Sistemi Universitar dhe Sfida e Tregut të Energjisë

Sistemi Universitar dhe Sfida e Tregut të Energjisë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

Sistemi Universitar; Sfida e Tregut të Energjisë; proceseve integruese; sektorin e energjisë; reformimin e plan-programeve universitare; sistemi universitar; zbatimi i reformave; sistemit gjyqësor; procesi i rindërtimit; masa emergjente; e kapur nga nevojat e momentit; inxhinierët e ndërtimit, gjeologët, arkitektet; periudhës së gjate të tranzicionit; ndryshimin e qasjes të deritanishme; shndërruar gati deri në fatalizëm.

Reflektim mbi domosdoshmërinë e shoqërimit të proceseve integruese, veçanërisht për sa shikon sektorin e energjisë, me reformimin e plan-programeve universitare

Në momenti aktual sistemi universitar ka rinisur zhvillimin e leksioneve në të gjitha ciklet dhe nivelet. Njëkohësisht, përqendrimi i vëmendjes mbi pasojat e tërmetit dhe fazën e rindërtimit, duket se kanë eklipsuar ose të paktën zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit nga zbatimi i reformave jetike si ajo e sistemit gjyqësor, arsimor, energjetik, etj.

Megjithëse dakordësinë mbi nevojën emergjente që paraqet procesi i rindërtimit, qoftë edhe një reflektim i përciptë bënë të mendosh se situata në të cilin jemi sot duhet të jete pak (apo shumë) e trashëguar si produkt i një mendësie që ndërhynë kudo vetëm me masa emergjente dhe kur ndihet e kapur nga nevojat e momentit.

Pikërisht në vijim të kësaj qasje, vetëm këto ditë, dhe me të drejtë, e gjithë vëmendja është përqendruar tek inxhinierët e ndërtimit, gjeologët, arkitektet, etj. Një “rizbulim” i këtyre figurave të harruara tërësisht gjatë periudhës së gjatë të tranzicionit. Eksperiencë që bën të nevojshme ndryshimin e qasjes të deritanishme të shndërruar gati deri në fatalizëm.

Ndryshim qasje që duhet të vij me patjetër e ofruar, ndër të tjera, edhe nga reformimi i shumëkërkuar i sistemit universitar, duke rishikuar kurrikulat dhe adoptuar ato me kërkesat e reja e tregut. Në këtë kuadër vëmendja duhet të përqendrohet në sektorët me rendiment prodhues më të lartë dhe që hedhin themelet e zhvillimit ekonomik, ku spikatin ndër të tjera veçanërisht reforma e sistemit të energjisë.

Në vendet më të avancuar kjo shikon më së shumti sistemin e IT dhe ato normalisht të zhvilluara atë të modeleve ekonomike. Në vendin tonë me një ekonomi tregu akoma në zhvillim, primare është plotësimi i kuadrit normativ dhe atij rregullator e ndërhyrjen me politika smart. Në fazën aktuale, roli i legjislacionit nuk mbulon një apo disa aspekte teorike apo dhe thjesht teknike, por një kuadër rregullues gjithëpërfshirës që prek në qelizë të gjithë aspektet e sistemit ekonomik shqiptar.

Këto të fundit si themelet e një sistemi që gjejnë zbatim e bëhen më të lehtë të aplikueshëm e në  shërbim  të  qytetarëve dhe bizneseve nëse arrijnë standardet e nevojshme që në fazën e hartimit e tyre. Madje këto standarde brenda BE-së, po shkojnë drejt unifikimit dhe janë pikërisht vendet që në  perspektivën më të mire të së ardhmes së tyre, si pjesë e këtij bashkimi, garantojnë  përmbushjen e tyre.

Sigurisht,  që momenti  për të diskutuar për këto çështje nuk mund të jete më i përshtatshëm edhe në Shqipëri, pasi siç dihet sfidat që e presin përpara vendin në momentin e çeljes se negociatave janë me të vërtet të rëndësisë strategjike. Në këtë kuadër përafrimi i legjislacionit me Bashkimin Evropian, është edhe një nga detyrimet më të rëndësishme në aspiratën për të qenë pjesë e familjes evropiane.

Përafrimi që luan rol të qenësishëm gjatë negociatave të anëtarësimit. Në fakt, me përjashtim të kushtëzimit politik, pjesa më madhe e procesit të anëtarësimit ka të bëjë me përafrimin e ligjeve dhe negocimin e dispozitave kalimtare për aplikimin e të drejtës së BE-së. Përafrim që mbulon acquis-in e BE-së në tërësinë e vet. Pra, bëhet fjalë për qindra akte normative si dhe praktikën gjyqësore te konsoliduar të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian.

Madje siç vërtetohet nga përvoja e mjaft anëtarëve të rinj të BE-së, anëtarësimi përshpejtohet me anë të avancimit në implementimin në legjislacionin e brendshëm të acquis të BE-së. Kështu që dhe e gjithë administrata dhe kompanitë publike po punojnë dhe kanë nevojë emergjente për ekspertizë te kualifikuar për të arritur këto objektiva.

Ndërkohe një gjë është e qartë, përafrimi ligjor nuk mund të bëhet thjesht si një proces mekanik, as me nxitim dhe në momentin e fundit. Përafrimi kërkon një strategji të hollësishme dhe të mirë menduar, por mbi të gjitha ndërtimin e kapaciteteve konkrete në sektorin publik dhe privat dhe zbatimin e angazhimeve të marra.

Nisur nga ky fakt, por edhe në lidhje me detyrimin në kuadër të Procesit te Berlinit për të përafruar acquis-in BE-së në sektorin e energjisë, së fundmi më 10 Dhjetor është ndjekur me bërjen publike të çuarjes përpara të ndarjes vertikale të kompanisë së furnizimit të energjisë. Një arritje kjo më të vërtet për t’u përgëzuar, duke shënuar ndarjen e definitive me epokën e monopolit publik. Sa këtu pritet të ndiqet brenda disa ditëve me lançimin e bursës së energjisë.

E gjitha sa më sipër po vjen në kuadër të zbatimit të planit kombëtar të reformimit strategjik të sektorit të energjisë. Por ky dokumentet shumë i rëndësishëm do të jetë vetëm fillimi i “udhëtimit”. Në realitet kjo pjesë mbulon masat afatshkurtra për periudhën 2018-2020. Pjesë që do duhet mëndej të përditësohet çdo vit për të pasqyruar prioritet për zhvillim në procesin e integrimit rajonal dhe evropian, si edhe ndryshimet në vetë BE-në.

Pra ky plan nuk është një dokument statik, madje që nga fillimi i vitit 2020 duhet të nisi rishikimi dhe përditësimi i tij. Përafrimi i legjislacionit që duhet të pasohet nga përafrimi i standardeve evropiane në praktikë. Një proces shumëplanësh që nuk shtrihet në planin publik, por në këtë rast shikon direkt individin si konsumator duke e vënë në qendër të këtij transformimi.

Përafrimi pra që është një proces që na prek të gjithëve dhe siç kuptohet ky proces do të formësojë të gjithë sistemin tonë ekonomik në vitet në vijim. Në këtë kuadër pra mund të thuhet që pas janarit jemi jo vetëm në një moment të shumëpritur historik, por në një moment që shënon edhe kapërcimin në një etapë të re e cila duhet të na bëjë të jemi të ndërgjegjshëm se përpara na pret një punë kolosale, për të përmbushur reformën dhe mbi të gjitha për të nxjerr përfitimet e nevojshme nga procesi i integrimit.

Por kjo do të thotë edhe që në këtë moment jemi në periudhën më të mirë për ngritjen e kapaciteteve veçanërisht për të rinjtë. Pikërisht për këtë, në periudhën në vijim, nëse nuk do të duam të gjendemi në të njëjtën situatë, si në sektorin e ndërtimeve, gjyqësorin, apo të çfarë do tjetër, do të duhet që të fillojmë pikërisht nga kurrikulat e duhura në përgatitjen e brezit me të ri që është e vetmja mundësi reale e zbatimit në praktik i këtij transformimi rrënjësor.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

 2,147,483,647 total views,  1 views today

Lini një Përgjigje

This website uses cookies. By continuing to use this site, you accept our use of cookies. 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: