SHBA financon hidrocentralin e përbashkët Shqipëri-Kosovë të Skavicës

SHBA financon hidrocentralin e përbashkët Shqipëri-Kosovë të Skavicës

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Pedagog në Tirana Business University – TBU

SHBA; hidrocentralin e përbashkët Shqipëri–Kosovë; Hidrocentrali i Skavicës; Shtetet e Bashkuara të Amerikës; kryeministri Rama; mbledhjen e përbashkët të dy qeverive; Presidentit Donald Trump; bashkëpunimi në fushën ekonomike; tensione dhe përplasje; projektin strategjik të hidrocentralit Skavica; para-fizibiliteteve; Ceremoninë Publike te Projektit HEC Skavica; Kryeministri Edi Rama.

Hidrocentrali i Skavicës do të financohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas sa bërë me dije nga Kryeministri Rama, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, mbajtur ne Tirane me 2 Tetor 2020.

Angazhim që me tej u konfirmua me nënshkrimin e Memorandumit te Bashkëpunimit Ekonomik midis Shqipërise-SHBA, me 3 Tetor 2020. Marreveshje e nivelit te larte qe shikoi vendosjen e firmës për palën shqiptare nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe për palën amerikane Nënsekretarin e Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Z. Keith Krach.

Një vendim që vjen si rrjedhim i angazhimit te vet Presidentit Donald Trump për të ndërtuar ura bashkëpunimi në fushën ekonomike midis vendeve të rajonit me synim për të kaluar ndarjet dhe konfliktet shekullore që kanë krijuar tensione dhe përplasje të ashpra me efekte deri edhe globale.

Në ketë drejtim është kënaqësi që koha na dha të drejtë kur këtë fillim qershori ndamë me publikun analizën tonë mbi projektin strategjik të hidrocentralit Skavica. Sa këtu vinte atëherë në vijim të prezantimit publik mbi punën paraprake të bërë gjatë përgatitjes së para-fizibiliteteve të projektit HPP Skavica, në Ceremoninë Publike te Projektit HEC Skavica, mbajtur më 3 Qershor 2020, nga Kryeministri Edi Rama.

Projekt i përgatitur nga një ekip ekspertësh të konsorciumit IPF6 (Infrastructure Facility Project) i financuar si pjesë e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor – WBIF, i cili është një instrument i BE-së dhe shikon një financim në formë grant prej rreth 1.5 Milion Euro nga viti 2017. Kuadër në të cilin ekipi, që ka filluar punën në Janar 2019, ka dalë me disa variante (konkluzione), të cilat paraqesin efektet ekonomike dhe ndikimin në mjedis të projektit HEC Skavica.

Në fakt, ky është një projekt që është planifikuar shumë dekada më parë pasi që Skavica HPP është një element i përcaktuar që në projektin origjinal të kaskadës Drin. Kështu, dizenjimi dhe ndërtimi i hidrocentralit Skavica ka qenë një qëllim historik para dhe pas viteve ‘90. Megjithatë një projekt i tillë po bëhet më në fund realitet dhe konkretë fal një seri kombinimesh dhe novacionesh si ndërtimi i rrugës së Arbrit, vënia në punë e autostradës së energjisë Shqipëri-Kosovë dhe mbi të gjitha hapjes dhe integrimit të tregut shqiptar të energjisë në atë rajonal dhe pan-evropian.

Kështu, përgjatë intervistës ishte “profeci e lehte” të mund te thuhej që ky projekt do gjente mbështetje të fuqishme pasi që, përkundër “vështirësive” të ndryshme që mbeten dhe e kanë shtyrë atë në kohë, në ditët e sotme bëhet edhe më strategjik dhe absolutisht i domosdoshëm. Qeveritë shqiptare disa herë në këto vite janë përpjekur të gjejmë aktorët e duhur (së fundmi në vitin 2016), me qëllimi që të ishin në gjendje të investojmë në këtë projekt, por tashmë ne kushtet e ndryshuara këtë mision shteti ka vendosur ta përmbush vetë.

Sigurisht, në këtë kontekst financimi nga organizmat e zhvillimit të SHBA zgjidh një çështje thelbësore, e cila njëkohësisht konfirmon që krahas reformës në sistemin gjyqësor dhe zgjedhor, domosdoshmëria e hapjes së tregut të energjisë dhe shtysa që po jepet për funksionalizim e vete tregut të integruar rajonal, duke përshirë tregun tashme të pavarur të energjisë së Kosovës bashkë me atë të zhvilluar të Serbisë, janë prioritet themelore të administratës Amerikane.

Duke u kthyer në rrafshin kombëtar, projekti është i rëndësishëm jo vetëm për prodhimin e tij të drejtpërdrejtë por për optimizimin e gjithë kaskadës, si dhe gjithashtu do të jetë fundi i “derdhjeve kot” të ujit dhe përmbytjeve që më pas vijojnë si rezultat i tyre. Kështu, direkt do të evitojmë te derdhim paratë, duke shkaktuar dëme të cilat i kushtojnë gjithmonë dhe me shtrenjtë buxhetit të shtetit për të rimbursuar dhe ndihmuar njerëzit të ringrihen (referuar vet fjalëve te kryeministrit Rama).

Ndër të tjera, zhvillimet të tjera të shumta priten së afërmi ku nder të tjera me kryesoret lidhur me sa këtu janë KESH (gjithashtu me Grupin OSHEE) të filloj të tregtojë energjinë e gjeneruar përmes bursës, madje edhe të listohet në bursën e kapitaleve ALSE. Për këtë gjithashtu është punuar për një kohë të gjatë me “spastrimin” e llogarive (p.sh. së fundmi 150 Mil/Euro e OSHEE).

Për më shumë, prej disa muajsh është krijuar tashmë korporata e investimeve shqiptare, siç tashme kemi një kuadër te ri ligjor mbi sipërmarrjet e investimeve kolektive, tregjet e kapitalit, etj. dhe nga ana tjetër qeveria shqiptare sapo ka përmbyllur me sukses eurobondin prej 650 milion eurosh, etj. Në të njëjtën kohë, projekti pritet të vazhdojë me një zgjidhje të përbashkët me Kosovën ose Maqedoninë, i cila do të mundësonte financimin (siç ne fakt edhe po vjen) nga organizatat ndërkombëtare pjesërisht edhe në formën e një donacioni (grant).

Për me shume, mbi sa diskutuar gjate emisionit “Argument” nga Enio Civici, me pjesëmarrjen ne studio te Dr. Lorenc Gordani, përveç se ekspert ligjor për çështjet e energjisë, dhe njohës i mire i politikave strategjike energjetike, tregut te energjisë dhe infrastrukturave energjetike, edhe pedagog ne fushën e se drejtës publike dhe te biznesit pranë Tirana Business University (TBU) dhe Ing. Mariglen Shuli nga Korporata Energjetike Shqiptare – KESH, si dhe ne lidhje te drejtpërdrejtë me autor i “Dosja E” gazetarin Kreshnik Kuçaj, mund te gjeni ne linkun ⤵ https://www.youtube.com/watch?v=Zvt_8YJjKj0

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

 2,147,483,647 total views,  1 views today

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: