Para e Pasuri: “Pagesat e detyrimeve të ndërsjella në sektorin e energjisë”

Para e Pasuri: “Pagesat e detyrimeve të ndërsjella në sektorin e energjisë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

  • Para e Pasuri: “Pagesat e detyrimeve të ndërsjella në sektorin e energjisë”

Sektori i energjisë elektrike tashmë është hapur drejt një rinovimi rrënjësor. Ndër të tjera, gjetja e një zgjidhjeje për pagesat e detyrimeve të prapambetura dhe përmirësimin e pagesave korrente nga subjektet private dhe publike, që rregullon trajtimin e drejtë të të gjitha palëve, do të siguronte përfundimisht pastrimin e llogarive të arkëtueshme dhe do te ofronte mundësinë e çmimeve më të drejta për qytetarët që paguajnë rregullisht faturat e energjisë, duke rritur njëkohësisht sigurinë e sistemit tonë energjetik.

Sa këtu, nisur nga rëndësia e saj, është parashikuar si elementi i parë i reformës së politikave në zbatim të planit kombëtar të reformimit strategjik të sektorit te energjisë, titulluar si “Marrëveshja mbi vonesat dhe përmirësimi i pagesave nga subjektet publike”. Por për me shume, duhet të theksohet se çështja e nivelit të pagesave aktuale dhe pagesave të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike është e lidhur edhe me ato të detyrimeve në sektorë të tjerë.

Ne këtë kuadër, gjetja e një zgjidhjeje për detyrimet e papaguara ndërmjet subjekteve të ndryshme shtetërore, po ndiqet nga grupi ndërministror i punës, i cili për këtë qëllim do të finalizojë një marrëveshje që rregullon trajtimin e ardhshëm të të gjitha borxheve të pagueshme, ndërmjet kompanive shtetërore që lidhen me sektorin e energjisë elektrike, përfshirë subjektet publike me detyrime për energjinë elektrike.

Sa këtu parashikon miratimin e një plan veprimi i cili do të sigurojë angazhimin për pagesën e faturave të energjisë elektrike nga të gjitha subjektet publike, duke përfshirë ato buxhetore dhe jobuxhetore. Plani i veprimit duhet të përmbajë objektivat e pagesave të sektorit publik, si dhe të përcaktojë një procedurë zgjidhjeje të ngërçit/dështimit (fall-back procedure) kur subjektet e sektorit publik mund të demonstrojnë paaftësi (pamundësi) për të përmbushur objektivat e pagesës dhe ta raportojnë këtë tek subjekti superior përkatës.

Kështu, së bashku marrëveshja për pagesën e borxheve të prapambetura dhe plani i veprimit për pagesën e faturave të energjisë elektrike nga subjektet publike do të mund te siguroj pastrimin e llogarive të arkëtueshme ndërmjet të gjitha njësive shtetërore. Drejtim ne te cilin është e këshillueshme një zgjidhje gjithëpërfshirëse edhe me sektorët e ndërlidhur, duke filluar me futjen sa më parë të marrëveshjeve mbi vonesat dhe përmirësimin e pagesave nga subjektet publike edhe ne sektorë e tjerë.

Por ky element shumë i rëndësishëm do të jetë vetëm fillimi i “rrugëtimit” për transformimin e sektorit. Në realitet, marrëveshja për pagesën e borxheve të prapambetura së bashku me ndërhyrjet në rregulloren për ndryshimin e furnizuesit të energjisë elektrike dhe me forcimin e masave për rastet e debitorëve të cilët mund të ndryshojnë furnizues duke lënë pagesa të pararakorduara me furnizuesin paraardhës, do të siguronte një hapje drejt ofertave alternative te furnizimit me energji elektrike, rritje te konkurrencës dhe mundësim të një mbështetje më cilësore për kategoritë në nevojë.

Mbi sa më sipër, shumë mbetet për t’u thënë, p.sh. mbi cilësinë e furnizimit dhe reformën e liberalizimit dhe posaçërisht procesin e unbundling, që do të zgjidhte jo vetëm ndërprerjet, por edhe cilësinë e rrymës, rimbursimet për demet, trajtim të problemeve dhe zgjidhje të mosmarrëveshje, etj. Por prapë duhet të jemi të kënaqur që edhe në prag të Krishtlindjes patëm një mundësi të mirë të ndajmë disa mendime të shkurtra mbi çështjet e lidhura me zhvillimet e tregut të energjisë në emisionin Para e Pasuri të drejtuar nga Besart Kadia, pranë RTV Ora News, më 18 Dhjetor 2019.

Për më shumë mbi sa më sipër jeni të ftuar të gjeni videon e plotë të emisionit Para e Pasuri mbi “Pagesa e detyrimeve në sektorin e energjisë” nga Besart Kadia, RTV Ora News, më 18 Dhjetor 2019.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

 2,147,483,647 total views,  1 views today

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: