Shqipëria vend tranzitimi apo treg për gazin natyror?

Shqipëria vend tranzitimi apo treg për gazin natyror?

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Drejtor në Tirana Business University – TBU

Gazi natyror; burim energjie; TAP; EnC; tranzitim; treg të gazit natyror; Azerbajxhani; tregun evropian

Midis shumë lajmeve të bujshme në sektorin e energjisë kohët e fundit kemi edhe atë që ka të bëjë me fillimin e tregtisë së gazit natyror që vjen nga Azerbajxhani dhe kalon përmes Shqipërisë në Itali dhe ndemjet saj në tregun evropian, apo edhe ato të rajonit (Greqi, Bullgari, etj.).

1. Efekti i lidhjes së Shqipërisë me rrjetin ndërkombëtar përmes TAP-it do të jetë i kufizuar me tranzitin apo do të sjelle ngritjen e tregut të gazit në vend?

Lidhur me sa këtu kërkuar, normalisht kërkon ofrimin e një analize të gjerë që përqendrohet në shumë zhvillime të sektorit të gazit natyror në Shqipëri. Një skenar analitik te cilin natyrisht nuk kemi mundësi ta përcjellim këtu për mungese të kohës në dispozicion, por mund të themi se sot prodhimi dhe konsumi është në një nivel shumë minimal dhe vjen kryesisht përmes bombolave të gazit, dhe përdoret për qëllime industriale, dhe rrjeti aktual i tubacioneve të gazit prej 498 km është kryesisht jo funksional. Pavarësisht kësaj, Master Plani i Gazit në Shqipëri (GMP) 2017, i përgatitur në kuadrin e finalizimit të projektit TAP, parashikon rritjen e konsumit në vend deri në 1.6 bill/m3 deri në vitin 2040.

2. Ky parashikim kaq optimist bazohet thjeshtë dhe vetëm në faktin e kalimit të gazit të TAP-it apo edhe arsye të tjera me bazike?

Për sa shikon të ardhmen dhe pa pretendimin për të sqaruar të gjithë kompleksitetin e çështjeve mbi të cilat bazohet ky vlerësim tepër optimist, duhet thënë se vendi ka një traditë historike në gazin natyror. Konsumi u ul nga 1 bm3 në 1982 në 0,01 bm3 në vitet e fundit (për shembull ishte rreth 77000 m3 në 2019). Kjo sepse vendi deri më sot nuk ishte i lidhur me rrjetin ndërkombëtar dhe nga numri i përgjithshëm i puseve të gazit të zhvilluara, një herë përmbi 500, sot janë aktive vetëm rreth 20 prej tyre (te cilat janë drejt ezaurimit).

Sidoqoftë, zhvillimet e fundit në sektorin e hidrokarbureve në veçanti zbulimi i Royal Dutch Shell kanë sjellë ne drite rezerva të reja të lidhura me naftën. Mbi të gjitha, zhvillimi i sektorit të gazit natyror është “vulosur” si opsion me përzgjedhjen e Gazsjellësit Trans Adriatik, midis katër projekteve pretenduese (nder te cilët edhe Nabucco pipeline), për transportin e gazit Azerbajxhanas përmes Greqisë dhe Shqipërisë në Itali dhe pjesën tjetër te BE-së. Një efekt kryesor që po vazhdon të krijojë në Shqipëri gjithnjë e më shumë mundësi të reja, siç është interesi i fundit për të hapur një portë për LNG Amerikane.

3. Pra, po ashtu ka edhe projekte të tjera të infrastrukturës ndërlidhëse të cilat janë duke e shoqëruar këtë zhvillim?

Se pari, me fillimin e operacioneve tregtare në Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) në 15 Nëntor 2020, gazi i parë tani ka arritur në Greqi dhe Bullgari, si dhe në Itali, përmes pikës së ndërlidhjes Melendugno me SNAM Rete Gas (SRG). Një resurs i ri i cili gjithashtu mund të vijë, përmes rrjedhës së kundërt, nga Italia në Shqipëri. Sidoqoftë, po ecin përpara paralelisht, projekti i Gazsjellësit Adriatik (IAP) dhe ai midis Shqipërisë dhe Kosovës (ALKOGAP).

4. Cilat janë të dhënat kryesore të këtyre projekteve?

Mbi këtë kohët e fundit ka përfunduar studimi i fizibilitetit te korridorit te gazi prej 618 milion € midis Shqipërisë, Bosnjës dhe Kroacisë dhe 215 milion €  midis Shqipërisë dhe Kosovës, i cili ka parë në vazhdimin mbështetjen e plotë të BE (përmes BERZH, EUD, etj.) dhe SHBA.

Përfundimi i projektit TAP tani hap rrugën për projektin 511 km IAP, i cili synon të lidhë TAP me qendrën evropiane të gazit në Baumgarten (Austri). Projekti ALKOGAP i gjatë 215 km synon të krijojë një rrugë të re furnizimi në jug-lindje të zonës së Ballkanit Perëndimor drejt Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë me një kapacitet transmetimi vjetor prej rreth 2.1 bcm (deri në vitin 2040).

5. Si janë duke ecur këto projekte dhe a gëzojnë mbështetje politike?

Në këtë drejtim, më 29 Dhjetor 2020, Gazsjellësi Shqipëri-Kosovë “ALKOGAP” u konfirmua nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë si Projekt me Interes të Komunitetit të Energjisë “PECI” (Gazi 13). [1] E njëjta gjë vlen edhe për Gazsjellësin Adriatik Jonian, të rekomanduar si Projekt i Interesit të Përbashkët “PCI” (Gaz 16). [2]

Ndërkohë, Master Plani i Gazit për të gjithë Shqipërinë ka përfunduar, me mbështetjen e një granti prej 1,1 milion euro të Bashkimit Evropian (në kuadrin e WBIF). E njëjta gjë vlen për përgatitjet e vazhdueshme për gazifikimin dhe projektet e infrastrukturës së gazit, veçanërisht për prodhimin e energjisë elektrike (të tilla si TTP Vlora, CCGT Korça, etj.).

6. Po përtej këtyre projektet te rëndësishme ndërkombëtare brenda Shqipërisë si po ndiqet me ndërtimin e infrastrukturës?

Për më shumë, në Janar 2020, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka intensifikuar takimet me përfaqësuesit më të lartë të sektorit në SH.B.A., duke diskutuar planet për ta bërë Shqipërinë një nga portat kryesore hyrëse të projekteve të GNL ne Evropë.

7. Çfarë thonë politikat strategjike të sektorit të energjisë?

Për sa i përket të ardhmes, mundësi të reja shpalosen nga transformimet ne zhvillim. Duke iu referuar strategjisë së re deri në vitin 2030, është planifikuar të vazhdohet në integrimin e dy shtyllave kryesore: të cilat kanë të bëjnë me përfundimin e reformave të liberalizimit të tregut në kontekstin e integrimit rajonal dhe promovimin e zhvillimeve të qëndrueshme, brenda kornizës se pesë skenarëve analitikë, ndërtuar për të hapur rrugën drejt ndjekjes së përparësive që do të përcaktohen nga planet konkrete të veprimit të përgatitura dhe të paraqitura nga aktoret privatë të interesuar.

Lidhur me sa më sipër, në lidhje me Skenarin e Promovimit të Gazit Natyror, parashikimi për kërkesën e gazit natyror për të gjithë sektorët pritet të jetës 1,307 ktoe (1520 Mm3). Në këtë kontekst, depërtimi i gazit natyror përkundrejt furnizimit të përgjithshëm të burimeve primare të energjisë pritet të arrijë në 20% deri në vitin 2030.

8. Po instrumentet e planifikimit në afatgjatë ne cilët sektor e shikojnë përdorimin e gazit natyror?

Sektori i gjenerimit të energjisë elektrike është konsumatori më i madh i gazit natyror me 720 MW kapacitet të instaluar deri në vitin 2028, i cili përbën 42% e kërkesës totale për gaz në 2030. Megjithëse depërtimi në sektorin e industrisë fillon përpara sektorit të shërbimeve, sektori i shërbimeve rritet në 25% të kërkesës totale në 2030, i ndjekur nga banimi dhe industrinë me rreth 12% secili.

9. Burimet e rinovueshme me prodhim te luhatshëm kanë një rol në këtë rritje të rëndësisë së gazit?

Duke vijuar me shpjegimin e arsyes prapa këtij zhvillimi, tregu shqiptar i energjisë po përparon me një seri risish të njëkohshme, të cilat pritet të ndryshojnë plotësisht sfondin e saj në një të ardhme të shkurtër. Me interes të veçantë në këtë drejtim janë zhvillimet e konsiderueshme në energjitë alternative të ripërtëritshme. NREAP i ri 2019-2020 ka rritur kapacitetin e planifikuar PV nga 120 MW në 490 MW, era (eoliku) nga 70 MW në 150 MW dhe biomasa nga 8 MW në 41 MW deri në vitin 2020. Kjo do të thotë që për çdo MW me prodhim të ripërtëritshëm kërkohet pasja e një MW të ngarkesës bazë.

Shqipëria ishte vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që prezantoi një ankand për prodhuesit e energjisë së rinovueshme me mbështetjen e EnC dhe BERZH. Kështu, impiantet e mëdha të energjisë së rinovueshme, të cilat do të përfitojnë nga një Tarifë Premium përmes një Kontrate Diferencash (CfD), parashikohet të kenë një kohëzgjatje prej 15 vjetësh. Një transformim i rëndësishëm po vjen po ashtu me krijimin e ALPEX, gati për t’u vënë në punë këtë pranverë, ku edhe shumë HEC-e të vegjël do ta shohin me vlerë të hyjnë në treg duke përdorur gazin natyror si mbështetje rezervë.

10. Pra hidrocentralet nuk do të vazhdojnë të kenë rolin e zakonshëm?

Deri vonë, Shqipëria e mbështeste konsumin e saj në burimet e hidrocentraleve. Energjia e ujit do të vazhdojë të jetë një burim kryesor, por ngritja e shqetësimeve mjedisore po ndërpret shumë projekte. Për më tepër, gjenerimi i hidrocentraleve është ndër burimet më të vlefshme për t’u përdorur (d.m.th. shitur) në një treg të liberalizuar (bursën spot te energjisë). Për këtë, kontratat e gjata midis prodhuesit (d.m.th. përmes KESH dhe OSHEE) do te ndërpriten se shpejti, siç dhe përgjegjësia e balancimit të dhënë nga KESH për të gjithë sistemin.

Së fundmi, duhet të konsiderohet se një përqindje e caktuar e gazit natyror është e nevojshme për të mundësuar realizimin e një porte të mundshme daljeje (exit gate te TAP-it). Në këtë drejtim, duke mbajtur parasysh importet e vendit një mesatare prej një të tretës së nevojave të tij, për të adresuar këtë çështje inkurajohen perspektivat e përdorimit të gazit natyror si një investim strategjik, i cili modelon më mirë potencialin sfidues të burimeve të rinovueshme duke siguruar mundësi për projekte fotovoltaike por edhe ato nga era prej qindra miliona euro, të cilat aktualisht qëndrojnë prej shumë vitesh të fjetura në sirtarë.

11. Hapja e mundësive për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi dhe depozitimi i tij
A. Central Turbo Gas i Vlorës?

Ndërkohë, vendi ka një termocentral me karburant me një kapacitet prej 97 MW, që përfaqëson 4% të kapacitetit total të instaluar, i cili nuk është vënë në përdorim që nga viti i ndërtimit te tij në 2011, (për shkak të një dështimi në sistemin e tij të ftohjes) .

Në Janar 2019, MEI nisi një tender duke ftuar për një partneritet publik-privat (PPP), për të ringjallur termocentralin që do të shndërrohet në një impiant gazi natyror dhe ndërtimin e tubacionit Fier-Vlorë te furnizimin me gaz. Vlera e projektit sipas studimit të fizibilitetit është rreth 58.7 milion euro, ndërsa lloji i kontratës përfshin rehabilitimin, funksionimin dhe transferimin pas 20 vjetësh tek autoritetet.

Dështimi i përpjekjes së parë, gjithashtu për shkak të mungesës së gazit natyror, si dhe fillimi i funksionimit të TAP dhe afrimit të mundësisë nga ndërtimi i një terminali të gazit natyror të lëngshëm të SHBA, po bën të mundshme së afërmi të një zhvillimi të ri në këtë drejtim.

B. Turbo Gas Central i Korçës?

Në të njëjtën kohë, me interes të veçantë është projekti CCGT Korça prej 480 MW i propozuar nga kompania austriake IVI-COM Holding, me fizibilitet të financuar nga WB/IFC. Ndalimi i përkohshëm i tij pas reagimeve të përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe organizatave mjedisore dhe mbi të gjitha vendimi i autoritetit lokal dhe Ministrisë së Mjedisit, bëjnë të qartë se ekziston nevoja për një zgjidhje më të mirë të procedurave për të marrë mendimin e komuniteteve pa penguar realizimin e projekteve, në mënyrë që të bëjë të mundur marrjen e përfitimeve për vendin nga ky projekt strategjik në lidhje me gazin natyror që po kalon në territorin tonë.

C. Shqipëria nder te tjera afron edhe një potencial te veçante te ruajtjes së gazit?

Shqipëria ofron disa zona të përshtatshme për depozitimin e gazit, përfshirë diapirin e kripës në Dumre (deri në 2 bcm) dhe fushat e gazit të varfëruar në Divjak (deri në 1 bcm). Bazuar në një studim paraprak të fizibilitetit të paraqitur në Forumin e Tretë të Gazit në Lubjanë, depozitat e Dumrea kane nder kostot më të lira të magazinimit të gazit ($ 76 mm3). Duke qene se këto impiante të magazinimit të gazit do te lidhen me rrjetin rajonal të gazit, Shqipëria mund të sigurojë gjithashtu nje depozitim rajonal (storige facilities) për vendet e tjera të Ballkanit. Në këtë kontekst, këto zona kanë paraqitur interes të shumë kompanive të rëndësishme, përfshirë se fundmi edhe ndërkombëtaren ENI.

12. Parashikim mbi konsumin dhe konsumatorët e interesuar

Përfituesi i parë i madh, në planin kohor të këtij zhvillimi do të jetë veçanërisht industria shqiptare, e cila do të jetë në gjendje të përfitojë nga mundësia e furnizimit nga një burim alternativ shumë më i qëndrueshëm dhe me tarifa më konkurruese se ato aktuale të elektricitet.

Zbatimi i plotë i MPG për Shqipërinë do të çojë në një konsum të mundshëm të gazit në 2040 në 927 mm3 për sektorët e banimit, shërbimit dhe industrisë së bashku, dhe 684 mm3 për klientët e ankoruar p.sh. prodhimi i energjisë, industria petrokimike, etj.

13. Një parashikim të fundit në lidhje me liberalizimin dhe integrimin në të sektorit të gazit natyror?

Duke kaluar në përbërësin e mëtejshëm të strategjisë së integrimit në BE, në lidhje me përparimin e shumëfishtë drejt platformës së shkëmbimit të energjisë elektrike, vendi po ndjek me bërjen efektive te bursës ALPEX (duke filluar nga fundi i tremujorit te pare 2021). Procesi që do të konsistojnë paralelisht me tregun brenda ditës dhe balancimin, dhe zgjerimin e menaxhimit të rrjetit nga zyra e përbashkët e ankandit (SEE CAO) të Podgoricës. Për më tepër, tregu shqiptar ka filluar të bashkohet me Kosovën dhe pritet të ndjekë në kontekstin më të gjerë me Italinë, Malin e Zi dhe Serbinë (projekti AIMS) brenda afatit të parë të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, mbetet që të gjithë aktorët në Shqipëri do të intereson që PX të qëndroj në Shqipëri. Për më tepër, mbajtja e një burse energjie në Shqipëri vetëm për energjinë elektrike nisur nga përmasat e vendit do të ishte e vështirë. Kështu, që parashikojmë se kjo të çojë në shtimin e opsioneve me ato të tregtimit të gazit natyror, si dhe atyre të certifikatave jeshile, origjinës, të bardhë, si dhe produkteve të tjera. Pikërisht për këtë arsye, Shqipëria së pari dhe mbi të gjitha duhet të përshpejtojë zbatimin e Master Planit të Gazit gjatë kësaj periudhe.

Pra në përmbledhje, projekti Tap nuk është thjesht një tubacion që sjell gaz natyror por e kthen Shqipërinë në një qendër furnizimi dhe forcon sigurinë energjetike të vendit dhe mundësinë e një investimi që krijon një zinxhir vlerash për shumë industri. Një kornizë krejtësisht e re që është një parakusht për të shndërruar vendin në një destinacion shumë më tërheqës investimesh që kërkojnë një konsum të madh të energjisë, i cili përndryshe do të ishte një sfidë dhe një pengesë e madhe për t’u kapërcyer për tregun tonë të vogël të energjisë.

[1] D/2020/04/MC-EnC.

[2] R/2020/01/MC-EnC.

Për më shumë, mund të gjendet në intervistën Shqipëria vend tranzitimi apo treg për gazin natyror”, dhënë për emisionin “Për të Fol”, drejtuar nga Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 19 Janar 2021.

Autori Dr. Lorenc Gordani, PhD është Drejtor i Departamentit të Mastereva në Tirana Business University (TBU), përveç se lektor i ftuar në shumë universitete, përfshirë Universitetin Metropolitan të Tiranës (UMT) dhe Universitetin Barleti (UB), si dhe i angazhuar në shumë projekte, nder te cilat për AFD/Gas Suez, IRENA, Delegacionin Evropian etj.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert te kualifikuar. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

 2,147,483,647 total views,  1 views today

Lini një Përgjigje

This website uses cookies. By continuing to use this site, you accept our use of cookies. 

LinkedIn
Share
Instagram
YouTube
RSS
Follow by Email
Këtë e pëlqejnë %d blogues: