Thatësira “çmend” çmimet e energjisë elektrike ne Shqipëri?!

Thatësira “çmend” çmimet e energjisë elektrike ne Shqipëri?!

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Drejtues i Departamentit të Masterit Profesional

Tirana Business University (TBU)

efektet e thatësirës ne çmimin e energjisë; trendet aktuale te tregjeve te energjisë; prodhimit të Energjisë Elektrike; kapaciteteve te reja prodhuese private; reshjet faktor përcaktues

Ky artikull nder te tjera do te synoj te marr ne konsiderate, ne mënyre shume sintetike, efektet e thatësirës ne çmimin e energjisë, apo çfarë mund dhe duhet pasur parasysh për tu përshtatur me trendet aktuale te tregjeve te energjisë dhe zhvillimeve te ndërlidhura.

Përsa i takon prodhimit të Energjisë Elektrike, duke marrë në konsiderate analizën e vitit te kaluar, megjithëse 2020 rezultoi me një rritje me 10% te kapaciteteve te reja prodhuese private ne finale për shkak te mungesës se reshjeve përsëri patëm një rënie te prodhimit me 10%.

Pra, mbështetur ne bazën e prodhimit tone tek burimet hidrike, reshjet mbeten një faktor përcaktues, siç u verifikua ne fillim te këtij viti (2021) me influencimin edhe te rritjeve te eksporteve te grupit te lendeve djegëse dhe energjetike me rreth 16% ne rang 6 mujori.

Ne çdo rast, sa këtu (mungesa e reshjeve) vjet nuk u ndie shume nga pikëpamja ekonomike pasi qe 2020 ishte një vit me një trend ulës çmimesh kudo ne bursat e energjisë evropiane dhe ato botërore. Madje ne vendin tone çmimi mesatar për konsumatorin ne tregun e lire kaloi nga 14.10 ne 11.9 Leke/kWh (-21%). Trend i cili tashme është kthyer ne te kundërtën (rritës) dhe konkretisht çmimet prej disa javësh po prekin majat ne te gjitha bursat evropiane te energjisë.

Sa këtu po vjen për një seri arsyesh, disa te cilat do te jene konstante dhe te tjerat te luhatshme ne vazhdimësi. Ato lidhen kryesisht me detyrimet ne rritje te emetimeve te karbonit, rritjen e çmimeve te lendeve te para përfshire këtu gazin natyror bazuar tek rimëkëmbja ekonomike, si dhe mbi te gjitha ne muajin e fundit me thatësirën ekstreme qe ka prekur si terë hemisferën veriore ashtu edhe kontinentin tone.

E gjitha fatmirësisht po vjen ne një moment qe po ndërmarret plotësimi i hapjes se tregut dhe derregullimi i çmimeve sipas dispozitave kalimtare të ligjit për sektorin e energjisë elektrike. Hapje e cila favorizon një trend ulës te çmimeve me shumice dhe sigurisht kërkon te punohet qe derregullimi i çmimeve të kenë ndikim ekonomik pozitiv ndaj konsumatorëve familjare dhe në nevojë.

Disa nder masat qe mund te ndërmerren, edhe se jo ne mënyre ekskluzive, ne pikëpamjen tone shikojnë:

1) Bërja efektive e bursës se energjisë Alpex

Sa këtu, do sjelle me shume mundësi për furnizim dhe transparencë te çmimeve por edhe optimizim me te mire te aseteve publike. Po te shikojmë kartinen e bursave vërtet çmimet janë rritur ne momenti aktual por janë me te larta ne vendet te cilat kane një treg me pak te zhvilluar.

2) Shtimi i garave te ankandeve për burimet e rinovueshme

Vënia ne pune e projekteve fotovoltaike te Karavastasë dhe Spitallës, nëpërmjet kontratave për diferencë, do të optimizojë edhe efektin financiar te kompania publike e shpërndarjes/furnizimit te energjisë elektrike (OSHEE).

3) Bërja efektive e opsioneve te vet-prodhimit dhe incentiva për eficiencën

Ne dobi veçanërisht për konsumatorin e vogël por me përfitime te mëdha edhe për atë te madh, duke sjelle njëkohësisht edhe efekte pozitive për mjedisin.

4) Finalizimi i projekteve strategjike

Veçanërisht atyre te gazit natyror si terminali GNL, vënia ne pune e Termocentralit te Vlorës, gazsjellëseve Vlore-Fier, IAP, depozitës se Dumresë dhe HEC te Skavicës, etj.

efektet e thatësirës ne çmimin e energjisë; trendet aktuale te tregjeve te energjisë; prodhimit të Energjisë Elektrike; kapaciteteve te reja prodhuese private; reshjet faktor përcaktues

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Author: Dr Lorenc Gordani, is an Energy Lawyer and Pedagogue and Director of the Department of Masters at Tirana Business University (TBU), in addition to being a guest lecturer at many universities, including the Metropolitan University of Tirana (UMT) and Barleti University (UB), University of Shkodra Luigj Gurakuqi, as well as involved in many projects, including AFD/Gas Suez, IRENA, European Delegation, etc.

Most Read Publications

Most Visit Section

 2,147,483,647 total views,  1 views today

Lini një Përgjigje

This website uses cookies. By continuing to use this site, you accept our use of cookies. 

LinkedIn
Share
Instagram
YouTube
RSS
Follow by Email
Këtë e pëlqejnë %d blogues: