Nis puna për ndërtimin e parqeve te para eolike në Shqipëri

Nis puna për ndërtimin e parqeve te para eolike në Shqipëri

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Drejtues i Departamentit të Masterit Profesional

Tirana Business University (TBU)

ankandit; projekteve eolike; parqeve eolike; BERZH; bursat e energjisë; zoning; ambasadës zvicerane; IRENA; kapitalit me kosto të ulët.

Një vlerësim i përgjithshëm mbi hapjen e ankandit për ndërtimin e projekteve eolike ne Shqipëri?

Ankandi për ngritjen e parqeve eolike në vend prej një kapaciteti deri ne 150 MW është një nisme e munguar dhe qe pritej prej një kohe te gjate. Kjo pasi, me sa këtu, i hapet rruga një teknologjie te re e cila me siguri do te shërbeje si shtyse me tej për zhvillimin e “fermave” te prodhimit te energjisë nga era mbi te gjitha edhe pa nevojën e mbështetjes publike.

Diçka e ngjashme ne fakt tani po verifikohet ne fushën e fotovoltaike, pas garave te hapura ne dy vitet e fundit ne energjinë diellore.

Nder te tjera, sa këtu po vjen me standardet, transparencën dhe cilësinë me te vërtet me te larte, duke u bazuar ne eksperiencën e BERZH-it, qe kanë bërë sot Shqipërinë një destinacion interesi për emrat më të mëdhenj në tregun global të energjisë.

Ndërkohë, përsa i takon kësaj faze të re, ne partneritet me qeverinë zvicerane përmes Agjencisë së Ndihmës Zvicerane (SECO) janë ofruar jo vetëm burime financiare, por mbi të gjitha, burime dijeje të çmuara dhe realisht shumë të nevojshme.

Gjykim mbi vonesat ne zhvillimin e prodhimit te energjisë eolike?

Procesi i zhvillimit te projekteve eolike ne Shqipëri padyshim mund te konsiderohet ne pamje te pare si i vonuar por me sakte është te themi qe tani ka ardhur koha qe era “te fryje” edhe për prodhimin e energjisë elektrike, bazuar ne këto arsye:

Se pari, është e vërtet qe projektet e erës janë projektuar qe ne fazën pararendëse qe u be me hidrocentralet, d.m.th. nga viti 2007 e ne vijim. Por ato nuk arritën te mbështeten dhe realizohen pasi janë projekte qe kërkojnë matje te kushtueshme ne kohe te gjate.

Ndërkohe edhe kostoja e prodhimit te energjisë prej tyre ka qene, për shume kohe, me e larte se nga hidrot ne shume drejtime si për ndërtim si përsa i përket nevojës për fuqizim te rrjetit elektrik, qe ne mënyre specifike kjo teknologji imponon.

Këto bën qe ato te liheshin pas dore dhe kërkesa për energji elektrike do shikohej më me leverdi te plotësoj me shfrytëzim intensiv te burimeve hidrike dhe importit, e cila ne çdo rast përben një “fature te kripur”, pra duke bere qe edhe vonesa te konsiderohet e pajustifikuar.

Faktor vendimtar qe bën tani te mundshme eoliket është hapja e bursës se energjisë. Kështu tashme energjia, qe mund te shtohet se tepërmi edhe ne kohe te shkurtër, gjen rrugën e tregut, si ky i fundit ofron energji për plotësimin e nevojës nëse ajo nga era ndërpritet (tipike për këtë teknologji).

Pra, te gjitha sa bashku, rënia e kostove, fuqizimi i rrjetit dhe hapja e bursës se energjinë, te cilat tanimë janë ne plotësim, bën te bjerë çdo pengese për zhvillimin edhe kësaj teknologjie.

Gjasat e vënies ne praktike te projekteve te para eolike ne Shqipëri?

Implementimi i këtyre projekteve tanimë është i sigurt pasi kjo ka përberë një interes konstant nga sektori privat prej vitit 2007. Kështu, sot kemi mbi 40 licenca dhe autorizime te dhëna ne total me rreth 4300 MW. Sigurisht zhvillimi i këtyre projekteve është ne faza te ndryshme dhe jo te gjitha te realizueshme nga pikëpamja praktike.

Po ashtu energjia e erës karakterizohet edhe nga vëllime te madhe te cilat kane nevojë pikërisht për te pasur mundësinë për te tregtuar ne kohen e shkurtër te mbiprodhimit te gjithë sasinë e energjisë, diçka e cila mundësohet ne bursat spot te energjisë. Projekt ky i fundit i cili tashme ka hyre ne fazën e prokurimit te platformës elektronike te burse dhe do te jete operativ brenda fundit te këtij viti.

Këtyre dy elementeve i shtohen faktorë te tjerë te brendshëm si ndërtimi i rrugëve, fuqizimi i rrjetit, lidhja e tij me tregun ndërkombëtarë, liberalizimi i tij dhe krijimi qe po vjen gradualisht i tregut për konsumatorin me pakice.

Po ashtu, fasha e projekteve është e gjere me kapacitet minimal 10 megavat dhe kapacitet maksimal 75 megavat. Në çdo rast çmimi i parafiksuar, përsa i përket këtij ankandi, do të jetë 75 euro tavan për megavat orë, qe përben një nivel shume atraktiv për të gjitha kompanitë konkurruese që sigurisht mund të ofertojnë çmime më të ulëta.

Te gjithë përbërës qe mundësojnë zbatimin e tyre ne praktike nisur nga fakti se tashme e gjitha është lancuar e përgatitur ne një paketë atraktive dhe transparente për zhvillues te mëdhenj.

Ne çdo rast, procesi do te marr me shume kohe se projektet e tjera (p.sh. PV), pasi qe do të jetë i ndarë në dy faza, ku faza e parë (përreth 12 muaj) do të behet vlerësimi dhe verifikimi i kompanive të cilat do të shprehin interes te marrin pjesë në garë, me fokus eksperiencën teknike dhe burimet financiare, për të vijuar më tej me fazën e dytë, e cila do te konsistojë ne vlerësimin e ofertave që do të paraqiten nga pikëpamja ekonomike. Po ashtu edhe zhvillimi ne praktike i tyre kërkon kohen e vete.

Ecuria e vendeve te rajonit ne projektet e prodhimit te energjisë nga era?

Pikërisht, një faktor tjetër ne favor te zhvillimit te eolikeve ne Shqipëri është e lidhur me faktin qe investitorët e tille janë tashme te vendosur ne vendet e rajonit. Pas vendosjes ne rajon sigurisht ato i kthejnë sytë dhe nga Shqipëria dhe e kane me te lehte te s’postohen edhe tek ne, pasi kane fituar eksperienca ne vendet e ngjashme te rajonit.

Diçka e tille po ndodh ne rajon e 6PB pasi se pari u be një ndarje midis Shqipërisë dhe Maqedonisë duke u asistuar ne fushën e photovotalik-ve dhe te gjithë vendeve te tjera ne eolike. Për me shume edhe i tere Ballkani është i interesuar ne ketë teknologji kështu qe tani kufiri i fundit për eoliket është bere Maqedonia e Veriut përveç se edhe vendit tone.

Çfarë kontributi jep ne fushën e energjisë energjia eolike?

Kontributi është shumëfishte, se pari si një energji e rinovueshme qe vjen nga një teknologji e cila është me rendiment te lart. Nëse do te bënin një shembull, për kapacitet te instaluar është dy here me shume se ajo diellore.

Ky hap i rëndësishëm shënon çeljen e një tjetër kapitulli në diversifikimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, krahas parqeve fotovoltaike, të cilat synojnë ta bëjnë vendin e pavarur nga importet (pra, te mos paguajmë me euro për te blere edhe energjinë elektrike) dhe kthyer ne “lojtar” ne bursat e energjisë.

Zonat ku pritet te implementohen projektet eolike?

Ndryshe nga investimet e deri këtushme, këtë here kemi zbatimin ne praktik te konceptit te zoning (zonimin). Konkretisht, me mbështetjen e ambasadës zvicerane është zhvilluar studimi që përcakton zonat me fizibilitetin më të lartë për prodhimin eolik në vend, që zënë 20% të territorit të vendit, si edhe nga ana tjetër të gjitha zonat e mbrojtura ku nuk mund të ndërtohen parqet eolike.

ankandit; projekteve eolike; parqeve eolike; BERZH; bursat e energjisë; zoning; ambasadës zvicerane; IRENA; kapitalit me kosto të ulët.

Sigurisht, zonat e ndërtimit janë te shpërndara ne te katër anët e vendit: pra vendi edhe se ndoshta nuk ofron zona me potencial te jashtëzakonshëm, nga ana tjetër ka shume te tilla me shtrirje te gjere dhe lehtësisht te arritshme me potencial me interes te larte tregtar, si ne Lezhe, Shkodër, Kavaje, Llogora, Himarë, Tepelenë, Korçë etj.

Potenciali i prodhimit te energjisë nga era ne vendin tone?

Potenciali natyror i erës është i luhatshëm ne varësi te faktorëve qe merren ne konsiderate. Sipas vlerësimeve të IRENA-s, Shqipëria ka një potencial të erës me kosto konkurruese deri në 7,400 MW nën skenarin e kapitalit me kosto të ulët (pra me shume se tre here ai aktualisht i instaluar ne vend).

Ne çdo rast, mund te thuhet se, potenciali duhet konsideruar edhe raportuar me mundësitë e shumëfishta qe ofrohen përmes çdo hallke te prodhimit, transmetimit dhe konsumimit te tij. Kështu, mundësitë e përfitimit te tij rriten nga integrimi i tij me resurset hidrike, përdorimin vetjak, furnizimin direkt tek konsumatorët, etj.

Ne këtë drejtim, studimi CESEC nga IRENA-s propozon në skenarin e tij REmap një kapacitet të instaluar prej erës ne 616 MW deri në vitin 2030, me një potencial gjenerues vjetor deri në 1,794 GWh.

Sa këtu është përgatitur lidhur me intervistën Projekti për parqet eolike në Shqipëri, sa të vonuar jemi?dhëne për China Radio International (CRI) Versioni Shqip/Radio Ejani, 19 Korrik 2021. Natyrisht, pafundësisht me shume mbetet akoma për thëne dhe shpesh kemi rastin t’i trajtojmë përgjatë lëndëve të ndryshme në departamentin master që drejtoj në universitetin e biznesit TBU, dhe zhvilloj si pedagog i ftuar pranë Universitetit Metropolitan të Tiranës (UMT) dhe Universitetin Barleti (UB), Universitetin Publik te Shkodrës “Luigj Gurakuqi” etj., përfshire aktivitetet e vazhdueshme si me AFD/Gas Suez, IRENA, European Delegation, etj.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

 2,147,483,647 total views,  1 views today

Lini një Përgjigje

This website uses cookies. By continuing to use this site, you accept our use of cookies. 

LinkedIn
Share
Instagram
YouTube
RSS
Follow by Email
Këtë e pëlqejnë %d blogues: