Opinion mbi skanimin e HEC-ve nga Lorenc Gordani

Opinion mbi skanimin e HEC-ve

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

opinion mbi skanimin e hec-ve mbi skanimin e hec-ve nga skanimin e hec-ve nga lorenc e hec-ve nga lorenc gordani opinion mbi skanimin e

Në momentin aktual, janë të shumta zhvillimet në sektorin e energjisë, ku vetëm duke ju referuar periudhës së fundit mujore mund të përmendim ndër të tjera: garen për Tec Vlorën, mos arritja e nivelit të kërkuar të uljeve të humbjeve në rrjet, skandali Dunwell Haberman (DH Albania), negocimi tej zgjatur i PV Akernisë, aprovimin e planit të reformës (p.sh. lidhur me derregullimin e çmimeve), etj. Me gjithë këto, por në fakt edhe shumë tjetër, me sa duket më shumë vëmendje morri lajmi për bërjen e “bilancit të përgjithshëm” për të qartësuar situatën duke filluar nga sektori i hidrove. Në fakt sa këtu ka nisur shumë kohë më parë, ndjekur veçanërisht me EITI-in, dhe si në shumë sektorë të tjerë, duket se së fundmi po përfshin në një lloj “vetting-u” apo “reflektim mbi transparencën” edhe sektorin e energjisë.

Megjithatë, aktualisht lidhur me sa bërë publike nga ministria e energjisë, fakt është se nuk kemi një urdhër, udhëzim, apo diçka tjetër në formë zyrtare. Por pavarësisht këtë, befasuese është të dëgjohet nga aktorët direkt të interesuar që nuk janë përfshirë apo nuk kanë pasur informacion. Ndërkohë që normalisht partneritet janë të ndërlidhura në vazhdimësi në një procedurë normale komunikimi dhe monitorimi, përgjatë së cilës nëse ka probleme kërkohet të plotësohen me dakordësi, madje pa munguar edhe në vendosjen e penaliteteve të rastit. Më tej vetëm nëse verifikohen kushtet e parashikuar në ligj dhe të dakordësuara (apo caktuara) në kontratë kjo mund të çoj në prishjen e marrëveshjes koncesionare duke kaluar përmes gjykatave kompetente.

Në të kundër ajo që konkretisht kemi në këtë rast janë thjeshtë disa deklarata përgjatë një tour-i njohës në terren në një objekt ose me saktë vend me vlera dhe specifika të dalluara natyrore. Për vijimin, situata konkrete nuk është qartësuar tërësisht për të dhënë një gjykim të plotë, madje është trajtuar edhe nga shumë aktorë me një lloj “paragjykimi” disi të nxituar. Për këtë duhen pritur hapat zyrtarë të ministrisë së energjisë dhe autoriteteve të tjera (Atrako) atyre të varësisë (AKBN) apo të pavarura (ERE), dhe natyrisht të dëgjohen të gjithë përfaqësuesit e investitorëve, shoqatat mjedisore, e më gjerë vetë kompanitë e interesuara.

Gjithsesi, fakt është që tashmë kemi një rritje të ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore të cilat po kërkojnë më shumë vëmendje nga politika. Kemi në krye të sektorit një drejtuese me energji të reja dhe e orientuar drejt masave konkrete. Siç për sa i përket ideve kemi domosdoshmërinë e një riorientim të sektorit drejt liberalizmit, mundësisë tashmë për të bërë vepra të mëdha si p.sh. HEC-et në Sakavicë, Zhur, Dragash, apo në teknologji të reja (PV, gaz natyror, eolike, etj.). Jemi në një moment ku duhet të vendoset strategjia për klimën por dhe arritja e standardeve në çështjet mjedisore lidhur me hapjen e negociatave (kapitulli 27), por të mos harrojmë që është edhe një vit i rëndësishëm përballje elektorale.

Pavarësisht sa më sipër, pra përveç nevojës për më shumë informacion, për sa deri këtu diskutuar në fazën aktuale ngrihen edhe disa rezerva. Thelbi i të cilave ka të bëj me faktin se nuk mund të trajtohen të gjitha koncesionet bashkë pasi çdo projekt është një histori tërësisht më vete. Në çdo rast duhet të ndiqen procedurat ligjore specifike të parashikuara me ligj. Në të kundër në skenarin që do të anashkalohen etapat do të rrezikoheshim të futeshim në një kolaps gjyqësor, që në vend të ofronte zgjidhje do të ngrinte edhe më tej status quo-në aktuale. Natyrisht çështje që më tej duan një trajtim specifik janë ato që lidhen me procedurat e monitorimit dhe menaxhimit të kontratave.

Ky artikull në pjesën më të madhe të tij është diskutuar përgjatë intervistës dhënë për emisionin “Për të Fol”, të drejtuar nga znj. Dafina Hysa, pranë Radio Televizionit Scan, më 30 Janar 2019.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: