Hapet Gara për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë nga Lorenc Gordani

Hapet Gara për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

Hapet Gara; Parkun Fotovoltaik të Karavastasë; Shpallja e garës se PV Karavastasë; mundësi te reja për sipërmarrjen ne sektorin e energjisë; përpjekjesh dhe avancimesh në shumë drejtime te reformës; u bë publike hapja e ankandit për ndërtimin e parkut fotovoltaik në zonën e Karavastasë; projekt prioritar; mbledhjen e fundit te Këshillit te Ministrave; marrjen aprovimin; Këshillin Kombëtar të Zhvillimit të Territorit.

Shpallja e garës se PV Karavastasë

Viti 2020 po nis më me shumë projekte dhe mundësi te reja për sipërmarrjen ne sektorin e energjisë. Kështu, pas një kohe të gjatë përpjekjesh dhe avancimesh në shumë drejtime te reformës, sot u bë publike hapja e ankandit për ndërtimin e parkut fotovoltaik në zonën e Karavastasë, me një fuqi të instaluar prej 140 MW. Sa këtu është përcaktuar si një projekt prioritar për 2020 me herët në mbledhjen e fundit te Këshillit te Ministrave si dhe ka parë marrjen e aprovimit në Këshillin Kombëtar të Zhvillimit të Territorit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se vlera e investimit për këtë vepër energjetike përllogaritet në mbi 100 Mln/Euro, ndërkohë që për 70 MW shteti do të garantojë blerjen e energjisë dhe 70 MW të tjerë do të mund të tregtohen në treg të lirë. Investitorët e interesuar do të kenë afat deri në datën 16 mars 2020 për dorëzimin e ofertave, ndërkohë që fituesi do të përzgjidhet në bazë të çmimit që do të ofrojnë, teksa çmimi tavan është 55 Euro/MWh.

Backgroundi i zhvillimeve historike te sektorit te PV

Parku fotovoltaik i Karavastasë vjen si një lajm i shumëpritur dhe një rrjedhim logjik pas ankandit novator të Akërnisë. Në fakt, kjo qasje drejt energjive fotovoltaike ka filluar tashme prej 4 vitesh, qe me planin e veprimit të 2016 (VKM nr. 27) i cili parashikon për here të parë masa nxitëse (krahas atyre për energjinë nga burimet hidrike) edhe për energjinë që prodhohet nga rrezet e diellit. Një zhvillim i cili u plotësua më tej me parashikimet e ligjit të energjive të rinovueshme të 2017, dhe një kuadri të gjerë ligjor e nënligjor i cili ndër të tjera mundëson tregtimin e energjisë së prodhuar me anë të bursës së energjisë elektrike, e cila pritet të lancohet ne ditët ne vijim.

Avantazhet e zhvillimit te projekteve PV

Përdorimi i kësaj teknologjie në zhvillim të fortë kudo në botë, është një risi me avantazhe të pakrahasueshme për vendin tonë, së pari si rrjedhim i pozicionit gjeografik me nivel optimal të rrezatimit. Në çdo rast e gjitha duhet konsideruar edhe në relacion me mundësinë e diversifikimit më të mirë të burimeve prodhuese, dhe eficiencen e krijuar nga shpërndarja dhe homogjenizimi i tyre në gjithë territorin e vendit, dhe dinamikave konkurruese që krijohen në kuadër të hapjes së tregut të energjisë dhe te të qenit pjesë e atij të përbashkët rajonal dhe evropian.

Influenca mbi konkurrencën dhe çmimet e energjisë

Për sa këtu veçanërisht me vlerë do jenë efektet lidhur me konkurrencën. Kjo bazuar edhe në faktin se projekti i Akërnisë “hodhi poshtë” përfundimisht paradigmën se energjia elektrike me e lirë në Shqipëri mund të prodhohet vetëm nga burimet hidrike. Madje nëse duam të kemi një përforcim të këtij efekti duhet që gara të këtilla të hapen me patjetër njëkohësisht edhe ne teknologji te tjera si energjia e prodhuar nga era, biomasa, etj., për te cilat vendi jonë ka një potencial jashtëzakonisht të vlerësueshëm.

Rekomandimet lidhur me mësimet e derikëtushme

Njëkohësisht, nga sa bërë publike, ky projekt duke se është bazuar ne eksperiencën e krijuar me zhvillimin e PV Akërnisë, lidhur me faktin që projekte të tilla të mos mbesin “peng” e negociatave te stërgjata me kompanitë private. Diçka e tille do te “de-natyronte” tërësisht ose humbte efektivitetin e vete masave mbështetëse financiare të parashikuara (ne fakt, një energji që merret sot nga një projekt me një incentivë x është diçka tjetër nga i njëjta që do mund te jepet në një skenar tërësisht tjetër pas 2-3 vitesh).

Për të mundësuar zhvillimin e te cilëve gjithashtu e domosdoshme është të vijohet sa me shpejt me lancimin e bursës se energjisë pranë OST. Njëkohësisht në mënyre që e gjitha të mos bëhet pengese për hapjen e tregut dhe madje në mënyre që ato të mos peshojnë mbi faturën e konsumatorit duhet të plotësohet me parashikimin e një fondi specifik mbi energjinë e rinovushme për mbështetjen e këtyre projekteve. Se si mund të behet ky i fundit dhe cilët mund te jete burimet e tij natyrisht është një çështje më vetë që kërkon diskutime të mëtejshme.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

This website uses cookies. By continuing to use this site, you accept our use of cookies. 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: