Ndryshimet e fundit në Ligjin për Efiçiencën e Energjisë

Ndryshimet e fundit në Ligjin për Efiçiencën e Energjisë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

Ndryshimet e fundit në Ligjin për Efiçiencën e Energjisë; Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE); procesin e rishikimit të ligjit kryesor të Efiçencës së Energjisë; harmonizimin dhe përputhjen e tij me direktivën; Bashkimit Evropian; në përmbushje të kërkesave dhe rekomandimeve; Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (SKE); DEE-së; akteve nënligjore të identifikuara; ende nuk janë finalizuar.

Së fundmi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka hapur procesin e rishikimit të ligjit kryesor të Efiçencës së Energjisë me qëllim harmonizimin dhe përputhjen e tij me direktivën më të fundit në këtë fushë të vet Bashkimit Evropian. Sa këtu, vjen edhe në përmbushje të kërkesave dhe rekomandimeve të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (SKE), i cili në vazhdimësi ka identifikuar se disa elemente të DEE-së mungojnë në Ligjin aktual, ndërkohë që një pjesë e mirë e akteve nënligjore të identifikuara ende nuk janë finalizuar.

Direktiva 2012/27/BE e Bashkimit Evropian (BE), (“Direktiva e Efiçencës së Energjisë” ose “DEE”), është miratuar nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë në tetor 2015 dhe transponuar për Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, duke pasur si afat për përafrimin e saj datën 15 tetor 2017. Direktivë që është përshtatur pjesërisht (duke përafruar shumicën e parashikimeve të DEE) në nëntor 2015. Ajo ka zëvendësuar Direktivën e Shërbimeve Energjetike 2006/32/KE (DSE).

Për të realizuar adoptimin e saj të plote konsulenti i përzgjedhur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim [European Bank for Reconstruction and Development (EBRD)] ka punuar për të mbështetur Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Agjencinë për Efiçencën e Energjisë (së bashku si përfitues), në reflektimin tashmë të plote të kërkesave të kuadrit evropian të referimit në Ligjin për Efiçencën e Energjisë në Shqipëri.

Objektivat e këtij projekti janë të asistojë përfituesit në mënyrë që të rishikojë Ligjin për Efiçencën e Energjisë i cili do të përfshijë në mënyrën e duhur të gjitha aspektet e DEE, dhe do të përcaktojë referenca të qarta në legjislacionin përkatës, kur përafrimi i këtyre aspekteve është kryer në mënyrë të mjaftueshme nga legjislacion alternativ ekzistues.

Kjo do të mbulojë përfshirjen e elementëve të cilët aktualisht mungojnë në Ligjin ekzistues për Efiçencën e Energjisë, duke përfshirë Nenin 4 (Strategjia e Rinovimit të Ndërtesave), Nenin 7 (Skemat Detyruese për Efiçencën e Energjisë dhe alternativat), Nenin 14 (promovimi i efiçencës së energjisë në ngrohje dhe ftohje), Nenin 15 (transformimi, transmetimi dhe shpërndarja) dhe Nenin 24 (Raportimi).

Për me shumë, konsulenti i përzgjedhur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim po asiston përfituesit gjatë rishikimit të mundësive të politikave të tyre në lidhje me përafrimin e DEE-së, specifikisht lidhur me ato nene të cilat aktualisht nuk janë trajtuar në legjislacionin ekzistues. Kështu, grupi i punës synon te asistoj përfituesit me vlerësimin e mundësive, përcaktimit të qasjeve të nevojshme të politikave dhe rrjedhimisht rishikimit të Ligjit për Efiçencën e Energjisë.

Për sa me sipër, më herët, në nëntor 2018, është ndërmarrë një “Rishikim Diagnostikues” për të identifikuar qëllimin e ndryshimeve të nevojshme në Ligjin aktual, me synim arritjen e përputhshmërisë së plotë me DEE-në. Rishikimi Diagnostikues u diskutua në një takim informues në Tiranë, më 20 nëntor për të rënë dakord mbi qasjen lidhur me projektligjin për ndryshimet e para. Pjesa tjetër e propozimeve pritet te kalojë pas aprovimit te Këshillit te Ministrave në Kuvend, ku pas diskutimeve në Komisionet relative pritet që ajo të aprovohet dhe hyjë ne fuqi në fillim të sesionit të ri parlamentar 2020.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

This website uses cookies. By continuing to use this site, you accept our use of cookies. 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: