Përfitimet ekonomike të vënies në praktik të bursës së energjisë

Përfitimet ekonomike të vënies në praktik të bursës së energji

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

të vënies në praktikë të të vënies në praktikë vënies në praktikë të përfitimet ekonomike të vënies në ekonomike të vënies në praktikë

Faktet janë se dy dekadat e fundit kanë parë një prirje të përgjithshme drejt krijimit të tregjeve të energjisë elektrike rajonale ose ndërrajonale që përfshijnë disa vende apo shtete. Një shembull për ekselencë është Tregu i Brendshëm i Energjisë Elektrike (IEM) i Bashkimit Evropian (BE-së), i cili shërben si model udhëzues dhe pikë mbërritje edhe e tregut në zhvillim në Evropën Juglindore (apo ish zona e 8-të në referimin e vjetër) ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Por fakt është edhe se integrimi i tregut për rajonin, përveç se të qenit pjesë e proceseve të pakthyeshme drejt BE-së, ulë kostot e operimit të sistemit duke siguruar hapësirë për gjeneruesit më efecientë. Procese që janë më “fiziologjike” në tregjet e hapura, për shembull lidhur me përgjigjet ndaj ndryshimeve të regjimeve të prurjeve ujore, kushteve të motit, luhatjeve të ngarkesave gjatë ditëve të pushimit ose festave, etj. Përveç se, vetëm një treg i bashkuar mund të akomodojë gjeneratorë më të mëdhenj, të cilët përndryshe nuk do të ishin fitimprurës (siç është për secilin vend më vete në Ballkanin Perëndimor).

Konkurrencës midis prodhuesve të energjisë në tregjet me shumicë i shtohet ajo e furnizuesve me pakicë, që është gjithashtu domosdoshmërisht më e frytshme në një treg më të madh rajonal sesa në tregjet kombëtare. Kjo konkurrencë e zgjeruar pritet të ulë mesataren e përgjithshme të çmimeve të përdoruesit përfundimtar, megjithëse duhet pasur kujdes pasi ajo mund të rrisë ato në nivel vendor në zonën e eksportit.

Po ashtu niveli i sigurisë së furnizimit pëson rritje falë diversifikimit të burimeve të energjisë primare në dispozicion. Siç shpërndarja e resurseve zvogëlon rreziqet që lidhen me çmimet të shkaktuara nga mungesat konjukturale apo thjeshtë edhe spekulimet mbi çmimet e hidrokarbureve. Kjo gamë më e gjerë e burimeve të mundshme të energjisë primare gjithashtu redukton varësinë e përgjithshme të rajonit nga vendet e treta (që shpesh rezulton problematike edhe për vendet më të mëdha).

Për më tepër, përdorimi i njësive gjeneruese më efikase në sigurimin e rezervave të sistemit sjellë gjithashtu kursime të konsiderueshme. Dhe jo më pak e rëndësishme, reduktimi i CO2 dhe emetimeve të tjera të gazeve ndotëse, lehtësohet nga përdorimi i përbashkët i burimeve të rinovueshme (p.sh. projekti i një HEC dikur midis Zhurit dhe Skavicës, dhe tashmë ai në zonën e Dragashit). Arsye që të gjitha së bashku si shumë të tjera që i anashkaluam apo trajtuam vetëm pjesërisht, bëjnë që askush nuk mund ta mohojë nevojën për këtë treg, plotësim që ndër të tjera do të krijojë një bazë të shkëlqyer për të ndërvepruar me atë të përbashkët të BE-së.

Sa këtu sjellë në këtë artikull është diskutuar më gjerësisht gjatë intervistës “Procesi i integrimit evropian dhe bursa rajonale e energjisë“, dhënë për emisionin “Për të Fol”, të drejtuar nga Z. Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 18 Dhjetor 2018

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: