Integrimi rajonal hap drejt bursës së përbashkët të energjisë

Integrimi rajonal hap drejt bursës së përbashkët të energjisë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

të energjisë për bashkimin e tregut integrimi rajonal hap drejt bursës rajonal hap drejt bursës së hap drejt bursës së përbashkët

Koha e ndryshimit ka trokitur tashmë edhe për tregun e energjisë në Ballkanin Perëndimor. Zhvillimet politike të orientuara drejt plotësimit të integrimit rajonal, po sjellin edhe transformimin në themel të tregut me shumicë nëpërmjet adoptimit të bursave të energjisë. Aktiviteti kryesor i së cilave fokusohet në përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike për çdo orë të ditës së nesërme (DAM).

Në mënyre më specifike, pavarësisht hezitimeve të ndryshme, në periudhën e fundit Komisioni Evropian e ka shpejtuar ritmin e hapjes së kapitujve për energjinë dhe infrastrukturën me Malin e Zi dhe Serbinë. Proces i cili, me vendimin mbi themelimin e operatorit të bursës të energjisë elektrike shqiptare (APEX), qe pritet të behet efektiv brenda fundit të 2018, do të sjelle në një konsolidim tjetër të rëndësishëm të liberalizimit të tregut të brendshëm, në funksion edhe të atij rajonal.

Aktualisht prej dy vitesh është në operim platforma e shkëmbimit të energjisë serbe SeePEx dhe në procesin final të përcaktimit ajo Malazeze, Belen. Siç përparim të prekshëm ka njohur Maqedonia, ku sapo është krijuar operatori i tregut të energjisë elektrike (Memo). Ndërsa sipas sa komunikohet nga raporti periodik i monitorimit të energjisë në Ballkanin Perëndimor,* procesi vazhdon të jetë i bllokuar vetëm në Bosnje & Hercegovinë, pikërisht në varësi të ngërçit institucional në proceset integruese të këtij vendi.

Në Shqipëri, modeli i tregut përfshin një strategji për nxitjen e likuiditetit në zonat e import/eksportit dhe pjesëmarrjen e detyrueshme të aktorëve kryesor në një qasje me faza. Për me shumë, nga gushti 2018 është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkimin e tregut, mes operatorëve të sistemit të transmetimit dhe autoriteteve rregullatore kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, siç dhe projekti për lidhjen e tregjeve (Multi-Regional Coupling – MCR) po vazhdon në kuadër të programit rajonal të lidhjes së tregut të energjisë midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (6BP).

Memorandumi i mësipërm parashikon bashkimin e këtyre dy tregjeve (market coupling) brenda qershorit 2019. Por në çdo rast, puna është gjithashtu duke avancuar me projektin për bashkimin e tregut të saj me atë të Italisë, Malit të Zi dhe Serbisë (AIMS). Ndërkohe një analizë e boshllëqeve ligjore për bashkimin e tregut është duke u zhvilluar me asistencën teknike ndërkombëtare dhe pritet të japë frytet e saj deri në fund të këtij viti.

Aktualisht, MCR përfshinë 19 vendet anëtare për 85% të konsumit të BE-së. Idealisht qëllimi kryesor i bursave të energjisë është të sigurojnë një mekanizëm transparent dhe të besueshëm për formimin e çmimeve me shumicë në tregun e energjisë. Megjithëse, liberalizimi i plotë sipas përvojës ndërkombëtare zakonisht është shtyrë në fazat e mëvonshme, sa këtu do të sjelle rënien e nevojës për mbajtjen e tarifave të rregulluar dhe shthurjen e plotë të sistemit të ndër-subvencioneve të paktën për ato aktivitete që mund të qëndrojnë vet me “këmbët e tyre” në treg.

* Raporti është rezultat i projektit “Asistencë Teknike për Ndërlidhjen në Ballkanin Perëndimor: Tregu Rajonal i Energjisë”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: