Ndikimi i gazit natyror në tregun e energjisë

Ndikimi i gazit natyror në tregun e energjisë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

gazit natyror në tregun e natyror në tregun e energjisë në tregun e energjisë nga tregun e energjisë nga lorenc e energjisë nga lorenc gordani

Kohët e fundit, tregu shqiptar i energjisë po përparon me një sërë inovacionesh të njëkohshme që pritet të ndryshojnë plotësisht sfondin e së ardhmes. Në këtë drejtim së pari synohet të “luftohet” ndikimi negativ tek financat publike nga vulnerabiliteti i kushteve të motit, por edhe t’i jepet një vlerë e shtuar burimeve ujore që deri më tani kanë gjetur zhvillim të gjerë në praktikë.

Njëkohësisht nuk duhen harruar avancimet e rëndësishme për sa i përket energjive të rinuovueshme alternative, siç janë ato që lidhen me diellin por edhe me erën, që aktualisht mbeten të bllokuara. Për më tej, presuese është çështja mbi kuadrin e hapjes së tregut dhe eficiencën. Ku duket se të gjitha së bashku bëjnë të arrihet pika e kthesës vendimtare me plotësimet e zhvillimit të sektorit të gazit, ndër të tjera si pjesë (bashkë me elektricitetin) e tregut të përbashkët të energjisë të BE-së.

Në fakt, në këtë drejtim vendi ka punuar në një kohë të gjatë me institucionet e BE-së dhe aktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ndërkohë, që po avancohet me futjen në fazën e operimit të projektit të gazsjellësit Tap, me mbështetjen e Bashkimit Evropian është përmbushur ndërtimi i Masteplanit të Gazit të gjithë Shqipërisë, për të cilin BE-ja jo vetëm akordoi një grand prej 1.1 milionë eurosh, por edhe ka vënë në dispozicion ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.

Përgatitje që është vlerësuar si një hap drejt krijimit të një dokumenti kombëtar unik në sektorin e gazit, që është në njëjtën kohë dhe një udhëzues për programin e hapave të mëtejshëm të këtij sektori për diversifikimin e burimeve të energjisë. Studim që shqyrton të gjitha opsionet e mundshme, për të identifikuar parakushtet teknike dhe tregtare për zhvillimin e sektorit, duke përfshirë dhe rrjetet e shpërndarjes, impiantet e prodhimit të energjisë elektrike, etj.

Në këtë kuadër kryesisht synohet që një pjesë e gazit të shkojë për prodhimin e energjisë elektrike, duke përbërë një burim bazë, që kombinuar me rezervat e mëdha hidrike, të garantojë një siguri më të madhe energjetike, sidomos për kërkesën base load por në kushte specifike edhe për pikun (peak load). Ndërkohe që sa më sipër krijon mundësi të reja për përdorimin e gazit në sektorë të ndryshëm të industrisë, e më tej edhe tek konsumatorët familjarë.

Kështu zhvillimet e më sipërme kanë parë natyrshëm së fundmi hapjen e planifikuar prej disa vitesh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të garës për dhënien me koncesion/PPP për rehabilitimin dhe vënien në punë të Termocentralit të Vlorës si dhe të ndërtimit të tubacionit Fier-Vlorë të furnizimit me gaz. Vlera e parashikuar e projektit sipas studimit të fizibilitetit është në rreth 58.7 milionë euro, ndërsa lloji i kontratës përfshin rehabilitimin, operimin dhe më pas transferimin pranë autoriteteve shtetërore.

Sa këtu hap mundësinë që konsumatori final të përfitoj, përveç se nga çmimet (e liberalizuara) tashmë të rajonit dhe shume shpejt kombëtare, dhe nga kontratat afatgjata me çmim fiks të energjisë elektrike. Në këtë drejtim përfituesja e  parë e madhe do jetë veçanërisht industria shqiptare, që do të mund të marrë avantazh nga mundësia e furnizimit me një burim alternativ e shumë më të qëndrueshëm e tarifa konkurruese nga ato aktuale të energjisë elektrike.

Por sa më sipër është e rëndësishme veçanërisht edhe për mundësinë që ofron lidhur me kostot më të ulëta në perspektiven strategjike të investimeve, për të modeluar më mirë potencialin variabël të burimeve të rinovueshme dhe nevojat për balancim të prodhuesve dhe konsumatorëve vendas. Alternativa që do japin mundësi të zhvillimit të projekte fotovoltaike por dhe të atyre eolike prej qindra milion eurosh, të cilat aktualisht qëndrojnë prej shumë vitesh të fjetura në sirtarë.

Pra në mënyrë përmbledhëse projekti Tap nuk është thjeshtë një tub që sjell gaz, por e kthen Shqipërinë në një nyje të furnizimit, dhe jo vetëm forcon sigurinë energjetike të vendit, por hap mundësi të mëdha për investime duke krijuar në zinxhir vlerë për shumë industri të tjera. Një kuadër totalisht i ri pra që është parakusht për ta shndërruar vendin në një destinacion shumë më tërheqës investimesh që kanë nevojë për një konsum të madh energjie, e cila përndryshe do të përbente një sfidë dhe barriere të madhe për t’u kapërcyer për tregun tonë të vogël të energjisë.

Shënim: Mendimet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

785,764,372 total views, 28 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: