Demokracia mbi të gjitha procedurë dhe frymë

Demokracia mbi të gjitha procedurë dhe frymë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Pedagog në Departamentin e Drejtësisë të UMB-së

demokracia mbi të gjitha procedurë mbi të gjitha procedurë dhe të gjitha procedurë dhe frymë gjitha procedurë dhe frymë nga procedurë dhe frymë nga lorenc

Me këtë përmbledhje të shkurtër nuk duam të marrim përsipër t’i themi kujt nëse ka bërë mirë duke marrë pjesë në zgjedhjet lokale ose duke ikur të marrë diellin e fundjavës, sepse thjesht përgjegjësia i takon gjithë secilit. Por ndihemi të themi që Shteti duhet konsideruar nga format më të rëndësishme dhe të qenësishme të organizimit shoqëror.

Në kohën e sotme zakonisht vendet ndahen në dy kategori të mëdha: sistemet demokratike dhe autokratike. Dallim që nuk referon aq në aspektet që i interesojnë çdo personi individualisht lidhur me barazinë dhe mundësitë ekonomike e sociale, se sa mbi të drejtat kolektive si ato që një sistem synon të garantojë dhe realizojë midis shtetasve lidhur me shprehjen dhe pjesëmarrjen në jetën politike, bazuar mbi ndarjen e pushteteve dhe barazinë përpara ligjit.

Këto terma janë definicione komplekse, por thelbi mbizotërues i formave demokratike të organizimit bazohet tek procedura vendimmarrëse. Konceptim që themelohet pra së pari mbi respektin e procedurës përtej përmbajtës të bazuar në filozofi vlerash të ndryshueshme, veçanërisht në sistemet e brishta e në zhvillim si ai aktual në Shqipëri.

Ndërkohë, debati nëse demokracia paraqitet vetëm si një bashkësi rregullash formale apo edhe si një sistem i bazuar mbi një bërthamë thelbësore parimesh dhe vlerash dhe cilat janë ato është një diskutim i cili mund të shtrihet në pafundësi duke përbërë një sfidë në plotësim edhe për vendet më me traditë më të thellë demokratike.

Por nëse do të adoptohej një koncept tërësisht i pastër dhe utopik i demokracisë mund të arrijmë në paradoksin sipas të cilit nëse shumica e popullit heq dorë nga e drejta për të zgjedhur drejtuesit e tij, do të të hiqej dorë nga sistemi demokratik me anë të votës, duke i besuar pushtetin një diktatori dhe duke i mohuar pakicës të drejta e saj. Në këtë rast do të kishim dhënien e një kontributi direkt dhe individual në pranim e transformimit të demokracisë në një sistem autokratik.

Natyrisht edhe në këtë drejtim sfumaturat e modeleve janë të shumta. Në një anë janë ato që e konceptojnë të drejtën e votës si fakoltative, d.m.th. zgjedhësit në mënyre individuale, mbështetur në teorinë ius natyraliste që buron nga idetë iluministe, nuk kanë asnjë pengese për të abstenuar nga ky detyrim që mbetet thjeshtë moral.

Por nga ana tjetër, teoria jus publicistike dhe dualiste, të drejtën politike për të votuar nuk e kanë konceptuar vetëm si një të drejtë subjektive të qytetarit përballë shtetit por edhe si e drejtë funksionale për të ushtruar ata një funksion publik, si një potestà elektorale. Detyrim që në modelin belg, grek, etj., qëndron për sa i përket pjesëmarrjes pa shkelur parimin e lirisë së votës.

Si përfundim demokracia është me siguri një sistem rregullash procedurale por edhe një bashkësi parimesh dhe vlerash të përfshira në këto rregulla apo të nënkuptuara. Ato janë pjesë e një koncepti ideal dhe përbëjnë një vizion kompleks të njeriut dhe botës në të cilën gjithsecili në mënyre ideale aspiron të jetë pjesë.

Ky dualitet bën që cilado qoftë zgjedhja në një sistem demokratik nuk paraqitet kurrë si një vendimmarrje absolute në vetvete, i plazmuar dhe i përkrye, por më shumë si një proces në zhvillim të vazhdueshëm dhe nën tension konstant drejt realizimit të ashtuquajturit perfeksionim të demokracisë.

Në realitet sistemet demokratike janë me përfaqësim indirekt dhe ajo që mbetet në mundësinë e fundit të sovranit është të konfirmuarit të vullneti për të kontribuar në mënyrë aktive në komunitetin të cilit i përket, sa herë që kërkohet dhe në të gjitha proceset ku pjesëmarrja sado pak konsiderohet qoftë edhe formalisht një avancim konstruktiv.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

876,786,313 total views, 68 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: