Ç’po ndodh me sistemin energjitik nga Lorenc Gordani

Ç’po ndodh me sistemin energjitik

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

e energjisë energjisë në shqipëri lorenc gordani është një january 2019

Sektori energjitik është një nga strategjikët për ekonominë e një vendi. Tek ne, ky sektor ka kaluar peripeci të ndryshme megjithatë situata është e turbullt.  Nisur dhe nga rëndësia e temës, i ftuar në emisionin “Para dhe Pasuri” në Ora News ishte z. Lorenc Gordani. Ky i fundit bëri një pasqyrë përmbledhëse sa i takon gjendjes aktuale të sektorit energjitik në vend.

Sektori i energjisë ka dalë nga kolapsi në të cilin u ndodh gjatë privatizimit. Sipas z. Gordani kanë qenë disa burime të cilat ndikuan në përmirësimin e gjendjes. Fakti që u ndërmorrën nisma konkrete apo plane të sakta tregon se sektori ka filluar të shikojë drejt së ardhmes.

Një tjetër problem që lidhet me sektori ka të bëjë dhe me humbjet që ndodhin në rrjet. Është fakt që sistemi energjitik vjen pas një periudhe që shoqërohej me humbje të mëdha e që tani këto të fundit kanë rënë në nivele të pranueshme. Këto rezultate vijnë si pasojë e investimeve dhe reformës që u iniciua pikërisht për këtë shkak.

Plani strategjik për reformimin e energjisë është një tjetër hap i rëndësishëm sipas z. Gordani. Përgjatë këtij plani është bërë një parashikim sa i takon së ardhmes. Ndërkohë faktike është se çdo parashikim që ka qenë vendosur nuk është arritur plotësisht. Praktikisht këtë mund ta përkthejmë që rruga përpara do vazhdoj të jetë akoma shume e gjatë.

Ky artikull është një përmbledhje e sa diskutuar përgjatë intervistës Raporti i bankës botërore, sfidat e energjisë në Shqipëri”, dhënë për emisionin “Para & Pasuri”, të drejtuar nga Z. Besart Kadia, pranë Rtv Ora News, më 09 Janar 2019.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: