Ndikimi i gjenerimit të shpërndarë në rrjetin e energjisë

Ndikimi i gjenerimit të shpërndarë në rrjetin e energjisë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

të shpërndarë në rrjet për të të shpërndarë në shpërndarë në rrjet e energjisë elektrike

Ulja në vazhdimësi e kostove të paneleve fotovoltaike po ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e interesit për vet-prodhimin (apo prosumer) të energjisë elektrike. Natyrisht, mundësia eventuale e lidhjes së tyre direkt me rrjetin e shpërndarjes, njohur gjerësisht si gjenerues të shpërndarë (Distribute Generation – DG), do të shtonte edhe më tej përfshirjen e përdorimit në shkallë të gjerë të kësaj teknologjie, duke përputhur njëkohësisht target-et e pavarësisë energjetike me politikat e qëndrueshmërisë e të ndikimit të ulët në mjedis.

Por që kjo përputhje ideale të ndodhë disa nga çështjet që do duhet të adresohen dhe zgjidhen paraprakisht kanë të bëjmë me vlerësimin e ndikimit aktual dhe të ardhshëm të këtyre gjeneruesve të shpërndarë në rrjet, duke identifikuar përfitimet ose kostot shtesë për sistemin në tërësi, dhe caktuar detyrimet për vet-prodhuesit për të mbuluar me drejt efektet anësore për të cilët këta të fundit janë përgjegjës.

Kështu së pari, siç dihet rrjetet e shpërndarjes janë projektuar në mënyrë thelbësore për të përmbushur kërkesën për energji duke përdorur një rrjedhje të njëanshme e radiale nga nënstacionet tek marrësi i ngarkesës. Nga ana tjetër praktika njeh se gjeneruesit e shpërndarë mund të kenë edhe efekte të dobishme të rëndësishme, veçanërisht nëse ndjekur me investimet e nevojshme në rrjet.

Pra gjeneruesit e shpërndarë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në vazhdimësinë e furnizimit dhe cilësinë e tensionit, që do duhet të vlerësohet në mënyrë sa më të saktë të mundshme përpara çdo avancimi në praktik të çdo opsioni të net-metering (ose net-billing). Metodat e vlerësimit të këtyre efekteve janë të domosdoshme, për të përcaktuar me tej nivelin e ndikimit ekonomik të mbështetjes rregullatore për të qenë tërheqës për investitorët privatë.

Vetëm sa këtu do të bënte të mundur përdorimin e këtyre burimeve në rrjet, duke mos cenuar sigurinë apo rritur kostot e rrjetit për përdoruesit tradicional. Një rregullim i tillë do të ndihmonte garantimin e rolit neutral të operatorit të rrjetit të shpërndarjes (OSSH) duke kalibruar më mirë përfitimet dhe përgjegjësitë për të gjithë “aktorët” e përfshirë.

Një aspekt më vete mbi rregullimin e shpërndarjes që do të mbetet i hapur edhe më tej në afatgjatë është se si të inkurajohen inovacionet nëpërmjet dizajnimit dhe funksionimit të rrjetit, në përballimin e sfidave të ardhshme si ato të rritjes së mundësinë për menaxhimin e kërkesës (Demand-Side Management – DSM), magazinimit të shpërndarë, automjeteve elektrike, etj.

Kështu përmbledhurazi me gjithë përmirësimet e deri këtushme në sistemin e shpërndarjes, ka ende një seri pengesash teknike, ekonomike e rregullatore që do të duhet të tejkalohen në të ardhmen e afërt për të lehtësuar integrimin e DG-ve në rrjetin dhe tregun e energjisë elektrike. Siç dizajni i ardhshëm i rrjetit të energjisë elektrike, planifikimi dhe zhvillimi do të preken drejtpërdrejtë nga këto teknologji shumë premtuese, të cilat gjithashtu do të influencojnë tek secili konsumator edhe një shumëllojshmëri sjelljesh të përditshme.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: