Sfidat e zhvillimit të tregut rajonal të energjisë
Analizë nga Dr. Lorenc Gordani
Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë
Parashikimi mbi hapjen e bursës se energjisë në Maqedoni në nëntor 2019 dhe homologimi me atë Bullgare brenda janarit 2020, përbenë një nga risitë me kryesore qe komunikohen nga raporti periodik i monitorimit të energjisë në Ballkanin Perëndimor*. Por mbi te gjitha, veçanërisht interes për Shqipërinë përbenë hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, ne vijim te krijimit te kompanisë Elekrosever në nëntor 2018.
Pavarësisht daljes se afërmi si bllok me vete te Kosovës (dhe zhbllokimit eventual te çështjeve te mbajtura pezull nga Serbia me mundësinë e vënies ne pune te linjës se interkoneksionit me Shqipërinë), dhe plotësimeve domethënëse te arritura nga ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, apo edhe ne rrafsh rajonal përmbushja e tregut ne nivelin 58%, duket se ketë radhe raporti mbetet veçanërisht kërkues duke referuar “[…] një numër reformash u shtynë edhe një herë”.
Ne fakt, paradigma e sistemit të përbashkët – për te hyre ne operim ne mënyre efektive – kërkon avancim te mëtejshëm lidhur me zgjerimin e rrjetit rajonal, caktimin e kapacitetit të interkoneksionit midis zonave të rajonit, alokimin e kostove të rrjetit rajonal për përdoruesit e tij, aplikimin e skemave te njëjta mbështetëse për burimet e ripërtëritshme, përafrim te strukturës se ngarkesave rregullatore të vendosura në secilën zonë dhe çështje të caktuara operacionale siç janë menaxhimi i rezervave të sistemit ose mbyllja e njëkohshme e ofertave (gate closure) në tregjet vendore.
Opsionet kryesore të projektimit për shumicën e këtyre tipareve të operimit janë aktualisht ne shqyrtim ne shume nivele. Por megjithëse, duke mbajtur parasysh shumëllojshmërinë e situatave të tregut rajonal dhe pamundësinë e rekomandime të detajuara e gjithëpërfshirëse, mund te sjellim qe rregullat e tregjeve lokale duhet të arrijnë një nivel harmonizimi për të lejuar tregtimin efikas. Në afat të shkurtër, tregjet e koordinuara brenda ditës, balancimit dhe axhustimit, do të përmirësonin sigurinë e sistemit dhe do të ulnin kostot e operimit. Dizajni i tregjeve rajonale afatshkurtër duhet të përfshijë një analize të saktë të efekteve të rrjetit të transmetimit, dhe zgjerimi i tij duhet të planifikohet në nivel rajonal.
Vetëm plotësimi i sa me sipër mund të krijojë një bazë te qëndrueshme të tregut rajonal, për te ndërvepruar me atë te përbashkët te BE-se. Ne çdo rast, duhet mbajtur parasysh se përfitimet e tregjeve kombëtare ose lokale nga integrimi rajonal i energjisë elektrike janë shumë më të mëdha se kostot qe duhen përballuar. E megjithatë që integrimi të jetë i suksesshëm, qasja rajonale duhet të arrijë një ekuilibër mes respektimit të karakteristikave kryesore të rregullimit të tregjeve lokale të energjisë elektrike dhe arritjes së nivelit të dëshiruar të koordinimit rajonal.
Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.
Most Read Publications
Most Visit Section
2,147,483,647 total views, 1 views today