6BP drejt harmonizimit të TVSH-së dhe prokurimit publik në energji

6BP drejt harmonizimit të TVSH-së dhe prokurimit publik në energji

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

të tvsh-së për të
për të
e tregut
të energjisë
të energjisë elektrike

Hapja e tregjeve të energjisë elektrike dhe integrimi i tyre rajonal kërkon një “fushë loje” të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit. Zbatimi i duhur i rregullave të prokurimit publik është i rëndësishëm për zhvillimin e konkurrencës dhe për marrjen e shërbimeve cilësore dhe mallrave me çmime më të drejta, në tregjet e energjisë elektrike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (6BP).

Në përgjithësi, aktet zbatuese dhe masat kalimtare nuk inkurajojnë konkurrencën në nivelin e tregut me shumicë. Në të gjithë 6BP, veçanërisht problematike është prokurimi nga kompanitë që kryejnë një shërbim me interes të përgjithshëm e të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik. Ekziston gjithashtu nevoja për të përmirësuar teknikat dhe instrumentet e prokurimit në mënyrë që të reflektojnë zhvillimin e tregut dhe të lejojnë konkurrencë efikase duke siguruar mbrojtjen e interesit publik.

Në rastin e Serbisë, trajtimi preferencial nuk aplikohen në lidhje me ofertuesit nga vendet që janë palë në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ligjet e prokurimit publik janë aktualisht në proces rishikimi. Në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, përmirësimi i praktikave të prokurimit është kryesisht i nevojshëm si një mjet për të zhvilluar konkurrencën që aktualisht mungon në nivel të shitjes me pakicë, sipas sa komunikohet nga raporti periodik i monitorimit të energjisë në Ballkanin Perëndimor*.

Po ashtu regjimet divergjente që rregullojnë tatimin mbi vlerën e shtuar në transaksionet ndërkufitare të energjisë elektrike kanë një ndikim pengues në integrimin e tregut, duke rritur rreziqet e tatimit të dyfishtë, mos taksimit dhe mashtrimit tatimor, apo shtrembërimin e konkurrencës. Nëse do duhet të krijohet një treg i organizuar, rregullat përkatëse të taksimit duhet të harmonizohen brenda Ballkanit Perëndimor dhe me vendet fqinje të BE-së, si një parakusht për bashkimin e tregut dhe balancimin ndërkufitar.

Shqipëria, Kosova dhe Serbia tashmë e kanë përshtatur legjislacionin e tyre kuadër me rregullat dhe praktikat e BE-së. Në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë u krijua një ekip ekspertësh me qëllim të propozimit të ndryshimeve të nevojshme të Ligjit kombëtar të TVSH-së për të mundësuar funksionimin e tregut të ditës në avancë dhe bashkimit të tij me atë rajonal. Bosnja dhe Hercegovina po përgatit një ligj të ri të TVSH-së për të transpozuar dispozitat përkatëse që mundësojnë tregtinë ndërkufitare dhe bashkimin e tregut, në përputhje me Direktivën e TVSH-së. Mali i Zi, ndonëse përpara në drejtim të krijimit të një burse të energjisë, ende nuk ka filluar të përafrojë legjislacionin e vet të TVSH-së.

* Raporti është rezultat i projektit “Asistencë Teknike për Ndërlidhjen në Ballkanin Perëndimor: Tregu Rajonal i Energjisë”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org

Most Read Publications

Most Visit Section

864,560,434 total views, 3 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: