Energjia e rinovueshme dhe zhvillimi i burimeve njerëzore

Energjia e rinovueshme dhe zhvillimi i burimeve njerëzore

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Pedagog në Tirana Business University – TBU

zhvillimet e tregut; bursës së energjisë; Ndikimi i liberalizimit; jetën socio-ekonomike; sipërmarrja; punësi i te rinjve; zhvillimi të qëndrueshëm; Roli i universiteteve; institucioneve kërkimore; tranzicionin energjetik; Ndikimit i medias; shoqërisë civile

1. Azhurnimet më të fundit mbi zhvillimet e tregut dhe bursës së energjisë

Bursa e energjisë, siç bërë me dije së fundmi edhe nga Administratori i OST z. Skerdi Drenova, ka hyrë në fazën “Dry Run”, e cila është faza e kryerjes së testimeve dhe simulimit të operacioneve dhe proceseve që lidhen me tregun e energjisë.

Ne ketë kuadër, pas përmbylljes se procesit te përzgjedhjes së aksionerve të Bursës së Energjisë, të cilët tashmë janë OST sh.a. dhe KOSTT sh.a, ne muajit shtator është bere dhe buxhetimi i saj nga ministria e financave dhe me 5 Tetor është themeluar kompania ALPEX. Kështu tashme është kaluar edhe pengesa e fundit e vënies ne zbatim te këtij projekti madhor duke realizuar njëkohësisht edhe finalizimin e tregut te përbashkët te energjisë me Republikën e Kosovës.

Kështu, këtu në vijim mbetet të punohet për ta çuar Bursën e Energjisë në operim dhe aktivitet në tremujorin e parë të 2021 me tregun e ditës në avancë paralelisht me atë të balancimit ndër-ditor (rregullat e të cilit janë aprovuar me herët). Sa këtu rrjedhimisht krijon mundësinë e krijimit të një tregu mbarëkombëtare funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike me synim integrimin rajonal dhe europian të tij.

2. Ndikimi i liberalizimit të tregut te energjisë në jetën socio-ekonomike

Efektet do të jenë të shumta dhe të menjëhershme, për shkak të reduktimit të nevojës për subvencione dhe transformimin e kompanive publike në aktore të zhvillimit. Por mbi të gjitha pritet te sjelle një ndryshim te qasjes së konsumatorëve.

Kështu, së pari do të “çlirohen” nga pengesat konsumatorët e mëdhenj, të cilët janë plotësisht në gjendje të blejnë në tregun e liberalizuar. Po ashtu do të hynë kompani tregtare të tjera dhe ato shqiptare do kenë një treg reference më të madh. Mendoni vetëm me tregun kosovar ne dyfishohemi duke u bërë 5 mil banorë.

Vetëm për shembull nëse sa këtu do të kishte ndodhur gjatë gjysmës së parë të viti 2020 për konsumatorët e lidhur me nivelin 35 kV, të cilët ngurojnë pasi deri më këtu nuk e njohin dhe e shohin tregun, do ta kishin blerë me një çmim më të ulët të asaj që paguajnë. Ndërsa nga qershori e në vijim po paguajnë më shtrenjtë për shkak se nuk kanë menduar me kohë për të hyrë në marrëdhënie me furnizuesit alternativ.

Por nga ana tjetër do te “çlirohen” edhe te gjithë konsumatorët nga kjo “marrëdhënie artificiale”, dhe do te kthehen të shikojnë me interes si të kursejnë. Në vend që të vazhdojnë të paguajnë një faturë energjie me një kosto gjithmonë e më të lartë nga i njëjti furnizues të ndërmarrim masa për eficiencën dhe menaxhimin e energjisë apo edhe deri tek vetprodhimi duke instaluar pajisje për prodhimin e energjisë nga dielli etj.

Siç nga ana tjetër, nga ndryshimet që do i ndodhin masave rregullatore, gjiganti shqiptar i prodhimit KESH, falë rezervës ujore që lejon një rol mbizotërues të paktën në rajonin tonë, do të përfitonte nga shitja kur çmimi do të kulmojë në bursat rajonale.

Me të ardhurat që do të ofrohen për buxhetin publik, mund të kompensohen ato që nevojiten në bilancin energjetik për mbështetjen e personave në nevojë me 200-300 kWh në muaj, ose mbështet OSHEE-së për atë që do të ofroje (p.sh. rreth 300 kWh) me çmim më të ulët për të gjithë konsumatorët e mbrojtur.

3. Hapja e mundësive te reja nga sipërmarrja deri tek punësi i te rinjve

Megjithëse instalimet fotovoltaike me ndikim te shtuar ne kualifikime dhe punësim tek te rinjtë tashme janë bere një realitet mbizotërues nga korriku 2019, këtu e ne vijim pritet te marre një hov te veçante. Por diferenca do behet shume shpejt edhe me fillimin e punës për aktivizimin e potencialit të investimeve që kanë bazën e tyre në shërbimet energjetike që lidhen me efikasitetin energjetik dhe auditimin.

Se pari, duke filluar nga auditimi i rreth 10000 godinave publike. Por po ashtu shume projekte nder te cilat ato publike. P.sh. aktualisht ka nisur procedura e realizimit të tre studimeve të fizibilitetit nga AEE: njëri për vendosjen e rrjetit kombëtar të karrikimit të makinave elektrike, tjetri për krijimin e asaj që është emërtuar si “Rruga e Energjisë së Pastër” dhe tjetri për zëvendësimin e sistemit të ngrohjes në rajonin e Korçës.

Në këtë drejtim, ne tashme po shikojmë konkretisht hapa në dukje të vegjël por të pamenduar më parë (në thelb janë “epokal”) si certifikimi i figurave të para të auditorëve dhe menaxhereve të energjisë. Lidhur me menaxheret pikërisht sot që po flasim (pra me 21 shtator) do te zhvillohet dhe testi i pare për menaxheret e energjisë, si dhe pas pak ditësh do jete edicioni i dyte për auditorët.

Ndërhyrje pra qe nder te tjera janë te ndërlidhura: kështu nder masat me eficiente është vet provimi i energjisë. Siç për mobilitetin, nisur nga çmimi fundor i karburanteve janë me shume leverdi përdorimi makinave elektrike.

Pra te gjitha, proceset që nuk kërkojnë investime intensive, si për shumë sektorë të tjerë të infrastrukturës, pasi qe në qendër kanë kontributin e profesionistëve si auditorët apo menaxherët e energjisë, kompanitë e shërbimit publik, etj. Por edhe aty ku ka nevojë për investime janë procese, ku çdo kapital publik që do të duhet të injektohet do të shumëfishohet duke aktivizuar atë privat për 8-12 herë.

Jemi një nga vendet me moshën mesatare më të re, me më shumë ujë, diell, burime natyrore në Evropë dhe jemi ende importues të energjisë. Pra, le të vazhdojmë të importojmë makineri dhe teknologji, por jo të paguajmë energji për përdorim aty ku të gjithë mund ta prodhojnë atë vetë.

Lidhur me PV-të mundësitë janë testuar, metodologjia është pothuajse e plotë dhe kjo kategori është edhe më e thjeshtë të aplikohet sepse panelet fotovoltaike të pozicionuar në çatitë e kompanisë ose familjeve, shmangin problemet e pronësisë por edhe të zënies së tokës. Por sa këtu mund te vije kudo: në çdo qytet dhe fshat, madje ne fushe apo male.

Me tej, kjo do të nxiste mendimin për të përdorur pasuritë e tjera natyrore duke krijuar vlerë më të shtuar nga to dhe aty ku ato janë (ne zona rurale, malore etj., dhe mbajtur banoret lokal ne pune). Për më tepër, bazuar në faktin se energji me kosto më të ulët në vend, mund të mendohet për krijimin e industrive që kane nevojë për shumë energji, duke u bërë më konkurruese dhe duke përmirësuar bilancin tregtar e dalë në treg me produkte të vërteta të prodhuara në Shqipëri dhe jo duke eksportuar krahun e lire të punës.

Kështu, për të shëruar plagën e papunësisë është e domosdoshme të fillohet duke hedhur themelet në parimet e tregut edhe në sektorin e energjisë, që nga ana tjetër mbështesin kërkesën dhe si rrjedhim dhe formimin dhe trajnimin e duhur të të rinjve në përpjekjet për ndërtimin e një zhvillimi të qëndrueshëm në afatgjatë.

4. Qasja e duhur për ndërtimin e një zhvillimi të qëndrueshëm në afatgjatë

Megjithëse, ne këtë drejtim po ecet prej një kohe te gjate duket sikur sa me shume kërkojmë t’i afrohemi “metës”, rruga qe mbetet behet edhe më me pengesa. Pse ndodh kjo? Sa këtu vjen pasi sa me thelle ose përpara shkojmë behën edhe me thelbësore (dalin me ne pah) handikapët qe trashëgojmë lidhur me zhvillimin e burimeve njerëzore. Burime që janë te domosdoshme në shumë drejtime ku kërkohet kontributi njerëzor siç ne sektorin e energjisë janë ato qe lidhen me PV, EE, menaxhimin etj.

Por problemi është se lenia ne dore te tregut te krijimit te tyre do te marr kohe, pasi edhe nga tjetër duke pasur vështirësi për te vepruar ne një treg te mbyllur dhe me kërkesa te ulet (te atrofizuar) dhe me shume barriera kompanitë nuk kane mundësi te investojnë ne këtë drejtim por kane nevoje për resurse te gatshme.

Pra, janë sfidat që mund të kalohen vetëm nga bashkëpunimi ku behën bashkë kompanitë më të rëndësishme, institucionet shtetërore dhe ato arsimore, eksperte të lartë te fushës, si dhe aktoret e tjerë të interesuar.

Modele te cilat nuk janë utopi edhe për ne. Psh ne këtë drejtim mund te shërbej si model projekti “Aftësi për Punë” frymëzuar nga Konfederata Helvetike që synojnë të mbështesin punësueshmërinë dhe arsimin profesional të orientuar nga tregu i punës. Model qe përbën një hallkë të rëndësishme në zinxhirin e reformimit të sistemit të arsimit dhe formimit profesional, duke synuar modernizimin e këtij sistemi me qëllim ofrimin e njohurive dhe kompetencave për të rinjtë dhe të rriturit.

Aftësim për punë që duhet te vije përputhje me standardet evropiane dhe duhet te jete real. Ne fakt ky program ka mbështetur mbi 9700 të rinj e të reja, dhe afruar më shumë se 400 kompani qe kane pranuan mbi 1400 praktikantë. Diçka e tille pra ka sjelle uljen e nivelit te braktisjes së shkollës duke e ulur nga 14,5% në 9,6%, dhe tashme është premtuar mbështetje në vijim të fazës së dytë.[1]

Kështu, për te arritur tashme ne rritjen e punësimit duhet një model i ngjashëm dhe i shoqëruar me asistencën dhe financimet e duhura duhet adoptuar sa me shpejt edhe për aktivizimin e potencialit te sektorit te energjisë. Madje nëse duam një ndryshim te qasjes programet lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm duhen futur nga arsimi i ulet, për t’u finalizuar me tej me ndryshim rrënjësor te rolit te sistemit universitar.

5. Roli i universiteteve dhe institucioneve kërkimore ne tranzicionin energjetik

Sfidat e se ardhmes janë impresionuese: 85% e profesioneve dhe vendeve të punës të vitit 2030 – pra vetëm 10 vite larg – nuk ekzistojnë akoma dhe do të krijohen në dekadën e ardhshme. Pra pritet një ndryshim drastik i tregut të punës, i kompetencave dhe profesioneve, tashmë në një evolucion të shpejtë.

Përballë kësaj tendence, shkollat dhe universitetet duhet të organizohen e ndryshojnë me shpejtësi, për të ofruar formim profesional e shkencor në përputhje me kërkesat e reja të tregut të punës. Do duhet sa me shpejt te krijohen kurrikula, hapen kurse dhe incentivohet kërkimi shkencor ne drejtimet e se ardhmes.

Ky transformim nuk është një qellim ne vetvete, por duhet te shërbej ne vënien ne shfrytëzimit te mendimit për përafrimi i standardeve shkencore me praktikën. Duke përberë pra një proces shumëplanësh që prek vetëm sektorin publik ne mënyre formale, por mbi te gjitha shikon sektorin private madje në këtë rast shikon direkt individin si sipërmarrës dhe konsumator duke e vënë në qendër të këtij transformimi.

Përveç ndryshimeve ekonomike te akseleruara nga Covid 19, siç dihet përafrimi i kuadrit evropian është një proces që na prek të gjithëve dhe siç kuptohet ky proces do të formësojë të tërë sistemit tonë ekonomik në vitet në vijim nëse duam te avancojmë drejt integrimit evropiane.

Në këtë drejtim pra mund të thuhet që pas janarit 2021 do te jemi jo vetëm në një moment të shumëpritur historik, por në një moment që shënon edhe kapërcimin në një etapë të re e cila duhet të na bëjë të jemi të ndërgjegjshëm se përpara na pret një punë kolosale, ne vënien ne praktike por mbi të gjitha për të nxjerr përfitimet e nevojshme nga procesi i integrimit. Pra duhet nder te tjera te evitohet qasja pasive: te qëndruarit ne vendin e pasagjerit nuk sjell dobi.

Ne fakt, problemi nuk qëndron ne njohjen apo zhvillimin e një dege te caktuara por tek një ndryshim qasje që duhet të vij me patjetër nga e shume kërkuara reformim i sistemit universitar. Në këtë kuadër vëmendja e mbështetjes duhet të përqendrohet në sektorët me rendiment më të lartë prodhues dhe që hedhin themelet e zhvillimit ekonomik, ku ndër të tjera spikatin veçanërisht mundësitë qe hapen nga zhvillimet e sistemit të energjisë.

Sigurisht, shume fusha te tjera janë prioritetet, dhe momenti  për të diskutuar për këto çështje nuk mund të jete më i përshtatshëm edhe në Shqipëri, pasi siç dihet sfidat që e presin përpara vendin në momentin e çeljes se negociatave janë me të vërtet të rëndësisë historike. Në këtë kuadër, ngritja e kapaciteteve ne fushën ligjore, ekonomike, evropiane, është edhe një nga detyrimet më të rëndësishme të vendit në aspiratën e tij për të qenë pjesë e familjes evropiane.

Kjo do të thotë edhe qe në këtë moment jemi në periudhën që kërkon ngritjen e kapaciteteve të shumta veçanërisht tek të rinjve. Pikërisht për këtë, në periudhën në vijim, nëse nuk do të duam të gjendemi në të njëjtën situatë, p.sh. si te reformës ne sistemin gjyqësor apo të çfarë do tjetër, ku mungojnë resurse dhe kapitali human, do të duhet që të fillojmë pikërisht nga reformat e duhura në përgatitjen e brezit te ri, si e vetmja mundësi e zbatimit në praktik e këtij transformimi rrënjësorë.

Pra, nëse duam ta zotërojmë te ardhmen, duhet ta përgatisim atë duke filluar me përafrimin të standardeve të universiteteve tona me universitetet cilësore të vendeve të zhvilluara, si rruga e vetme për t’i dhëne mundësi më të mëdha brezit te ri, që të pajiset me aftësi profesionale cilësore, nivel të lartë kreativiteti e guximi profesional, kompetenca teorike e metodologjike moderne, aftësi logjike e arsyetimi etj., sa më konvergjente me zhvillimet e reja bashkëkohore.

6. Ndikimit i medias dhe shoqërisë civile ne ketë faze transformuese te thelle

Ne fakt, fokusi i çdo debati midis ekonomistëve, juristëve, politikbërësve, e kështu me radhë, në mediumet evropiane është sektori i energjisë. Kjo e fokusuar jo aq në zhvillimet e investimeve tout court, por më shumë ato që përbëjnë katalizatorët e tyre, qe krijojnë vende pune. Diçka e tille varet nga hapja e ish-monopoleve publike, futja e shërbimeve energjetike, synimi drejt zhvillimit te qëndrueshëm, formimi i të rinjve, nxitja e inovacionit dhe konkurrencës etj.

Ndërsa këto diskutime, që do të ishin shumë të dobishme edhe midis nesh, deri këtu edhe në ato pak raste që gjejnë hapësirë duket se janë mbizotëruar nga dozat e lidhura me rivalitetin midis palëve politike apo lobimin për interesa ekonomik te grupeve te ndryshme. Ne te kundër nëse sa me sipër do te kishte lënë jashtë politiken dhe do te ndiqej lidhur me aspektin ekonomik edhe ne vendin tone te regjistroheshin rritje si ato te vende te tjera me norma për energjinë e gjelbër qe vit pas viti kapin targete dy shifrore nga ai pararendës.

Megjithëse dakordësinë mbi nevojat e shumta dhe emergjente që paraqesin zhvillimet e ndryshme si reforma ne drejtësi, procesi i rindërtimit pas tërmetit te nëntori, reforma e sistemit zgjedhor, qoftë edhe një reflektim i përciptë bënë të mendosh se situata në të cilin jemi sot duhet të jete pak (apo shumë) e trashëguar si produkt i një mendësie që ndërhynë kudo vetëm me masa emergjente dhe kur ndihet e kapur nga nevojat e momentit.

Pikërisht në vijim të kësaj qasje, roli i te dyjave është tepër i rëndësishëm ne hapjen e debatit por dhe mbajtjes konstante te vëmendjes ne sektorin e energjisë. Diskutimet mbi këtë reforme duhet te jene te përditshme e me përmbledhje te përjavshme.

Po te heqim një paralele me situatat me te fundit, here pas here ne forme rotacioni vëmendja përqendrohet tek figura e ndryshme p.sh. një here inxhinierët e ndërtimit, gjeologët, arkitektet, gjyqtaret, mjeket etj. Një “rizbulim” i këtyre figurave të harruara tërësisht gjatë periudhës së gjate të tranzicionit te cilat pas kalimit te emergjencës bien ne oblion e harresës. Eksperiencë që bën të nevojshme ndryshimin e qasjes të deritanishme të shndërruar gati deri në fatalizëm, ku natyrisht një rol thelbësorë e ka media dhe shoqëria civile.

[1] MFE ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë prej 9.6 milionë CHF në kuadër të projektit “Aftësi për Punë” për periudhën 2019-2023 (faza e 2-të).

Për me shume, mbi sa trajtuar mund te gjendet intervista “Energjia e rinovueshme dhe zhvillimi i burimeve njerëzore“, dhënë për emisionin “Për të Fol”, të drejtuar nga Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 21 Shtator 2020

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Visit Section

 2,147,483,647 total views,  1 views today

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: