Zbatimi i mekanizmit dhe rregullave të balancimit të tregut

Zbatimi i mekanizmit dhe rregullave të balancimit të tregut

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

mekanizmit dhe rregullave të balancimit dhe rregullave të balancimit të rregullave të balancimit të tregut të balancimit të tregut nga balancimit të tregut nga lorenc

Optimizimi i çmimeve të bursës, në tregun e ditës së ardhshme ndryshe njohur si DAM, përcaktohet në mënyrë të rëndësishme nga sinjalet efektive të bazuara në treg për të plotësuar nevojat eventuale për energji shtesë në kohë reale. Në këtë drejtim, modeli i tregut të balancimit i adoptuar në kontekstin e BE-së shikon të plotësuarit të nevojës me anë të ankandeve të zhvilluara direkt nga Operatori i Sistemit (OS), duke optimizuar të gjithë operimin e bursës.

Qëllimi i balancimit është sigurimi i kërkesave për energji shtesë në afatshkurtër. Në këtë rast, efikasiteti ekonomik bazohet në blerjet e energjisë duke përdorur kriteret e tregut. Funksione të cilat po zhvillohen nga OST-ja me synim zbatimin e një përgjegjësie gjithëpërfshirëse dhe jodiskriminuese të balancimit, krijimin e procedurave jodiskriminuese të prokurimit për rezervat e balancimit dhe një aktivizim të energjisë balancuese bazuar sipas parimit të renditjes konkurrente si dhe mbështetur në një skemë adekuate kompensimi.

Kjo do të përfshijë në rregulloret përkatëse që krijojnë hapjen e përgjegjësisë balancuese të gjithë prodhuesit e energjisë, pavarësisht nga: vëllimi i prodhimit të tyre, ndryshimi i tyre në prodhimin e energjisë elektrike, fleksibiliteti në përshtatjen e produktit të prodhimit, ose qëllimi dhe përdorimi i energjisë së prodhuar, sipas sa sillet në planin strategjik për reformimin e sektorit të miratuar së fundmi nga këshilli i ministrave.

Lidhjet midis çdo detyrimi të shërbimit publik dhe shërbimeve të balancimit do të ndërpriten dhe do të mbahen të ndara, përfshire subjektet e angazhuara në PSO. Për me tej produktet e balancuara të standardizuara do të përcaktohen nga OST-ja, dhe mund të sigurohen nga çdo palë përgjegjëse (përfshirë KESH-in, IPP-të, importet), të cilat duhet të përmbushin kërkesat që rrjedhin nga proceset e kontrollit të frekuencave të OST-së, në përputhje me cilësinë e frekuencave ENTSO-E, duke caktuar dhe vendosur bazën për pagesën e kompensimit për ofruesit e shërbimeve balancuese.

Në fakt, nisur edhe nga madhësia e tregut tone, diçka e tillë në mënyre eficiente mund të sigurohet vetëm në nivel ndërrajonal. Në këtë rast, shërbimet që në thelb kudo mbeten të kufizuara duke u ofruar nëpërmjet një kompanie shtetërore kombëtare po zhvillohen midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (6BP), dhe pritet të hyjnë në operim përgjatë 2019. Një barrierë që e bën të afërm kalimin e tyre përmes tregut ndër-rajonal të energjisë, duke ju referuar mekanizmave të bashkëpunimit rajonal të zbatuara kudo në Evropë si Imbalance Netting (IN), mFRR & RR.

Kështu, edhe sa më sipër pritet të zëvendësoj së shpejti përjashtimin e përgjegjësisë për balancimin e operatoreve duke zhvilluar prokurimin e plotë mbi bazë tregu. Për këtë, identifikimi i boshllëqeve rregullatore dhe ndryshimeve të nevojshme për balancimin kombëtar dhe marrëveshjet kontraktuale me qëllim që të mundësohet integrimi ndërkufitar dhe qasja e hyrjes së re në treg është duke u zhvilluar me asistencën teknike në kuadrin e programit rajonal të lidhjes së tregut të energjisë të 6BP, sipas sa komunikohet nga raporti periodik i monitorimit të energjisë në Ballkanin Perëndimor*.

Raporti është rezultat i projektit “Asistencë Teknike për Ndërlidhjen në Ballkanin Perëndimor: Tregu Rajonal i Energjisë”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Sa sjellë në këtë artikull është diskutuar pjesërisht edhe gjatë intervistës “Procesi i integrimit evropian dhe bursa rajonale e energjisë“, dhënë për emisionin “Për të Fol”, të drejtuar nga Z. Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 18 Dhjetor 2018

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: