Ekopolitikë: “Reforma e Papërfunduar Energjetike”

Ekopolitikë: “Reforma e Papërfunduar Energjetike”

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

  • Ekopolitikë; Reforma e Papërfunduar Energjetike; Tregu shqiptar i energjisë; proces ristrukturimi; bursës së energjisë; procesit të rimëkëmbjes; planit strategjik për reformimin e sektorit; tregu; modelin e gabuar të biznesit; faze tranzitore; Bardhi Sejdarasi; Pano Soko; Mërgim Bylberi.

Tregu shqiptar i energjisë po kalon një proces ristrukturimi të plotë e cila do finalizohet me lançimin së afërmi të bursës së energjisë. Për të bërë të mundur të cilën, pas përfundimit të procesit të rimëkëmbjes, ka filluar zbatimi i planit strategjik për reformimin e sektorit. Në këtë drejtim hapat e hedhur po japin frytet e tyre të para. Zhvillime të cilat kanë treguar se problemi nuk ka qëndruar tek tregu, por në modelin e gabuar të biznesit të ndjekur. Për këtë, plotësimi i kësaj faze tranzitore tashmë duhet të përshpejtohet sa më parë.

Mbi sa më sipër, se pari arritëm të shpjegojmë se energjia si çdo mall (commodity) sigurohet në bursa. Si shërbim ofrohet nga kompani që mbahen nga tarifat dhe në bazë kanë ndjekjen e fitimit. Ndërsa investimet kreditohen nga bankat bazuar në plane biznesi të qarta e me kosto të larta dhe jo dokumente me 3 faqe të kopjuara nga Google. Si dhe ndryshe nga shumë investime të tjera, studimet teknike janë të domosdoshme në radhë të parë për të analizuar vlefshmërinë (fizibilitetin) e investimit në interes të vetë palëve të përfshira.

Po ashtu u munduam të qartësojmë se zhvillimet rajonale dhe interesat makro-ekonomike bëjnë që tashmë të mbetet edhe shumë pak hapësirë për ata që akoma “ëndërrojnë” vazhdimin e mbështetjes së sektorit në tarifa të caktuara në tavolinë. Nga ana tjetër, edhe sistemit në vetvete i mbetet shumë pak hapësirë për të vazhduar ngarkimin e borxheve te fshehura mbi kompanitë publike duke e shpërndarë atë me tej në mënyrë indirekte për të gjithë klientët.

Në këtë kontekst, megjithatë është befasuese konstatimi i marrëdhënies që ne vazhdojmë të kemi me energjinë elektrike. Natyrisht ngërçet e këtij zhvillimi në fazën e parë janë deri diku të pritshme. Si dhe shpjegimi mund të gjendet tek kompleksiteti dhe vështirësia e lartë teknike e kësaj fushe, por pikërisht për këtë duhet shtuar ritmi i reformës.  Në të kundër ajo që prevalon herës-herës është shfrytëzimi nga politika e 30 viteve të fundit, që për nevojat e saj afatshkurtra nuk humb rastin për premtime dhe masa populiste. Për këtë thelbësore është ndërtimi i një dialogu konstruktiv midis të gjitha palëve, duke filluar nga grupet e interesit dhe bota akademike.

Nga ana tjetër edhe pse faji për reformat e munguara i takon kryesisht politikës, përgjegjës janë edhe të gjithëve ata që nuk kanë përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë për te cilën janë paguar. Një handikap në burimet njerëzore dhe asenteizëm që kanë ndikuar në mos plotësimin e reformës apo kanë bërë që duke menduar se duke mashtruar kohën do të mashtrohet edhe tregu. Por tregu është diçka e gjallë dhe hapësirat që lihen bosh merren nga konkurrentët, gjë që nuk mund të mos konsiderohet si regres siç referohet edhe në raportin e fundit të sekretariatit të energjisë.

Megjithatë, zhvillimet rajonale tashmë punojnë për një ndryshim të qasjes nga autoritetet vendimmarrëse, kompanitë publike dhe private, por edhe vetë konsumatori. Një ndryshim jo i lehtë i praktikes së deritanishme që imponohet po ashtu si prioritet absolut lidhur me fuqinë blerëse dhe totalin e rëndësishëm të të ardhura tona që shkojnë për energjinë, e cila regjistron çdo vit një trend ritës me 5-7% duke arritur tashmë një turnover rreth 550 mil/Euro.

Mbi sa më sipër, shumë mbetet për t’u thënë, por prapë duhet të jemi të kënaqur që edhe në prag të Krishtlindjes dhe me shumë preokupime për pasojat e pas tërmetit, së bashku me Bardhi Sejdarasi, Pano Soko, dhe Mërgim Bylberi, arritëm të hapnim një dialog shumë premtues, duke vënë bashkë kapacitet tona dhe dëshirën më të mirë në emisionin Ekopolitikë të drejtuar nga Besart Kadia, pranë Rtv Ora News, më 20 Dhjetor 2019.

Për më shumë mbi sa më sipër jeni të ftuar të gjeni videon e plotë të emisionit Ekopolitikë “Reforma e Papërfunduar Energjetike” nga Besart Kadia, RTV Ora News, më 20 Dhjetor 2019.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

 2,147,483,647 total views,  1 views today

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: