Procesi i derregulimit në sektorin e energjisë

Procesi i derregulimit në sektorin e energjisë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

Procesi i deregulimit; sektorin e energjisë; vendet e BE-së; konsumatorët; furnizuar me energjisë; operatori publik; Çmime te rregulluara nga qeveria; shpërndarja nga një burim; treg monopolist; monopol legal; deregulimi; treg i hapur; zgjedhjen e furnizuesit; konkurrencës.

Procesi i derregullimit nuk është një risi, siç mendohet, pasi ai ka filluar në vendet e BE-së që në vitet ’80. Përpara tij e vetmja mundësi për konsumatorët por t’u furnizuar me energji ishte operatori publik i ngarkuar me këtë shërbim. Mundësi furnizimi nga një burim i vetëm dhe çmime të rregulluara nga autoritetet publike kishte krijuar edhe de facto, pas monopolit natyror lidhur me vet kufizimet e rrjetit, një treg monopolist (monopol legal publik). Pasi u aprovua derregullimi, klientët filluan të përfitonin nga një treg i hapur dhe më i lirë që ofron zgjedhjen e furnizuesit dhe në fund të fundit nxitjen e konkurrencës dhe uljen e çmimeve.

Çfarë është procesi i derregullimit te furnizimit te energjisë elektrike?

Ne këtë kuadër, interes përbën të shpjegohet më në detaje çfarë do te jete derregullimi i energjisë elektrike edhe për konsumatorin e thjesht shqiptar. Derregullimi i energjisë është mundësia e zgjedhjes nga secili klient të furnizuesit të energjisë, ashtu si praktikisht bëhet çdo ditë për çdo mall dhe shërbim tjetër. Ofertat e ndryshme do te prezantohen nga kompanitë ne faqet e tyre te internetit si ato te telefonisë, përves se ne pikat (dyqanet) e ndryshme kudo neper qytet.

Pra në sektorin e energjisë, për here te pare, mundësohet ndryshimi i furnizuesit të energjisë elektrike (ose të gazit natyror nesër), se pari, me qëllim për të ulur kostot  e energjisë së konsumuar. Njëkohësisht, duke qene se derregullimi u jep konsumatorëve një te drejte zgjedhje mbi furnizuesin e tyre të energjisë, ai gjithashtu nga ana tjetër do te motivoj furnizuesit e energjisë që të ofrojnë çmime të krahasueshme për të qenë konkurrues në treg.

Si po shkon derregullimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorin?

Procesi i mësipërm edhe ne Shqipëri nuk është krejtësisht i panjohur. Ai ka filluar prej vitit 2012, dhe pritet të intensifikohet nga fillimi i vitit 2020. Për një numër të madh të konsumatorëve të rinj, të cilët do të kenë mundësinë të përfitojnë prej tij, do të thotë të pasurin e “fuqisë” për të zgjedhur furnizuesin e energjisë duke krahasuar kostot e energjisë elektrike, e mbajtur më mirë nën kontroll shpenzimet finale të energjisë.

Në sa më sipër, konsumatorit nuk do i duhet të shqetësohet për ndërprerje të shërbimit kur ndryshon furnizuesin e energjisë pasi kjo ofrohet automatikisht nga operatori i rrjetit. Pra pavarësisht nga furnizuesi që përzgjidhet ndryshimi i vetëm është nga vjen energjia dhe në çdo rast operatori i rrjetit mbetet përgjegjëse për sigurimin e energjisë për konsumatorin final. Kështu, i vetmi ndryshim i pritshëm është çmimi i furnizimit dhe referencat e furnizuesit në faturë.

Tregu i lire i energjisë në vende të ndryshme dhe përfitimet e tij

Derregullimi i energjisë po fiton terren dhe është në faza të ndryshme nga vendi në vend. Te shumta janë shtetet që kanë plotësuar hapjen e tregut për energjinë elektrike dhe gazin natyror, duke mundësuar tarifa me te mira për konsumatorin. Natyrisht ka shumë vende, kryesisht ato me pak te zhvilluara, që ende nuk e kanë plotësuar këtë proces. Por duke shikuar përfitimet ekonomike të tij tashmë ai është në zhvillim në të katër anët e botës.

Tregu i lirë hap mundësinë për të zgjedhur midis furnizuesve të ndryshëm të energjisë elektrike. Me konkurrencën vinë edhe risitë dhe rritet efikasiteti duke mundësuar të zgjedhurin e furnizuesit me çmimin, produktin, shërbimin dhe cilësinë sipas nevojave specifike të secilit klient. Për më shumë e gjitha përkthehet në zhvillim dhe punësim duke thyer përfundimisht status quo-n e monopolit publik.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

 2,147,483,647 total views,  1 views today

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: