Vlera e shtuar e Parkut Diellor të Karavastasë

Vlera e shtuar e Parkut Diellor të Karavastasë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Pedagog në Tirana Business University – TBU

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

Vlera e shtuar, Parkut Diellor të Karavastasë, Zhvillimet më të fundit globale, kriza aktuale e Covid 19, brishtësinë e ekonomive, burimet e jashtme, një planifikim më të mirë, te resurseve te pakta te çdo vendi, bazuar pikërisht në veçantitë e tij, resurset dhe kapitalet e brendshme, zhvillimin e burimeve natyrore dhe humane, vetësigurimi i prodhimit të energjisë në vend, bazë për planifikimin e çdo zhvillimi afatgjatë.

Zhvillimet më të fundit globale, përfshirë këtu edhe kriza aktuale e Covid 19, treguan qartazi edhe një here brishtësinë e ekonomive që ndërvaren në mase të madhe nga burimet e jashtme. Natyrisht një ndërvarësi e tille sot është deri diku e paevitueshme por në çdo rast ajo mund të minimizohet me një planifikim më të mirë e në kohë të gjatë të resurseve të pakta të çdo vendi bazuar pikërisht në veçantitë e tij.

Për këtë, së pari në parim, të gjitha resurset dhe kapitalet e brendshme të hedhur në ekonomi do duhet të synojnë të përkthehen në zhvillimin e burimeve natyrore dhe humane të brendshme. Në këtë drejtim, lidhur me veçantitë tona, vetë sigurimi i prodhimit të energjisë në vend bëhet bazë për planifikimin e çdo zhvillimi afatgjatë e të suksesshëm në Shqipëri.

Lidhur me sa më sipër, shpallja e garës për ndërtimin e parkut diellor të Karavastasë me 140 MW e saj, erdhi si një vendim tepër pozitiv dhe i shumëpritur. Thirrja për një garë të hapur ndërkombëtare nga Ministria e Energjisë në zonën e Karavastasë në fillim të këtij viti tashmë po shkon drejt finalizimit. Për këtë le të provojmë të bëjmë një analizë të parë mbi vlefshmërinë e saj dhe mundësitë që kjo qasje e re shpalos përpara.

Mbi të gjitha, në kohët e sotme çdo analizë, që kërkon të respektoj emrin e saj, fillon nga gjetja e një balance midis investimit dhe leverdisë ekonomike. Për sa këtu, ashtu si në tenderin e mëparshëm të PV-ve në shkallë të gjerë (projekti i Akërnisë), vetëm gjysma e energjisë së prodhuar do të përfitojë një tarifë mbështetëse dhe pjesa tjetër do të jetë e destinuar për të rritur likuiditetin në tregun e lirë të energjisë.

Sa këtu ndryshe mund të përkufizohet si një garë hibride. Opsionet pra mund të jenë të shumëllojshme. Gjithsesi qasja e këtushme ruan më së miri balancat e konkurrencës në treg të kërkuar nga ligjet komunitare, duke përcaktuar që kostoja e mbështetëse në total të mos kalojë në parim vlerën totale prej 55 Euro/MWh (61 USD/MWh).

Megjithatë, në praktik, parë në tërësinë e saj prej 140 MW, mbështetja mbetet të shkojë në vetëm diçka mbi 20 Euro/MWh. Pa llogaritur këtu më tej të ardhurat e gjeneruara nga taksat dhe kontributet e tjera direkte apo indirekte. Gjë e cila bene që e gjitha te përllogaritet ta mbuloj me 100% vlerën e asaj që do ofrohet për t’u mbuluar nga operatori i shpërndarjes së energjisë për 15 vjet.

Pra, përmbledhur mbi 3-4 pikat e mësipërm, duket se tashmë, përmes reformave të thella të kërkuara në vazhdimësi për t’u ndërmarrë veçanërisht lidhur me ristrukturimin e OSHEE-së dhe hapjen së afërmi të bursës së energjisë, po bëhet e mundur të vijohet me zhvillimin e njëpasnjëshme të ankandeve, për ndërtimin e parqeve të vërteta fotovoltaike, të cilat rëndojnë konsumatorin me një kosto gjithnjë dhe më të vogël.

Për me shume nga ana mjedisore, ky projekt parashikohet të shtrihet ne një sipërfaqe prej 122 ha, në zonën Remas të Bashkisë Divjakë dhe mbi 76 ha të tjera në Libofshe të Bashkisë Fier. Pra, së pari, ndërtimi i tij nuk cenon asesi lagunën me vlera unike të Karavastasë, të njohur si park kombëtar prej një kohe të gjatë. Por njëkohësisht ai bën të evitohet shkatërrimi i mëtejshëm i lumenjve, duke arritur njëkohësisht target-tet e detyrueshme të BE-se brenda afatit të paraparë të 2020.

Një projekt prej 140 MW, në zonën e Karavastasë, që është identifikuar si përparësi për vitin 2020, së fundmi në mbledhjen e Këshillit të Ministrisë të dhjetorit 2020. Madje përgatitja e tij tashmë në paketën gjithëpërfshirëse, si një propozim i kërkuar nga qeveria shqiptare ka bëre të mundur edhe marrjen direkt të miratimit nga Këshilli Kombëtar i Zhvillimit të Territorit (KKRT).

Sa më sipër, lidhur me setin e procedurave të përgatitur për këtë ankand është vlerësuar nga Ministria Belinda Balluku si një “paketë model”, e cila ka marr më parë dhe mbështetjen e partnerëve strategjikë të sektorit të energjisë. Sipas saj, transparenca e siguruar përmes këtyre masave novatore parashikohet të garantojë pjesëmarrje më të madhe dhe konkurrencë të shtuar nga investitorët e huaj.

Interes qe duke gjykuar nga ofertat e dorëzuara deri me tani, përveç faktit qe koha e paracaktuar deri më 16 Mars 2020 është zgjatur deri ne fund te prillit, ka qene e rëndësishëm me mbi me shumë se 30 aplikime nga kompani te rëndësishmet nga te katër anët e botes. Për më shumë, vlen të përmendet që vlera e këtij investimi, bazuar në parashikimet e Ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në përmbi 100 Mln/Euro do te jetë një “injeksion” me vlerë të shtuar për të gjithë ekonominë shqiptare përgjatë 2020.

Në finale pyetja është a mund të bëhej më shumë. Në fakt, sa këtu ishte e pritshme dhe mundësohet tashme nga lancimin i bursës së energjisë. Për ketë madje, ajo pritet t’i hapi udhë së afërmi një projekti të ngjashme në energji nga dielli (PV). Në çdo rast, avantazhet e derikëtushme, do te dyfishoheshin nëse do të arrinim edhe në një projekt me ere (eolik), i cili bazuar ne rendimin me te lartë te prodhimit, për te njëjtën mbështetjen, do te sillte edhe dyfishin e energjisë së prodhuar.

Dhe për t’u kthyer prej andej nga nisem, është e vërtet që bota është bere një fshat i madh. Por ama në ketë kuadër të paevitueshëm në çdo rast do duhet shikohet se si mund të minimizohen kostot dhe rriten përfitimet duke përfituar nga veçantitë lokale. Në fakt, kjo qasje ka filluar tashme prej 4 vitesh, që me planin e veprimit të 2016 i cili parashikon për here të parë masa nxitëse (krahas atyre për energjinë nga burimet hidrike). Parashikime që tani është koha të vihen në praktike me kuadrin e ri që mundësohet me tregtimin e energjisë së prodhuar me anë të bursës së energjisë elektrike, e cila ka lancuar tashme gjatë marsit thirrjen për paketën aksionare.

Për me shume mund te ndiqni intervistën e plote “Tenderi për Parkun Diellor 100 milion Euro” dhëne per znj. Mirilda Tili të Fax News TV, më 26 Janar 2020.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

 2,147,483,647 total views,  1 views today

Lini një Përgjigje

This website uses cookies. By continuing to use this site, you accept our use of cookies. 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: