Faktorët kryesorë në evoluimin e çmimeve të energjisë elektrike në afatgjatë

Faktorët kryesorë në evoluimin e çmimeve të energjisë elektrike në afatgjatë

Hulumtim, Informim
Faktorët kryesorë në evoluimin e çmimeve të energjisë elektrike në afatgjatë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Pedagog në Tirana Business University - TBU Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Energjia elektrike ka ndikim të rëndësishem në zhvillimet e ekonomisë në tërësi. Tek ne aktualisht çmimet e energjisë elektrike para tatimit (TVSH-se) janë fiksuar prej disa vitesh për shërbimet ne 14 lekë/kWh (ne off-peak) ndërsa për familjet 9.5 lekë/kWh, e cila bene që çmimi mesatar te jete 11.75 lekë/kWh. Për me shume vetëm se fundmi janë hedhur hapat e pare lidhur me furnizimin alternativ me çmime te derregulluara. Mbi mundësitë qe hapen ne ketë drejtim, se pari sjellim qe çmime të çdo rast varen nga shume faktor siç janë kostot direkte te energjisë, duke u influencuar veçanërisht nga ato që…
Read More
Ndryshimet e fundit në Ligjin për Efiçiencën e Energjisë

Ndryshimet e fundit në Ligjin për Efiçiencën e Energjisë

Hulumtim, Informim
Ndryshimet e fundit në Ligjin për Efiçiencën e Energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Së fundmi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka hapur procesin e rishikimit të ligjit kryesor të Efiçencës së Energjisë me qëllim harmonizimin dhe përputhjen e tij me direktivën më të fundit në këtë fushë të vet Bashkimit Evropian. Sa këtu, vjen edhe në përmbushje të kërkesave dhe rekomandimeve të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (SKE), i cili në vazhdimësi ka identifikuar se disa elemente të DEE-së mungojnë në Ligjin aktual, ndërkohë që një pjesë e mirë e akteve nënligjore të identifikuara ende nuk janë finalizuar. Direktiva 2012/27/BE e Bashkimit Evropian (BE), (“Direktiva e Efiçencës së Energjisë” ose “DEE”), është miratuar nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë në…
Read More
Procesi i derregulimit në sektorin e energjisë

Procesi i derregulimit në sektorin e energjisë

Hulumtim, Informim
Procesi i derregulimit në sektorin e energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Procesi i derregullimit nuk është një risi, siç mendohet, pasi ai ka filluar në vendet e BE-së që në vitet '80. Përpara tij e vetmja mundësi për konsumatorët por t’u furnizuar me energji ishte operatori publik i ngarkuar me këtë shërbim. Mundësi furnizimi nga një burim i vetëm dhe çmime të rregulluara nga autoritetet publike kishte krijuar edhe de facto, pas monopolit natyror lidhur me vet kufizimet e rrjetit, një treg monopolist (monopol legal publik). Pasi u aprovua derregullimi, klientët filluan të përfitonin nga një treg i hapur dhe më i lirë që ofron zgjedhjen e furnizuesit dhe në fund të fundit nxitjen e konkurrencës dhe uljen e çmimeve. Çfarë është…
Read More
Studimet teknike në infrastrukturat energjetike

Studimet teknike në infrastrukturat energjetike

Hulumtim, Përfaqësim
Studimet teknike në infrastrukturat energjetike Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Siç është bërë e njohur gjerësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka hapur procesin konkurrues për përzgjedhjen e ofertuesit për zhvillimin e projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në zonën e Akërnisë (Vlorë). Përzgjedhja e projektit do të bazohet në prezantimin e studimeve qe referojnë për përmbushjen e kritereve teknike sipas sa shpallur në paketën tenderuese. Po çfarë kuptohet me kriteret teknike dhe prezantimin e studimeve? Normalisht këto studime kërkojnë ekspertizë të thelluar dhe përgatitje tailar made për një propozim të dhënë në përmbajte te kritereve te shpallura, e cila vjen pas një analize të hollësishme ne terren. Gjerësia dhe thellësia e tyre ndryshon sipas rastit nëse behet fjale për një skemë neto,…
Read More
Bursa, themelore për menaxhimin e burimeve energjetike

Bursa, themelore për menaxhimin e burimeve energjetike

Hulumtim
Bursa, themelore për menaxhimin e burimeve energjetike Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Sektori i energjisë ka definuar tashmë një strategji që i referohet skenarëve të ndryshëm, duke i dhënë përparësi mundësive që ofrohen nga hapja e tregut të energjisë. Tani që janë analizuar dhe përcaktuar hallkat në afatgjate, thelbësore është të diskutuarit në më shumë detaje për mundësitë që hap tregu për sektorin e energjisë. Pikërisht në këtë drejtim do të përpiqemi të bëjmë një reflektim të thjeshtuar, duke përmbledhur aspektet më të rëndësishme lidhur me bursën e energjisë Siç e dimë, tregu i energjisë deri me këtu ka ecur ngadalë dhe efektet e tij duket se kane mbetur më shumë brenda institucioneve dhe kompanive publike pa u bërë të prekshme për konsumatorët,…
Read More
Sistemi Universitar dhe Sfida e Tregut të Energjisë

Sistemi Universitar dhe Sfida e Tregut të Energjisë

Hulumtim, Informim, Përfaqësim
Sistemi Universitar dhe Sfida e Tregut të Energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Reflektim mbi domosdoshmërinë e shoqërimit të proceseve integruese, veçanërisht për sa shikon sektorin e energjisë, me reformimin e plan-programeve universitare Në momenti aktual sistemi universitar ka rinisur zhvillimin e leksioneve në të gjitha ciklet dhe nivelet. Njëkohësisht, përqendrimi i vëmendjes mbi pasojat e tërmetit dhe fazën e rindërtimit, duket se kanë eklipsuar ose të paktën zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit nga zbatimi i reformave jetike si ajo e sistemit gjyqësor, arsimor, energjetik, etj. Megjithëse dakordësinë mbi nevojën emergjente që paraqet procesi i rindërtimit, qoftë edhe një reflektim i përciptë bënë të mendosh se situata në të cilin jemi sot duhet të jete pak (apo shumë) e trashëguar si…
Read More
Efektet e bursës së energjisë në rritjen ekonomike

Efektet e bursës së energjisë në rritjen ekonomike

Hulumtim, Informim
Efektet e bursës në rritjen ekonomike Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Pak ditë më parë, vetëm më datë 10 Dhjetor, u zhvillua live aktiviteti “Aksesi i Sipërmarrjeve në Energjinë Elektrike. Lehtësirat dhe problematikat”. Panel bashkëbisedimi i organizuar nga OSHEE, në kuadër të sfidave në kushtet e një tregu të liberalizuar. Në këtë kuadër u konfirmua se krijimi i bursës shqiptare të energjisë, si dhe ndarja e Operatorit të Shpërndarjes, janë dy hapa të rëndësishme që MIE ka ndërmarrë dhe po përmbush me sukses në kuadër të reformës në energji gjatë vitit 2019, pas vonesave që këto procese kanë pasur në të shkuarën. Sa më sipër vjen në kuadër te transformimeve te thella te ndërmarre ne sektorin e energjisë, definuar nga Marsi 2018 ndërmjet…
Read More
Motorët e zhvillimit të punësimit në tregun e energjisë

Motorët e zhvillimit të punësimit në tregun e energjisë

* Me kryesore, Hulumtim
Motorët e zhvillimit të punësimit në tregun e energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Fokusi i çdo debati midis ekonomistëve, juristëve, politikbërësve, e kështu me radhë, në mediumet evropiane është sektori i energjisë. Kjo e fokusuar jo aq në zhvillimet e investimeve tout court, por më shumë ato që përbëjnë katalizatorët e tyre, siç është hapja e ish-monopoleve publike, futja e shërbimeve energjetike, zhvillimi i qëndrueshëm, formimi i të rinjve, nxitja e inovacionit dhe konkurrencës etj. Kështu vendet e reja të punës në energjinë e gjelbër vetëm për vitin 2017 patën një rritje prej 15%. Ndërsa këto diskutime, që do të ishin shumë të dobishme edhe midis nesh, deri këtu edhe në ato pak raste që gjejnë hapësirë duket se janë mbizotëruar nga…
Read More
Domosdoshmëria e Menaxhimit të Rreziqeve në Koncesionet Hidroenergjetike

Domosdoshmëria e Menaxhimit të Rreziqeve në Koncesionet Hidroenergjetike

* Me kryesore, Aktivitet, Hulumtim, I ftuar
Domosdoshmëria e Menaxhimit të Rreziqeve në Koncesionet Hidroenergjetike Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Revista Monitor, 16/03/2018 Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë [pj-news-ticker] Foto gjatë punimeve të konferencës vjetore të Shoqatës Shqiptare të Energjive të Rinovueshme (AREA) në Hotel Rogner, 1 Mars 2018 Problemet e menaxhimit të investimeve hidroelektrike Në Shqipëri praktikat ligjore të bashkëpunimit me sipërmarrjen private për të mundësuar vënien në eficiencë të burimeve natyrore janë kontraktuar për më shumë se 100 vjet! Përkundër periudhës së gjatë, të kësaj forme të rëndësishme bashkëpunimi për ekonominë, duket se në praktik nuk kanë munguar problemet. Kjo është mbajtur në konsideratë në lidhje me përshtatjen në vazhdimësi të kuadrit ligjor të përdorur për vënien në shfrytëzim të kapaciteteve të reja të gjenerimit të energjisë elektrike nga veprat hidroenergjetike. Megjithatë, problemet midis…
Read More
Ndikimi i gazit natyror në tregun shqiptare te energjisë

Ndikimi i gazit natyror në tregun shqiptare te energjisë

Hulumtim
Ndikimi i gazit natyror në tregun shqiptare te energjisë Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë Pedagog në Departamentin e Drejtësisë UMB [pj-news-ticker] Kohët e fundit, tregu shqiptar i energjisë po përparon me një sërë inovacionesh të njëkohshme, nder te tjera te fokusuara dhe ne sektorin e gazit natyrore, që pritet të ndryshojnë plotësisht sfondin e së ardhmes. Në këtë drejtim së pari synohet të “luftohet” ndikimi negativ tek financat publike nga vulnerabiliteti i kushteve të motit, por edhe t’i jepet një vlerë e shtuar burimeve ujore që deri më tani kanë gjetur zhvillim të gjerë në praktikë. Njëkohësisht nuk duhen harruar avancimet e rëndësishme për sa i përket energjive të rinuovueshme alternative, siç janë ato që lidhen me diellin por edhe me erën, që aktualisht…
Read More