Zgjerohet ndarja e kapaciteteve të rrjetit të energjisë në nivel rajonal

Zgjerohet ndarja e kapaciteteve të rrjetit të energjisë në nivel rajonal

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

zgjerohet ndarja e kapaciteteve te ndarja e kapaciteteve te rrjetit e kapaciteteve te rrjetit te kapaciteteve te rrjetit te energjisë te rrjetit te energjisë ne

Rrjeti i energjisë rajonal është i mbingarkuar përveç se nga kapacitetet e limituara të tij edhe sepse në shumicën e zonave është projektuar për të furnizuar ngarkesën lokale me energjinë e prodhuar në impiantet e gjenerimit vendor, në vend që të sigurojë shkëmbime të energjisë në shkallë të gjerë rajonale. Kështu, thelbësore bëhet mekanizmi i përdorur për shpërndarjen e kapacitetit të interkonjeksionit tek agjentët e tregut rajonal.

Me saktësisht, përputhshmëria kombëtare me kriteret e kërkuara në nivel rajonal, gjithmonë në zgjerim të vazhdueshëm, ka arritur tashmë nivelin e zbatimit në 52%. Në këtë drejtim, sa këtu ka parë së fundmi hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Ndërlidhjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, e cila përbenë një nga risitë me kryesore që komunikohen nga raporti periodik i monitorimit të energjisë në Ballkanin Perëndimor*.

Marrëveshje e më sipër që ka ardhur në vijim të regjistrimit të kompanisë Elekrosever, një degë e Ndërmarrjes së Energjisë Elektrike të Serbisë, si kompani e furnizimit me energji, në Agjencinë Kosovare të Regjistrimit të Biznesit në nëntor 2018. Licencimi i së cilës është një kusht paraprak për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Ndërlidhjes.

Por mbi të gjitha interes për ne përbenë nënshkrimi nga Shqipëria e një marrëveshjeje me Qendrën e Koordinimit të Sigurisë, e cila ofron shërbime për operatorët e sistemit të bartjes për të gjitha 6BP, me përjashtim të Kosovës, e cila ende nuk ka vendosur për përdorimin e shërbimeve të ndonjë prej koordinatorëve ekzistues të sigurisë rajonale.

Ndërkohe qe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Serbisë ka filluar për herë të parë të ndaje kapacitetet e tij në kufijtë me Kroacinë përmes Zyrës së Përbashkët të Ankandeve (CAO), ndonëse në kufijtë e tjerë një mekanizëm i koordinuar rajonal ende nuk aplikohet.

Megjithatë deri këtu mungon një metodologji për llogaritjen e kapaciteteve të koordinuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Një projekt asistence teknike që synon zhvillimin e një metodologjie të përbashkët për llogaritjen e kapaciteteve për Evropën Juglindore është afër përfundimit në kuadër të programit rajonal të lidhjes së tregut të energjisë në WB6.

Kështu sa më sipër është duke u ndjekur individualisht, ku në rastin tonë, OST ka filluar të blejë shërbimet e llogaritjes së kapaciteteve të koordinuara, më 15 qershor 2018. Megjithatë për një zgjerim të plote mbetet që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kalojnë në një metodologji të njësuar. Detyrë kjo qe është ende një temë e hapur dhe shume varet edhe nga mbështetja e Komisionit Evropian.

* Raporti është rezultat i projektit “Asistencë Teknike për Ndërlidhjen në Ballkanin Perëndimor: Tregu Rajonal i Energjisë”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: