Shërbimet e bursës drejt ofrimit mbi një bazë tregu të përbashkët

Shërbimet e bursës drejt ofrimit mbi një bazë tregu të përbashkët 

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

Sekuenca etregut në SHBA (majtas) dhe në modelin e BE-se (djathtas)

Optimizimii çmimeve të bursës, në tregun e ditës së ardhshme DAM, përcaktohet në mënyrë tërëndësishme nga sinjalet efektive të bazuara në treg për të plotësuar nevojënpër energji shtesë. Në këtë drejtim, modeli i tregut të balancimit i adoptuarnë kontekstin e BE-së (ndryshe nga ai në kohë reale në tregjet amerikane) shikontë plotësuarit të nevojës me anë të ankandeve të zhvilluara direkt nga Operatorii Sistemit (SO).

Qëllimi i balancimit është sigurimi i kërkesave për energji shtesë në afatshkurtër. Në këtë rast, efikasiteti ekonomik bazohet në blerjet e energjisë duke përdorur kriteret e tregut. Rregulla të cilat po zhvillohen midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (6BP) dhe pritet të hyjnë në operim përgjatë 2019, duke ju referuar modeleve të bashkëpunimit rajonal si Imbalance Netting (IN), mFRR & RR, të zbatuara kudonë Evropë.

Sa më sipër pritet të zëvendësoj së shpejti përjashtimin e përgjegjësisë për balancimin e operatoreve duke zhvilluar prokurimin mbi bazë tregu. Kështu p.sh. ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, si e vetmja palë e mbetur midis 6BP ku kompanitë e rregulluara janë ende të përjashtuara nga përgjegjësia e mosbalancimit, po finalizon procesin e miratimit të rregullavetë reja të balancimit.

Megjithatë, përveç Bosnjës dhe Hercegovinës, ku katër kompani të mëdha prodhuese konkurrojnë në tregun e balancimit, ofrimi i këtyre shërbimeve në thelb është kudo i kufizuar me anë të një BRP, palë përgjegjësetë vetme, kryesisht prodhuesi ish-incumbentnë detyrë. Sa këtu sillet p.sh. si arsye për rregullatorin serb në raportimin e tij të fundit për të justifikuar vazhdimin e mbajtjes edhe më tej të çmimeve të rregulluara për rezervat e balancimit.

Si rrjedhim, identifikimi i boshllëqeve rregullatore dhe ndryshimeve të nevojshme për balancimin kombëtar dhe marrëveshjet kontraktuale me qëllim që të mundësohet integrimi ndërkufitar dhe qasja e hyrjes së re në treg është duke u zhvilluar me asistencën teknike në kuadrin e programit rajonal të lidhjes së tregut të energjisë të 6BP, sipas sa komunikohet nga raporti periodik i monitorimit të energjisë në Ballkanin Perëndimor*.

Kuadër sfidues edhe për shumë vende qendrore dhe lindore të BE-së ku vala e dytë e projekteve të bashkimit të tregut brenda ditës, XBID,pritet të nisë në verën e vitit 2019. Ndërkohë, Agjencia për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë (ACER) ka propozuar një rritje me 30% të pragut të kapaciteteve të ditës së ardhshme dhe brenda ditës në ndërlidhjet ndërkufitare në rajonin që përfshin Slloveninë, Kroacinë, Rumaninë, Hungarinë dhe Austrinë.

* Raporti është rezultat i projektit “Asistencë Teknike për Ndërlidhjen në Ballkanin Perëndimor: Tregu Rajonal i Energjisë”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

785,682,688 total views, 6 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: