Metodologjitë kryesore të shpërblimit në monopolet në energjetik

Metodologjitë kryesore të shpërblimit në monopolet në energjetik

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

metodologjitë kryesore të rregullimit të kryesore të rregullimit të monopoleve për të metodologjitë kryesore të rregullimit kryesore të rregullimit të

Në ditët e sotme diskutohet gjerësisht mbi ndërhyrjet publike në rregullimet e monopoleve natyrore, lidhur me shërbimet që ato ofrojnë, për sa i përket: energjisë elektrike, ujit, telekomunikacionit, gazit, etj. Në këtë artikull do fokusohemi tërësisht në lidhje me industrinë e rrjetit të energjisë elektrike, me referencë specifike mbi  bazat e metodave më të zakonshme për rregullimin e të ardhurave në veçanti në kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Tradicionalisht, metoda më e zakonshme rregulluese e shpërblimit apo njohjes të të ardhurave është ajo që njihet si kosto e shërbimit ose rregullimi i normës së kthimit. Në ketë rast, çdo një ose dy vjet, rregullatori analizon kostot, asetet dhe investimet e kompanisë dhe përcakton kërkesën e re të të ardhurave për periudhën në vijim.

Kërkesa e tillë e të ardhurave i mundëson kompanisë të mbulojë kostot operative dhe shpenzimet e amortizimit të aseteve, si dhe të fitojë një normë kthimi, të përcaktuar nga rregullatori, mbi një normë bazë ose bazuar ne vlerën neto të aseteve. Per nje saktësi me te madhe rregullatori zakonisht përcakton tarifat për llojin e ndryshëm të konsumatorëve, nga zbatimi i të cilave kërkohet rikthimi i të ardhurave.

Metodë që ka disa kufizime, të cilat mund të përmblidhen: mos ofrim të nxitjes për uljen e kostove të kompanisë, pasi që rregullatori ka tendencë të pranojë të gjitha shpenzimet e bëra; normë e kthimit përgjithësisht mjaft e lartë për të krijuar një nxitje për kompanitë që të investojnë më shumë se sa është ekonomikisht optimale, dhe asimetri të informacionit midis rregullatorit dhe kompanisë të vështira për t’u menaxhuar në mënyrë adekuate.

Për të zbutur probleme të tilla, metodat e rregullimit të bazuara në stimujt po bëhen gjithnjë e më shumë popullore për të rregulluar industritë e rrjetit. Sa këtu realizohet me dy metodat më të përdorura: price caps (kapsulat e çmimeve) dhe revenue caps (kapsulat e të ardhurave).

Karakteristika kryesore të këtij rregullimi është se tarifat ose të ardhurat që kompania është e autorizuar për të marrë mbahen të fiksuara për intervale më të gjata, zakonisht 4 ose 5 vjet. Kjo siguron një nxitje për kompaninë që të ulë kostot e saj dhe të jetë më efikase. Përmirësimet që rrjedhin nga efikasiteti janë konsideruar nga rregullatori në kontrollin e çmimeve në vijim, duke sjelle një përfitim direkt edhe për konsumatorët.

Rregullimi i bazuar në stimuj që nxit kompanitë të ulin kostot në punë ose investime mund t’i bëjnë ata ta ndjekin këtë në kurriz të cilësisë së shërbimit. Për këtë arsye, mekanizmat e tillë rregullatorë shkojnë krah për krah me atë që njihet si rregullore e bazuar në performancë, e cila jo vetëm që rregullon të ardhurat por përcakton objektivat që duhet të përmbushë kompania.

Më të rëndësishmet nga këto objektiva janë standardet e cilësisë. Rregullatorët mund të krijojnë objektiva të nivelit të sistemit për të verifikuar performancën mesatare të kompanisë ose standardet individuale për të garantuar një cilësi minimale për secilin konsumator. Në të dyja rastet, kur kompania nuk arrin të përmbushë standardet e vendosura, ajo penalizohet me reduktim të të ardhurave të lejuara.

Megjithëqë përparësitë e rregullimit të bazuar në nxitje, për shkak të theksit të saj në efikasitet, ajo është gjerësisht e destinuar të dështoj në nxitjen e aktiviteteve të inovacionit, të cilat janë me rrezik të lartë dhe zakonisht kanë nevojë për kohë më të gjata të pjekurisë se sa janë periudhat e fiksuara të çmimeve në rregullimin e bazuar në stimuj. Adresimi i së cilës është një fushë kërkimore aktuale e hapur që ndiqet nga qindra ekspertë në mbarë botën.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: