Përfitimet nga integrimi në tregun rajonal të sektorit të energjisë

Përfitimet nga integrimi në tregun rajonal të sektorit të energjisë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

të energjisë përfitimet e integrimit rajonal të e integrimit rajonal të sektorit integrimit rajonal të sektorit të rajonal të sektorit të energjisë

Dy dekadat e fundit kanë parë një prirje të përgjithshme drejt krijimit të tregjeve të energjisë elektrike rajonale ose ndërrajonale që përfshijnë disa vende apo shtete. Një shembull për ekselence është ai i Tregut te Brendshëm të Energjisë Elektrike të Bashkimit Evropian (IEM), i cili shërben si model udhëzues dhe pike mbërritje edhe e tregut në zhvillim në Evropën Juglindore ku merr pjese edhe Shqipëria.

Mbi sa me sipër ne ketë analize te shkurtër nuk do trajtojmë sfidat dhe kërkesat me të cilat ballafaqohet ky proces aktualisht në plotësim, parimet që duhen ndjekur në hartimin e tregjeve rajonale, dhe fazat në integrimin e sistemeve në një treg rajonal, por thjeshte cilat do te jene përfitimet kryesore te këtij procesi qe tashme ka hyrën ne fazën me intensive e finale te plotësimit te tij.

Integrimi i tregut ulë kostot e operimit të sistemit duke siguruar hapësirë për gjeneruesit me kosto më të ulët. Proceset e eficientimit janë me fiziologjike ne tregjet e hapura, për shembull lidhur me përgjigjet ndaj ndryshimeve te regjimeve te prurjeve ujerore, kushtet e motit, luhatjet e ngarkesave gjate ditëve te pushimit ose të festave, etj. Përveç se, vetëm një treg i bashkuar mund të akomodojë gjeneratorë më të mëdhenj, të cilët përndryshe nuk do të ishin fitimprurës. Aspekte tipike këto për rajonet ku zonat e kontrollit dhe ngarkesat lokale janë shumë të vogla për të garantuar ndërtimin e centraleve të mëdha (siç është secili vend me vete i Ballkanit perëndimor).

Konkurrenca midis prodhuesve të energjisë në tregjet me shumicë dhe furnizuesve me pakicë, duke pasur parasysh numrin më të madh të agjentëve në treg, është gjithashtu domosdoshmërisht më e frytshme në një treg më të madh rajonal sesa në tregjet kombëtare. Kjo konkurrencë e zgjeruar pritet të ulë mesataren e përgjithshme të çmimeve të përdoruesve fundorë (megjithëse ajo mund të rrisë ato ne nivel vendor në zonën e eksportit).

Po ashtu niveli i sigurisë së furnizimit pëson rritje falë diversifikimit të burimeve të energjisë primare në dispozicion. Shpërndarja e resurseve zvogëlon rreziqet që lidhen me çmimet te shkaktuara nga mungesat por edhe spekulimet e sasive te karburanteve ne dispozicion. Kjo gamë më e gjerë e burimeve të mundshme të energjisë primare gjithashtu redukton varësinë e përgjithshme të rajonit nga vendet e treta.

Duke supozuar një shkallë të caktuar të koordinimit midis zonave, tregjet rajonale janë më të fuqishme se sistemet kombëtare, jo vetëm për rregullimin primar, por edhe lidhur me rezervat sekondare dhe terciare. Për më tepër, përdorimi i njësive gjeneruese më efikase ne sigurimin e rezervave të sistemit sjelle gjithashtu kursime të konsiderueshme.

Më e rëndësishmja, vështirësitë operacionale të krijuara nga shpërndarja e pabarabartë e burimeve primare të ripërtëritshme të energjisë dhe jo-simultaniteti i kushteve të ngarkesës së pikut në rajon, ne përpjekje të përmbushjes se objektivave ambicioze për reduktimin e CO2 dhe emetimeve të tjera të gazeve ndotëse, lehtësohet nga përdorimi i përbashkët i burimeve të rinovueshme.

Pra askush nuk mund ta mohojë nevojën për këtë treg, i cili ka qene edhe synimi i diskutimeve ne takimin e parë mbi projektin e integrimit te tregut te ditës ne avance (WB6 DA MI) dhe Multi-Regional Coupling (MRC) te zhvilluar në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, me 27 Nëntor 2018. Plotësim qe nder te tjera do të krijojnë një bazë te vlefshme për te ndërvepruar me atë te përbashkët te BE-se.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: