Profesioni i ri i auditorëve dhe menaxhereve te energjisë dhe hapja e tregut te shërbimeve energjetike

Profesioni i ri i auditorëve dhe menaxhereve te energjisë dhe hapja e tregut te shërbimeve energjetike*

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Pedagog në Tirana Business University – TBU

Auditorët e energjisë Menaxheret e energjisë hapja e tregut te shërbimeve energjetike Certifikimi i auditorëve Mundësi punësimi Sipërmarrje Financimi i efiçiencës Agjencisë për Efiçiencën e Energjisë

1. Profesioni i ri i audituesve të energjisë dhe roli i tyre

Sikurse mund të kuptohet dhe nga emërtimi, audituesit e energjisë janë përgjegjës për vlerësimin dhe analizimin e çdo lloj energjie që përdoret në një ndërtesë apo instalim industrial. Por në të ardhmen mund të jenë në transport dhe kudo tjetër ku kemi konsum të energjisë.

Aktiviteti i tyre konsiston në një analizë të detajuar të përdorimit të energjisë dhe kostove të saj. Normalisht ata mund të jenë persona fizik apo juridik që verifikojnë mundësitë për ruajtjen apo kursimin e energjisë së përdorur, si dhe të rekomandojnë masa të zbatueshme me kosto optimale në funksion të përmirësimit të eficencës së energjisë.

Për këtë, kërkohet që audituesi të jetë i aftë të përdorë metoda llogaritëse inxhinierike, përfshirë një analizë ekonomike dhe simulime kompjuterike për të dhënë një vlerësim të kursimeve potenciale dhe të mundësive për kursim me kosto të ulët përmes përmirësimeve të praktikat operative dhe të mirëmbajtjes, në sektorë të shumtë si ato rezidencial, shërbimeve, industrial, transport dhe bujqësisë.

Ne këtë drejtim, tashme është finalizuar nga agjencia shtetërore për efiçencën e energjisë një testim i hapur, zhvilluar me 22 Maj 2020. Pra, megjithëqë problemet e krijuar nga Covid-19, u arrit të realizohej konkursi i parë për audituesit energjetikë. Për sa këtu, interesi për të marrë pjesë në testim ishte i madh me përmbi 100 aplikantë të regjistruar. Prej 82 aplikantëve të kualifikuar pas një vlerësimi paraprak, në fund të procesit, i cili ishte tërësisht transparent, dolën rreth 30 auditues energjetikë të certifikuar në ndërtesa apo instalime industriale.

Testim që konsiston në tre tipologji audituesish: të ndërtesave, të proceseve dhe të ndërtesave dhe proceseve bashkë. Pra, tashme kemi aktive trupën e pare prej tre lloj audituesish, që shume shpejt do të mund të fillojnë punën direkt në terren.

2. Menaxheret e energjisë ne çfarë konsiston dhe cilat janë detyrat e tyre kryesore?

Menaxherët e energjisë janë personat përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve që konsumojnë çdo formë energjie. Ata merren me përmirësimin dhe mbikëqyrjen e mënyrave të përdorimit të energjisë dhe kryerjen e detyrave të tjera për përdorimin racional të energjisë kryesisht ne industri dhe konsumatorëve te mëdhenj.

Kështu, pranë atyre aktiviteteve qe kategorizohen si konsumatorë të mëdhenj energjie, te cilët kane detyrimin te bëjnë efiçencë energjie, caktohen menaxheret e energjisë. Te cilët merren me përgatitjen e planeve vjetore për reduktimin e konsumit të energjisë. Krijimin e strukturës së nevojshme për implementimin e sistemit të menaxhimit të energjisë, përfshirë krijimin e një baze të dhënash për treguesit energjetik. Trajnimi i stafit, me qëllim rritjen e njohurive për çështje që lidhen me kursimin e energjisë.

Vlen të përmendet që me ndryshimet e reja ligjore, parashikuar të ndodhin brenda vitit 2020, roli i menaxherit të energjisë pritet të rritet edhe më tej, duke shtuar përgjegjësitë e tyre dhe duke krijuar kanale të drejtpërdrejta bashkëpunimin me Agjencinë për Efiçiencën e Energjisë për hartimin e planeve dhe monitorimin e tyre.

Ne këtë kuadër, konsumatorë të mëdhenj aktualisht janë kompani që kanë një konsum vjetor të energjisë më të madh se 3 milion kWh. Por Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe partnerët e EBRD kanë përfunduar draftin final me ndryshimet në Ligjin 124/2015 “Për Efiçencën e Energjisë”.

Ndryshime që do të afrojnë edhe më shumë kuadrin ligjor për Efiçencën e Energjisë me direktivat e Bashkimit Europian dhe parashikojnë te ulin pragun e konsumit nga 3 në 1 milion kWh ne vit, për t’u kategorizuar si Konsumator i Madh i Energjisë, e cila sjelle detyrimin e punësimit te një menaxheri te energjisë. Në këtë mënyrë do të zgjerohet numri i kompanive dhe institucioneve shtetërore që do të duhet të duhet te marrin masa eficience nga pikëpamja energjetike.

Këto kompani siç edhe vetë fjala e tregon, do te kenë detyrimet ligjore dhe jo zgjedhje preferenciale të një biznesi apo një institucioni. Sigurisht që të gjithë aktorët e fushës do të duhet të përmbushin detyrimet e tyre ligjore, ndër të cilat është edhe detyrimi për të caktuar një menaxhere energjie. Nisur nga fakti që këto kompani kanë konsum kaq të madh, figura e menaxherit të energjisë, do të ketë një rol të rëndësishëm në reduktimin e energjisë së konsumuar prej tyre.

Ne këtë drejtim, se fundmi, Agjencia për Efiçencën e Energjisë ka njoftuar të gjithë personat e interesuar se në Shtator 2020 do të zhvillohet testimi i parë për Menaxherë të Energjisë.

3. Cila është forma juridike e ofrimit te shërbimeve energjetike?

Se pari, me pëlqen te vej ne dukje qe shërbimet energjetike kanë në qendër kontributin e profesionistëve si auditorë apo menaxherë te energjisë. Procese që nuk kërkojnë investime intensive si për shumë sektorë të tjerë të infrastrukturës dhe për ketë edhe favorizojnë profesionistet e rinj.

Madje, diçka e tille shikohet me shume interes te mbështetet nga sektori publik pasi qe çdo kapital qe injektohet ka mundësinë te shumëfishohet duke aktivizuar një kapital privat disa here fish me te madh (llogaritet deri 10-12 herë).

Si çdo aktivitet dhe shërbim ekonomik natyrisht edhe shërbimet energjetike mund te afrohen nga persona qe veprojnë individualist si profesionist te lire nen formën e regjistrimit si tregtar por edhe nen një nga format e ndryshme te kompanive pra si kompani kapitali apo aksionesh pranë QKB-se.

Madje, ne plotësimet e fundit kemi edhe një forme me te avancuar, e njohur si “Shoqëri te shërbimeve energjetike ESCO”, te cilat nënkuptojnë një person juridik që ofron shërbime energjetike dhe masa të tjera të përmirësimit të efiçencës së energjisë, duke përfshirë kompani te furnizimit, kompani financiare (ne mbështetjen me financime të projekteve) etj.

Ne ketë drejtim, shume shpejt Agjencia për Efiçencën e Energjisë do vijoj me këtë profil duke pasur tashme te gatshëm subjektet qe fitojnë eksperience si auditues dhe menaxhere te energjisë. Gjithsesi, shërbimet energjetike përbejnë një faze te avancuar, pasi qe sigurohen mbi kontraktimin e performancës energjetike me terma dhe kushte të negociuara lirisht midis palëve. Ato pritet te ofrohen veçanërisht në kuadrin e një programi të financuar nga Fondi i Efiçencës së Energjisë.

Në çdo rast ne shërbimet energjetike përfshihen një ose më shumë veprimtari apo masa për përmirësimin e efiçencës së energjisë. Shërbimet energjetike ofrohen nga persona juridikë që do duhet te certifikohen nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe kane të regjistruar në regjistrin tregtar, si objekt veprimtarie, kryerjen e kësaj veprimtarie, në përputhje me përcaktimet e ligjit.

4. Si behet certifikimi për personat qe janë te interesuar për te zhvilluar profesionin e auditorit dhe aktivitetin e menaxherit te energjisë?

Prej vitesh është punuar ne këtë drejtim, ku me herët GIZ-i dhe me tej shume qendra universitare si Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) 2013, Universiteti Marin Barleti 2018, Universiteti Metropolitan 2017, etj., si dhe qendra private te formimit kane trajnuar dhe përgatitur audituesit dhe menaxheret e energjisë. Megjithatë, një zbatim praktik u pengua nga mungesat e shumta qe shikonin vonesat në miratimin e kuadrit ligjor dhe rregullator mbështetës.

Me herët ishte parashikuar qe sektori te rregullohej nga Ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Ndërsa, ndërhyrja ligjore nr. 5/2019 solli shfuqizimin e licencës “Auditues energjetik” dhe të licencës “Shërbime energjetike”, të cilat ishin parashikuar si licenca në ligj, por ende nuk ishin përfshirë në njërën prej kategorive apo nënkategorive të përcaktuara në aneksin 1, të vendimit nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga ose nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar.

Ne këtë drejtim janë hedhur hapa për ta lehtësuar si procedure. Tani procedura është shumë më e thjeshtë dhe zhvillimi i këtij aktiviteti hynë ne profesionet e lira. Natyrisht, ligji parashikon se këto shërbime ofrohen nga subjekte që kanë të regjistruar në regjistrin tregtar, si objekt veprimtarie, kryerjen e kësaj veprimtarie, dhe duhet te jene te certifikuara për këtë qëllim.

Kështu, sot, kemi dy VKM-te qe rregullojnë sektorin[1] dhe përcaktojnë, qe ai mund te ushtrohet nga çdo individ apo shoqëri, vendase ose e huaj te certifikuar për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e auditimit të energjisë. Për sa këtu, çdo person i interesuar ka të drejtë të paraqesë kërkesë pranë Agjencisë për Efiçencën te Energjisë (AEE) për t’u pajisur me certifikatën profesionale, pasi të ketë plotësuar kushtet që përcaktohen në te.

Kandidate qe vijnë kryesisht nga degët e ndryshme te inxhinierisë, arkitekturës dhe urbanistikes, por edhe ekonomi biznesit, etj. Kushte qe përveç aspekteve lidhur me formimin dhe eksperiencat, parashikojnë qe kandidati të ketë kaluar me sukses testimin për marrjen e certifikatës se lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë publike apo jopublike, që vërteton ndjekjen e programit të studimit të formimit të vazhduar, në formën e kurseve në fushën e “Auditimit të energjisë”, në përputhje me ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Këta kandidate me tej i nënshtrohen një testimi qe ka katër module, të cilët kanë nga 10 pyetje dhe çdo person i testuar duhet të marrë minimalisht 50% të këtyre pyetjeve për t’u kualifikuar si auditues. Certifikim i auditueseve qe jepet nga agjencia pas testimit jep mundësinë te ushtrimit lirisht të këtij profesioni. Për sa këtu, e rëndësishme është te theksohet qe ne tashme kemi brezin e pare te auditueseve te certifikuar (menaxheret do te jene gati ne shtator) por natyrisht ky do te jete një proces i vazhdueshëm.

5. Mundësitë aktuale te punësimit dhe sipërmarrjes për auditin dhe menaxhimin e energjisë dhe sektori kyç i ndërtesave

Mundësitë aktuale te punësimit dhe sipërmarrjes se auditit dhe menaxhimit janë duke u hapur dita-ditës sipas zhvillime qe kane paraprirë sektorin: p.sh. një kategori e dalluar është ajo për ata qe duan te instalojnë panele fotovoltaike për vete-konsum. Ky drejtim ka gjetur zbatim dhe tashme auditorët janë aty dhe mund te japin kontributin e tyre. Për më tepër, hapja e tregut do te nxiste mendimin për kursime edhe ne sektorët te tjerë te ekonomisë dhe aktivizoj ne veçanti një numër te gjere shërbimesh te ofruara nga kompani private.

Ne këtë kuadër, momentalisht, po punohet për te bere efektiv auditimin ne ndërtesa. Për këtë, me herët, është përgatitur metodologjisë kombëtare e llogaritjes se performancës energjetike të ndërtesave (CPE). Një dokument ky i hartuar në bashkëpunim me konsulentët e huaj dhe i integruar në programin kompjuterik të miratuar, që do t’u shërbejë audituesve energjetikë për të realizuar punën e tyre lidhur me llogaritjen dhe gjenerimin e Certifikatave të Performancës Energjetike të ndërtesave.

Sa këtu bën te mundur qe te mund te lëshohet nga audituesi i energjisë certifikata e performancës energjetike (CPE) që tregon respektimin e kërkesave minimale dhe klasin energjetik të ndërtesës. Kështu, çdo ndërtesë e re, ose që rinovohet, shitet dhe jepet me qira, duhet të ketë patjetër CPE-në si pjesë të dokumentacionit për të realizuar secilin prej këtyre proceseve.

Ne këtë drejtim, pikërisht këto dite kemi pasur Vendimin e Këshillit te Ministrave që kërkon paraqitjen e certifikatave paraprake për performancën e energjisë se ndërtesës, nga ata qe duan te aplikojnë për leje ndërtimi. Kështu, objekti i ndërtuar nuk mund të pajiset me lejen e përdorimit, pa dorëzuar certifikatën përfundimtare të performancës. Certifikate qe tashme bazuar ne metodologjinë e me sipërme dhe kërkesat minimale të performancës së energjisë në ndërtesa te sapo përcaktuara (pra parametrat energjetikë), do duhet te përmbushet për që çdo ndërtesë e re (apo ndërtesë që i nënshtrohet një rinovimi të konsiderueshëm).

Ky moment do të tjetërsojë tregun dhe mënyrën se si zhvillohet procesi i ndërtimit në Shqipëri, duke rritur sigurinë e individëve që zgjedhin të blejnë, rikonstruktojnë ose të marrin banesa me qira, si dhe të gjitha tipologjive të tjera të ndërtimit, të cilat do të projektohen duke pasur si synim respektimin e një klase energjetike të caktuar.

Pikërisht, duke ndjekur rrjedhimet e zhvillimeve ne vazhdimësi, personat te cilët ka kaluar testin dhe janë certifikuar si auditues, shume shpejt do te mund ushtrojnë auditimin dhe certifikimin e të gjitha godinave shtetërore apo private dhe pajisjen e tyre me certifikatë energjie. Ne ketë drejtim parashikohen (siç kërkuar nga ligji) te fillojnë shume shpejt auditimi i rreth 9600 ndërtesa publike.

6. Perspektiva e zhvillimit te tregut te shërbimeve energjetike si një premise optimale ne zhvillimet e tere ekonomisë

Aktualisht ka një fryme shume pozitive dhe pritshmëri te larta nga ky sektor. Ai mund te përbeje për vendin rrugën e zgjuar për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës COVID-19, duke synuar qe kjo te vije nëpërmjet menaxhimit dhe efikasitetit të energjisë. Karakteristikat e tij qe jo me kot e kane bere te cilësohet si “karburanti i parë”, por edhe si burim i rigjenerimit ekonomik pas koronavirusit për vete BE-ne.

Që kjo të ndodhë, ekziston nevoja për investime të zgjeruara në rinovimin e ndërtesave, përdorim të rritur të ngrohjes dhe ftohjes së qëndrueshme, mbështetje për ekonomitë për të prodhuar në shkallë vendi duke u bazuar ne përmirësim te performancës se energjisë, incentivim te instalimit te teknologjive efikase të energjisë në ndërtesat e banimit, publike dhe tregtare etj.

Një publikim i pak kohesh me pare i WBIF mbi “Investimi në Energji të Pastër në Ballkanin Perëndimor” identifikoi që nevojat për investime të efikasitetit të energjisë vetëm në sektorin e ndërtesave të rajonit janë më shumë se 3 miliardë euro.

Për këtë kritike është një komunikim intensiv dhe ngritje e ndërgjegjësimit publik mbi mekanizmat e financimit, teknologjitë, përfitimet e tyre dhe mundësitë e mbështetjes financiare. Fokusi duhet te jene në programet mbi efikasitetin e energjisë dhe mundësitë e vogla të financimit të rinovueshëm, d.m.th. te hiqet dore nga mbështetja e projekteve prodhuese te mëdha pasi ato tashme mund te ecin me këmbët e tyre.

Ne çdo rast, fonde ka pranë thuajse te gjithë ndërmjetësve financiar lokal [2] te cilët nga ana tyre janë te interesuar për të identifikuar dhe zbatuar projekte duke përdorur fonde të siguruara nga kursimi. Aktualisht mbi 6-7 banka tregtare ose institucione financiare ofrojnë financime për rritjen e efikasitetit të energjisë ose produkte financiare të energjisë së rinovueshme në Shqipëri.

– BKT me SMEs & RE projects, residential Green for Growth Fund

– Fondi Besa me residential EBRD / Green for Growth Fund

– Procredit Bank me households & SMEs                        

– Union Bank me residential EBRD / Green for Growth Fund

– Credins Bank me residential IFC (TA)

– NOA me Microfinance residential & SME IFC (TA)

Shumë prej produkteve të tyre financiare bazohen në ofertën e linjave të dedikuara të kreditit, të vëna në dispozicion nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe bankat e zhvillimit, të mbështetur nga fondet e BE-së për ndihmë teknike dhe stimuj financiarë.

Kështu, ne ketë pike te fundit themelore behet qe te avancohet me procesin e auditimit dhe mbështeten e inkurajohen iniciativat për ngritjen e kapacitete për përdorin me te mire te energjisë si një mundësi nder te tjera për te krijuar një zhvillim me te qëndrueshëm, zbutur varfërinë energjetike dhe ulur kostot e konsumit te energjisë.

7. Cilat janë hapat duke u plotësuar dhe çfarë mund te behet me shume?

Sipas studimeve te Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, Shqipëria ka nevojë për 300 deri në 400 auditues. Aktualisht ne kemi mbi 10 here me pak dhe ky gap pritet te ritet, pasi qe sapo te fillohet te punohet, duke krijuar një baze pararendëse dhe profile te tjera pune do shtohen ne vazhdimësi.

Se pari, duhet te vazhdohet me ritmin aktual te punohet për hartimin e kuadrit nënligjore për vënien ne praktike. Pra ne këtë pike ajo qe kërkohet është ndërtimi i një kuadri te “zgjuar” me politika konstante qe realisht heqin barrierat dhe qe te forcoj iniciativën private duke bere qe parimi “efiçienca e para” te rroket nga biznesi.

Veçanërisht duhet rritur roli i Agjencisë për Efiçiencën e Energjisë. Aktualisht po punohet për hartimin e disa vendimeve (të Këshillit të Ministrave), të cilat përbëjnë hallkën e fundit për të garantuar funksionimin e plotë të agjencisë.

Pikërisht për këtë, nëse nuk duam një ndryshimin te qasjes se konsoliduar, do te duhet qe te fillojmë me hedhjen e bazave te duhura qe fillojnë qe nga programet cilësore te arsimit dhe formimin me standarde te larta ne përpjekjen për ndërtimin e një ekonomie te qëndrueshme dhe afatgjate.

Një drejtimi i veçante duhet te jete promovimi dhe nxitja e efiçiencës së energjisë, e cila arrihet nëpërmjet organizimit të trajnimeve, seminareve, fushatave ndërgjegjësuese, kjo në bashkëpunim dhe me institucione të tjera.

Në bazë të Ligjit të ri të Efiçencës së Energjisë, Qeveria do të duhet te krijojë shumë shpejt një Fond për Efiçencën e Energjisë, i cili do të funksionojë si një ent publik. Edhe se fonde ka dhe me e rëndësishme është të krijohen mekanizma financiarë qe funksionojnë për investime në fushën e efikasitetit të energjisë.

Vetëm kështu do te behej e mundur qe një seri konventash, strategjish, dhe ligjesh, te mos mbeten ne teori apo te kufizohen me përafrim legjislacionin, por te kalohet direkt ne hapat e vënies ne praktik.

*Për me shume mund te gjendet video e plote e Intervistës dhënë për emisionin “Për të Fol”, të drejtuar nga Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 20 Korrik 2020.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

[1] Dy VKM-te e 2019 qe liberalizuan sektorin: VKM Nr. 342, date 22.05.2019 “Për Miratimin e Kategorive, te Kushteve dhe Kërkesave te Kualifikimit për Menaxherin e Energjisë” dhe  VKM Nr. 407 date 19.06.2019 “Për Miratimin e Procedurës, to Kategorive, Kushteve, Kërkesave to Kualifikimit dhe te Eksperiencës Profesionale për Personin, te Cilit i Lëshohet Certifikata e Audituesit Energjetik”.

[2] Disa nga shembujt më ilustrues janë renditur më poshtë.

Regional Energy Efficiency Programme for the Western Balkans (REEP)

Green Energy Financing Facility (GEFF)

Green for Growth Fund (GGF)

Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (WB EDIF)

Eastern Europe Energy Efficiency and Environment Partnership (E5P)

Sources of retail finance in the Western Balkans

Most Read Publications

Most Visit Section

 2,147,483,647 total views,  1 views today

Lini një Përgjigje

This website uses cookies. By continuing to use this site, you accept our use of cookies. 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: