tij  të “ushqimit bio me kilometer zero”. Në kushte normale kjo do të shtonte kostot e faturave të energjisë por jo në rastin e “Rapsodisë”. Në bashkëpunim me EuroElektrën, kompaninë e specializuar në projektimin dhe zbatimin e impianteve fotovoltaik, është realizuar baxhoja e parë në…
Read More
5 përparësitë kryesore të parkut diellor të Akërnisë

5 përparësitë kryesore të parkut diellor të Akërnisë

Hulumtim, Informim
5 përparësitë kryesore të parkut diellor të Akërnisë Autori: Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Panorama e sektorit energjetik shqiptar kohët e fundit ka parë fillimin e një tenderi të rëndësishëm ndërkombëtar për ndërtimin e një impianti diellor me kapacitet të instaluar mbi 50 MW në zonën e Akërnisë (Valona). Një garë që, si në pak raste deri me këtu, ka tërhequr vëmendjen e mbi 30 kompanive ndërkombëtare dhe rezultatet reale të secilës do ta kemi në 17 shtator 2018, nga vlerësimi qe do të kryhet pranë ministrinë se energjisë. Për këtë arsye, në këtë analizë do të përpiqemi të përqendrohemi në përfitimet që ky projekt paraqet nga këndvështrimi i kompanive të interesuara për projektet fotovoltaike. Në këtë rast, qe në fazën e parë të konceptimit…
Read More