Bursa e energjisë parakusht për integrimin rajonal

Bursa e energjisë parakusht për integrimin rajonal

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

bursa e energjisë parakusht për e energjisë parakusht për integrimin energjisë parakusht për integrimin rajonal të vënies në praktikë të e energjisë

Në momentin kur Shqipëria pret që Bashkimi Evropian të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave, një nga institucionet kyç e më me peshë në çështjet e integrimit rajonal, pra Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, vetëm pak kohë më parë në vitin që sapo lamë pas, ka bërë një përmbledhje të ecurisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e titulluar “Të trokasësh në derën e BE-së përmes Sekretariatit: integrimi në tregun pan-evropian të energjisë”.

Pikërisht nën këtë trysni, koha e ndryshimeve po troket tashmë edhe për tregun e energjisë në Ballkanin Perëndimor. Zhvillimet politike të orientuara drejt plotësimit të integrimit rajonal, ndër të tjera shikojnë edhe implementimin në praktikë të paketës së tretë për energjinë (kapitulli 15) dhe infrastrukturën (kapitulli 29). Në këtë drejtim, tashmë disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor si Mali i Zi dhe Serbia po e shpejtojnë hapjen edhe të këtyre kapitujve të integrimit.

Natyrisht, reformat duhet të ndiqen më vete nga secili vend në nivel kombëtar, dhe dallimet janë të mëdha mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po të fokusohemi në aspektin më thelbësor, pra tregun e ditës së nesërme (DAM), aktiviteti kryesor i së cilit përcakton çmimin e energjisë elektrike për çdo orë të ditës së nesërme, pavarësisht hezitimeve të ndryshme, transformimet kundrejt asaj që jemi mësuar në sektorin e energjisë tashmë janë të thella dhe radikale pothuajse në të gjitha vendet.

Aktualisht prej dy vitesh është në operim platforma e shkëmbimit të energjisë serbe SeePEx dhe në procesin final të përcaktimit ajo Malazeze, Belen. Siç përparim të prekshëm ka njohur Maqedonia, ku sapo është krijuar operatori i tregut të energjisë elektrike (Memo). Ndërsa sipas sa komunikohet nga raporti periodik i monitorimit të energjisë në Ballkanin Perëndimor, procesi vazhdon të mbetet tashmë i bllokuar vetëm në Bosnje & Hercegovinë, pikërisht në varësi të ngërçit institucional në proceset integruese të këtij vendi.

Proces i cili, me vendimin mbi themelimin e operatorit të bursës të energjisë elektrike shqiptare (APEX), që pritet të bëhet efektiv me fillimin e vitit 2019, do të sjellë në një konsolidim tjetër të rëndësishëm të liberalizimit të tregut të brendshëm, në funksion edhe të atij rajonal. Në këtë drejtim, nga gushti 2018 është sanksionuar një memorandum mirëkuptimi për bashkimin e tregut mes operatorëve të sistemit të transmetimit dhe autoriteteve rregullatorë kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshje që parashikon bashkimin e këtyre dy tregjeve (në market coupling) më tej brenda qershorit 2019.

Sa sjellë në këtë artikull është diskutuar gjatë intervistës “Procesi i integrimit evropian dhe bursa rajonale e energjisë“, dhënë për emisionin “Për të Fol”, të drejtuar nga Z. Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 18 Dhjetor 2018.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: