Efektet e bursës së energjisë në rritjen ekonomike

Efektet e bursës në rritjen ekonomike

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

#rritje ekonomike; #Sipërmarrjeve; #Energjinë Elektrike; #Operatori i Shpërndarjes; #MIE; #strategjie; #skenarëve zhvillimit; #efikasitetit ekonomik; #transparencën, efikasitetin dhe konkurrencën; #vlerën reale të energjisë elektrike; #nxisim aktivizimin e masave për të rritur konkurrencën; #efikasitetin dhe mbrojtjen eventuale më të mirë për konsumatorët në nevojë.

Pak ditë më parë, vetëm më datë 10 Dhjetor, u zhvillua live aktiviteti “Aksesi i Sipërmarrjeve në Energjinë Elektrike. Lehtësirat dhe problematikat”. Panel bashkëbisedimi i organizuar nga OSHEE, në kuadër të sfidave në kushtet e një tregu të liberalizuar. Në këtë kuadër u konfirmua se krijimi i bursës shqiptare të energjisë, si dhe ndarja e Operatorit të Shpërndarjes, janë dy hapa të rëndësishme që MIE ka ndërmarrë dhe po përmbush me sukses në kuadër të reformës në energji gjatë vitit 2019, pas vonesave që këto procese kanë pasur në të shkuarën.

Sa më sipër vjen në kuadër te transformimeve te thella te ndërmarre ne sektorin e energjisë, definuar nga Marsi 2018 ndërmjet një strategjie që i referohet skenarëve të ndryshëm të zhvillimit. Në këtë drejtim opsionet që hapen janë të shumta dhe komplekse, te cilat ne një inkuadrim të përgjithshëm, emërues te përbashkët kane synimin e mundësive te ofruara nga hapja e tregut të energjisë. Drejtim mbi të cilin do të përpiqemi të bëjmë një reflektim të thjeshtuar, duke përmbledhur aspektet më të rëndësishme lidhur me ndikimin e bursës së energjisë në rritjen e efikasitetit ekonomik.

Së pari, për të qartësuar kuadrin, mbi dilemat që shoqërojnë këtë risi, fakt i pranuar nga të gjithë është se bursat rrisin transparencën, efikasitetin dhe konkurrencën. Meqenëse çmimi i energjisë, si çdo mall dhe shërbim që ofrohet mbi bazë tregu, ndërvaret nga shumë faktorë, në finale nëse hapim tregun, mbi të gjitha do të kuptojmë vlerën reale të energjisë elektrike, dhe nxisim aktivizimin e masave për të rritur konkurrencën, efikasitetin dhe mbrojtjen eventuale më të mirë për konsumatorët në nevojë.

Më tej, njëkohësisht, duke u bazuar në sinjalet e tregut, do të kuptojmë se si do duam të trajtojmë varësinë që kemi nga importi, ku tradicionalisht blejmë mesatarisht 30%, dhe jo shumë larg por vetëm gjate këtij viti kemi arritur në kuotën rreth 48% (për rreth 175 mil/Euro). Pra në varësi edhe të çmimeve të tregut do kemi dhe marrjen e vendime për investime të reja aty ku duhen, duke u bazuar mbi një logjik ekonomike. Por e rëndësishme është të theksohet se pjesa më e madhe e investimeve të bëra deri më sot është ngarkuar mbi faturën e energjisë dhe vetëm liberalizimi bënë të mundur që kjo barrë të shpërndahet në mënyrën sa më eficiente mbi sistemin në tërësi apo më saktë mbi përfituesit reale të tij.

Për më shumë, me hapjen e tregut të energjisë shumë sektorë të lidhur por edhe biznese të reja aktivizohen në një zinxhirë vlere të shtuar edhe punësimi. Ndërkohë që sinjalet e çmimeve do të bënin që konsumatorët dhe bizneset, të ndryshojnë qasjen dhe të fillojnë të lëvizin drejt zgjidhjeve që shikojnë më oportune lidhur me masat për përdorim efikas të saj apo edhe për vet prodhimin e energjisë. Nga ana tjetër, fondet e lira publike do mund të riorientohen për të përforcuar rrjetin e energjisë elektrike, sistemet e integruar te ngrohjes dhe prodhimit te energjisë apo dhe depozitimin e saj, duke u kthyer kështu në një investim afatgjatë për të gjithë shoqërinë.

Me tej, plani strategjik për reformimin e sektorit të energjisë në Shqipëri, referon gjithashtu një strategji për ofertën publike, që potencialisht do të çonte në një privatizim të plotë të furnizimit nga investitorë strategjikë, duke lehtësuar zbatimin e transformimit të një kuadri konkurrues në praktikë. Plan që nga ana tjetër, pikërisht lidhur me përthithjen e kapitaleve të lira, parashikon hapjen për publikun shqiptar të kompanisë OSSH, ku gjithsesi paketa kontrolluese do të mbahet nga ministria e energjisë duke ruajtur kontrollin mbi këtë biznes të rregulluar strategjik.

Lidhur mbi përfitimet e këtij trasformimi, rajoni dhe vendi jonë është vetëm i fundit që hynë në këtë rrugë, dhe fakt është se bursat të paktën në panoramën e përgjithshme të BE-së, me trendin aktual dhe të pritshëm, priren të kenë çmime afatgjatë në ulje dhe luhatje të forta përgjatë ditës. Për këtë arsye, në të ardhmen, fitimet më të mëdha nuk do të gjenerohen nga investimet apo kontratat afatgjata të lidhura qoftë dhe në formën e PPA-ve ose marrëveshjeve të drejtpërdrejta, por nga menaxhimi apo më mirë ofrimi i shërbimeve të integruara energjetike.

Për të gjitha këto, hapja e tregut përveç se detyrim i pashmangshëm për t’u integruar në tregun pan-evropian të energjisë duke zbatuar Paketën e Tretë të Energjisë të BE-së, ndër të tjera lidhur me kapitujt e negociatave të integrimit 15 dhe 21, është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të vënë në efeciencë ekonomike sektorin privat edhe atë publik. Efektet do të jenë të shumta dhe të menjëhershme, për shkak të transformimit të kompanive në aktorë të zhvillimit në një treg që qarkullon përmbi 550 mil/Euro në vit.

Ky artikull në pjesën më të madhe të tij është diskutuar përgjatë intervistës “Zhvillimet e ofruara nga liberalizimi i tregut të energjisë elektrike“, dhënë për emisionin “Për të Fol”, të drejtuar nga Z. Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 04 Janar 2019.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

 2,147,483,647 total views,  1 views today

Lini një Përgjigje

This website uses cookies. By continuing to use this site, you accept our use of cookies. 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: