Hapja e tregut të lirë për konsumatorët e energjisë

Hapja e tregut të lirë për konsumatorët e energjisë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Pedagog në Departamentin e Drejtësisë në UMB

hapja e tregut të lirë e tregut të lirë për tregut të lirë për konsumatorët të lirë për konsumatorët e lirë për konsumatorët e energjisë

Tregu i lirë i energjisë po përgatitet të hapet për rreth 1100 konsumatorë të rinj, të cilët duke qenë ndër kompanitë më të mëdha për sa i takon konsumit përbëjnë edhe fazën më të rëndësishme të këtij procesi. Fazë e cila do ndiqet më tej me daljen e 4800 të tjerëve, të cilët së bashku mbulojnë rreth 38% të konsumit të përgjithshëm.

Natyrisht ky proces do të plotësohet më tej, duke ndërtuar një kuadër konkurrues dhe atraktiv për konsumatorët familjarë. Konsumatorë të cilët mund të përzgjedhin midis furnizuesve alternativ dhe atij të furnizimit publik d.m.th. Furnizuesit të Tregut të Lirë (FTL).

Transformime të rëndësishme mbi kuadrin e derikëtushëm kombëtar të energjisë që po ndikohen thellësisht nga ato në nivel rajonal. Praktikisht, ritmi i zbatimit të Paketës së Tretë të Energjisë për sa i takon hapjes së tregut me shumicë dhe krijimit të Bursës së Energjisë Shqiptare (APEX), është e paevitueshme të mos ecë krah për krah së bashku me hapjen graduale të tregut të shitjes me pakicë nëpërmjet ndarjes së OSHEE-së – në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesin Universal duke përfshirë kompaninë e furnizimit të konsumatorëve në tregun e lirë – dhe deregulimin e plotë të furnizimit me energji elektrike.

Kështu, avancimi i tregut rajonal po bën të hequrit dorë nga masat e derikëtushëm “konservative” drejt aplikimit të kushteve për krijimin e një kuadri konkurrues dhe deregulim efektiv. Aktualisht hapja formale e tregut me pakicë të elektricitetit ka arritur në nivelin 16%. Për të plotësuar të cilën OSHEE-ja ka krijuar nga Marsi 2018 tre kompani të pavarura duke i dhëne udhë ndarjes së plotë ligjore ose legal unbundling, në përputhje me kërkesat e Paketës së Tretë të Energjisë së BE-së.

Kompani të cilat fillimisht u licencuan nga autoriteti i energjisë ERE, i cili më tej vendosi për një periudhë tranzitore të bërjes efektive të licencave prej 12 muajsh. Periudhë e konsideruar si e nevojshme lidhur me organizimin e brendshëm të kompanisë por që do të shërbej edhe për të përgatitur infrastrukturën teknike, për të bërë të mundur ndryshimin e furnizuesve për konsumatorët e lidhur në nivelin 20 kV, të cilët pritet me shumë gjasa të mund të dalin definitivisht në treg të lirë për të siguruar vetë energjinë brenda mesit të 2019.

Për të bërë të mundur të cilën, së fundmi janë nënshkruar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dy marrëveshje me qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe qeverinë Franceze. Marrëveshje që shikojnë memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunim financiar midis Shqipërisë, Gjermanisë dhe Francës në lidhje me programin “Mbështetja e reformës në sektorin energjetikë në Shqipëri” dhe “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”.

Po ashtu në fillim të këtij muaji është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit midis kompanisë OSHEE dhe USAID-it. Asistencë që në thelb synon forcimin menaxherial për përmirësimin e mëtejshëm të treguesve në rajonin Shkodër. Një nga 12 rajonet që do shërbej si pilot, për t’u shtrirë gradualisht edhe në pjesët e tjera të vendit. Pra ky është një proces në vijim, që do të ndryshojë tërësisht dinamikat e derikëtushme dhe bën të rëndësishme të filluarin e të diskutuarit që tani në mënyrë intensive mbi shumë detaje dhe mundësi që hap tregu për kompanitë, konsumatorin dhe ekonominë në tërësi.

Ky artikull në pjesën më të madhe është diskutuar përgjatë intervistës “Zhvillimet e ofruara nga liberalizimi i tregut të energjisë elektrike“, dhënë për emisionin “Për të Fol”, të drejtuar nga Z. Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 04 Janar 2019.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: