Hapat final të vënies në praktikë të bursave të energjisë elektrike

Hapat final të vënies në praktikë të bursave të energjisë elektrike

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

e komunitetit të energjisë hapat final të vënies në final të vënies në praktikë të vënies në praktikë të vënies në praktikë të bursave

Me fillimin e vjeshtës 2018, iniciativa e tregut të energjisë elektrike të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor ka hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjes siç referohet nga takimet e realizuara në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë midis 24-26 Shtatorit në Vjenë. Tashmë, projektet e diskutuara prej disa vitesh në tavolinat teknike, janë duke u transformuar në korniza konkrete kontraktuale dhe qeverisëse direkt të zbatueshme nga autoritetet përgjegjëse kombëtare.

Për të bëre të mundur të cilën takimi i më sipër pranë Sekretariatit, inicioi Platformën e Koordinimit të Rregullatoreve të iniciativës që na shikon direkt të përfshire bashkë me vendet e rajonit. Kuadër që është plotësuar me takimin e parë mbi projektin e integrimit të tregut të ditës në avancë (WB6 DA MI) dhe Multi-Regional Coupling (MRC) të zhvilluar në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, më 27 Nëntor 2018.

Por, çdo të thotë kjo në veçanti për vendin tonë dhe çfarë skenarësh ofron për të ardhmen? Mes planeve të asistuara, interes të veçantë paraqesin bashkimi i tregut të Shqipërisë, Italisë, Malit të Zi dhe Serbisë (AIMS). Kështu, për të mundësuar sa këtu, duke vënë në praktikë detyrimet që rrjedhin nga Paketa e Tretë e Energjisë së BE-së nga viti 2016, siç edhe është bërë e njohur, po punohet paralelisht me avancimin e platformës së shkëmbimit të energjisë elektrike (APEX), dhe atë të tregut brenda ditës dhe balancimit nga operatori i tregut (OT).

Pra, për t’i dhënë një përgjigje më konkrete sa shtruar, skenarët që po ndiqen janë të shumtë, që në një mënyre apo tjetër gjatë vitit 2019, do bëjnë të mundur që tregu shqiptar të homologohet (në market coupling) me atë të Kosovës por me çdo gjasë mund të kalohet drejtpërsëdrejti në lidhjen më të gjerë me Italinë, Malin e Zi dhe Serbinë (nëpërmjet projektit AIMS i cili ka nisur tashmë implementimin në praktikë nga janari 2018).

Një proces ky më sipër, që megjithëqë vonesat e deri këtushme, duke parë tashmë shkallën e avancimit të vendeve të tjera që janë pjesë e komunitetit të energjisë, po kontribuon në përshpejtimin e hapjes së tregut dhe lancimin e bursës të energjisë edhe në Shqipëri, e cila është e domosdoshme pasi nga ana tjetër ndikon edhe në hapjen e vendeve të tjera në Evropën Juglindore.

Sa këtu sjellë në këtë artikull është diskutuar më gjerësisht gjatë intervistës “Procesi i integrimit evropian dhe bursa rajonale e energjisë“, dhënë për emisionin “Për të Fol”, të drejtuar nga Z. Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 18 Dhjetor 2018

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: