Auditimi i energjisë, mundësitë dhe sfidat e vënies në praktikë

Auditimi i energjisë, mundësitë dhe sfidat e vënies në praktikë

Hulumtim
Auditimi i energjisë, mundësitë dhe sfidat e vënies në praktikë Autori: Dr. Lorenc Gordani Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana Nga viti i largët 1991, vendi ka kërkuar te behet pjese e zhvillime ndërkombëtare qe shikojnë sektorin e energjisë, duke u angazhuar ne Organizatën e Kartës se Energjisë. Pjesëmarrje që ne vitin 1997, solli nder te tjera edhe ratifikimin e protokollit mbi efiçencën e energjisë. Kështu, në përmbushje te angazhimeve të saj, Shqipëria vuri ne zbatim një rishikim të politikave dhe kuadrit ligjore në vitet 2002, 2005 dhe politikat e efiçencës se energjisë ne vitin 2007. Megjithatë një rol vendimtare lidhur me reformat e sektorit te energjisë dhe te efiçencës ne veçanti, ka pjesëmarrja ne Komunitetin e Traktatit te Energjisë te Vjenës. Angazhim qe siguron një kuadër politike për harmonizimin e legjislacionit…
Read More
Roli i ndriçimit publik për hapjen e tregut të shërbimeve te energjisë

Roli i ndriçimit publik për hapjen e tregut të shërbimeve te energjisë

Hulumtim, Informim
Roli i ndriçimit publik për hapjen e tregut të shërbimeve te energjisë Autori: Dr. Lorenc Gordani Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana Nxjerrja e sektorit te energjisë prej situatës se emergjencës, është një premise e mire për rivitalizimin e iniciativave afatgjata te zhvillimit te sistemit energjetike shqiptare. Ne këtë drejtim, efiçienca energjetike është një instrument strategjike, duke u konsideruar “burimi me i mire i energjisë”. Kështu, me aprovimin e planit te veprimit te efiçiencës, e cila përshkruan objektivat kombëtare deri ne 2020, është intensifikuar puna për përgatitjen e legjislacionit dytësore mbështetës dhe kërkimin e mënyrave te zbatimit ne praktike te efiçiencës se energjisë. Për sa me sipër në masat me prioritet të lartë përbëjnë angazhimet e ndërmarra përmes ligjeve DEE-së dhe PEN-së.  Këto masa lidhen me se shumti me sektorin e ndërtesave…
Read More
Procesi i auditimit baza për rritjen e efiçiencës së energjisë

Procesi i auditimit baza për rritjen e efiçiencës së energjisë

Hulumtim, Informim, Përfaqësim
Procesi i auditimit baza për rritjen e efiçiencës së energjisë Autori: Dr. Lorenc Gordani Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana Efiçienca energjetike është një fushe thuajse e pashfrytëzuar dhe shume sfiduese! Kjo reflektohet edhe ne faktin praktike, ku deri me sot eksperiencat lidhur me sektorin janë te pakta. Ne fakt deri këtu janë dashur 20 vjet përpjekje për te arritur te realizohen investime ne hidroenergjetikë për rreth 600MW. Kohet e fundit po punohet me përgatitjen për nisjen ne praktike te projekteve te para fotovoltaike (Pv). Siç se afërmi pritet te avancohet drejt hapjes se tregut elektrike dhe krijimit te bursës se energjisë, pra dhe futjen e operatoreve private ne furnizimin e energjisë, etj. Natyrisht shpejt do lancohen dhe mundësitë e përdorimit te gazit natyrore, energjisë eolike, biomasës, etj. Gjithsesi fusha e efiçencës,…
Read More
Auditimi i energjisë dhe opsionet e vendosjes në praktikë

Auditimi i energjisë dhe opsionet e vendosjes në praktikë

Hulumtim, Përfaqësim
Auditimi i energjisë dhe opsionet e vendosjes në praktikë Autori: Dr. Lorenc Gordani Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana Auditet e energjisë janë investigime qe bëhen me qellim te identifikimit te mënyrës se si konsumohet energjia, dhe nëpërmjet tyre sigurohet identifikimi i masave qe mund te ndërmerren për reduktimin e kostove duke kursyer energjinë ne ndërtesa, ne proceset industriale, ne transport, apo shume fusha te tjera. Sa këtu nder te tjera sjell përfitime shume te rëndësishme ne shfrytëzimin e burimeve natyrore, mbrojtjen e mjedisit, krijimin e punësimit, etj. Megjithëqë efekte shume te rëndësishme te sjella me sipër, për bizneset dhe ndërmarrjet e ndryshme ne finale shtysa definitive qe bën qe kursimi i  energjisë te gjeje aplikim, jo vetëm ne teori por edhe ne praktike, mbështetet ne logjiken ekonomike. E thëne ndryshe, ne…
Read More
Sektori i energjisë drejt menaxhimit te nivelit te larte

Sektori i energjisë drejt menaxhimit te nivelit te larte

Hulumtim, Informim, Përfaqësim
Sektori i energjisë drejti menaxhimit te nivelit te larte Autori: Dr. Lorenc Gordani Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana Ne momentin aktuale sistemi energjetike ka dale nga faza e rimëkëmbjes dhe nisur implementimin ne praktike te reformave ne te gjitha nivelet. Ne këtë kuadër eficienca energjetike është një instrument strategjike, duke u konsideruar “burimi me i mire i energjisë”. Megjithëqë dakordsinë mbi sfidat e shumta qe sa me sipër paraqet, apo prioritet qe paraqesin shume sektorë te tjerë, qofte edhe një reflektim i përcipte bene te mendosh se situata ne te cilin jemi sot deri diku është një trashëgimi dhe produkte i një mendësie, qe e “kapur” nga nevojat e momentit te caktuar vazhdon te shikoj rrugëdalje ne ndërhyrjet me masa emergjente. Por sektori energjetike i ditëve te sotme nuk e lejon…
Read More
Përmirësimi i klimës së biznesit për një zhvillim të qëndrueshëm

Përmirësimi i klimës së biznesit për një zhvillim të qëndrueshëm

Hulumtim, Informim, Përfaqësim
Përmirësimi i klimës së biznesit për një zhvillim të qëndrueshëm Autori: Dr. Lorenc Gordani Publikuar, me 8 prill 2018 Sistemi energjetik sot është në evolucion te vazhdueshëm dhe Shqipëria me potencialin e saj të lartë të burimeve natyror te ripërtëritshëm, ka një mundësi të artë të paktën për të ndalur rritjen e vazhdueshme të importeve të energjisë elektrike (qe do të thotë ndalim te importit te CO2 nga centralet e vjetra me qymyr te rajonit) te cilat ne vitin e kaluar arritën nivelin e rreth 200 mil Euro. Për me shume nëse do vazhdojmë te investohemi ne ketë drejtim, bazuar ne ekonominë e shkalles dhe duke qene se kostoja e teknologjive të energjisë së ripërtëritshme vazhdon te jete ne rënie, kjo do të mundësojë jo vetëm të bëhemi te pavarur…
Read More
Teknologjitë Fotovoltaike drejt Vënies ne Praktike

Teknologjitë Fotovoltaike drejt Vënies ne Praktike

* Me kryesore, Aktivitet, Hulumtim, Informim, Përfaqësim
Teknologjitë fotovoltaike nga zhvillimi i politikave publike drejt vënies ne praktike Autori: Dr. Lorenc Gordani, 6 Prill 2018 [metaslider id="12082"] Foto: Dr. Lorenc Gordani “Mjedisi dhe Energjitë e Qëndrueshme”, Balkans Youth Council, 2017 Investimet e qëndrueshme po behën dita-ditës një opsion reale për individët dhe sipërmarrjen private. Për sa me sipër, duke ju referuar atyre qe tashme janë zhvillimet korrente edhe se ne fazën “embrionale”, do marrim nisje nga korrelacioni i binomit te hapjes se tregut dhe arritjes se targete-ve te vendosur nga detyrimet ndërkombëtare dhe mundësinë qe kjo ofron për diversifikimin dhe rritjen e përdorimit te teknologjive alternative, për te kaluar me tej ne pasqyrimin me disa shembuj te implementimit ne praktike te teknologjisë fotovoltaike jo thjeshte për prodhim energjie për shitje por për vet prodhim nga konsumatori shqiptare.…
Read More
Prodhimi i energjisë drejt burimeve diellore ne Shqipëri

Prodhimi i energjisë drejt burimeve diellore ne Shqipëri

Hulumtim, Informim
Prodhimi i energjisë drejt burimeve diellore Dr. Lorenc Gordani, 01 Prill 2018 Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është i bazuar ekskluzivisht në burimet hidrike. Me 100% të kapacitetit total të prodhimit të energjisë, vendi përben një rast gati unik. Në vitin 2014, pjesa e rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë (GFEC) arriti në 33.1%. Megjithatë, pa një ndryshim te paradigmës, vendi do të ndeshet në vështirësi për të përmbushur objektivin prej 38% deri ne 2020. Pavarësisht se nga viti 2007, në total janë nënshkruar 187 kontrata koncesionare për ndërtimin e 536 njësi HEC-sh (apo rreth 150 me autorizim), faktet kanë treguar se pengesat te shumta teknike dhe financiare kane bllokuar ose zvarritur shumicën e këtyre investimeve. Për sa i takon burimeve te tjera të rinovueshme, deri në fund…
Read More
Politika energjetike si faktor fuqie dhe rritje ekonomike

Politika energjetike si faktor fuqie dhe rritje ekonomike

Aktivitet, Hulumtim
Politika Energjetike si faktor fuqie dhe rritje ekonomike, Dr. Lorenc Gordani, 25 Tetor 2017 [metaslider id=11349] Sistemi ynë energjetik është në prag të një revolucioni te pashmangshëm! Ndryshimet klimatike imponojnë kufizime gjithnjë e ne rritje ne lidhje me përdorimin e lëndëve djegëse. Por, nëse energjia e bazuar në lëndë fosile ka qenë një motor i fuqishëm i rritjes, tranzicioni aktuale është një mundësi e “arte” për një zhvillim te gjelbër, nëpërmjet modeleve te reja ekonomike bazuar ne burime me efiçiente, orientuar drejt konsumit proaktive, duke ulur emetimet e mbrojtur mjedisit natyror, etj. Përballimi i sfidave të tilla nga autoritetet publike kërkon largpamësi dhe qasje të integruar: asetet e energjisë janë jetëgjatë, gjë që e bën të domosdoshme fillimin ne kohe te dekarbonizimin të sistemeve të energjisë! Mbajtja parasysh e parashikimeve…
Read More
Për cilët sektorë biznesi rekomandohet instalimet Pv?

Për cilët sektorë biznesi rekomandohet instalimet Pv?

Hulumtim, Informim
Për cilët sektorë biznesi rekomandohet instalimi i impianteve? Dr. Lorenc Gordani, 20 Tetor 2017 Nëse do te bënim një bilance mbi situatën e deritanishme, kërkesat pranë ministrisë se energjisë, te intensifikuara ne vazhdimësi pas daljes se ligjit te ri te BRE-ve, kane arritur ne me shume 300 milionë euro për një fuqi te instaluar mbi 240 MW. Sa me sipër bazuar ne faktin se interesi ne energji diellore nuk është vetëm e së ardhmes por mund te përkthehet direkt në përfitim ekonomik për prodhuesin me një normë kthimi te garantuar midis 15-20% në vit! Kështu jo vetëm bizneset te cilët janë te fokusuar tradicionalisht ne prodhimin nga burimet e tjera por edhe ato qe në çfarëdo mënyre janë te lidhur me sektorin qofte edhe thjeshte si konsumatorë te mëdhenjtë qe…
Read More