Faktorët kryesorë në evoluimin e çmimeve të energjisë elektrike në afatgjatë

Faktorët kryesorë në evoluimin e çmimeve të energjisë elektrike në afatgjatë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

faktorët kryesorë në evoluimin e kryesorë në evoluimin e çmimeve në evoluimin e çmimeve të evoluimin e çmimeve të energjisë e çmimeve të energjisë elektrike

Energjia elektrike ka ndikime të rëndësishme në zhvillimet e ekonomisë në tërësi. Tek ne aktualisht çmimet e energjisë elektrike para tatimit (TVSH-se) janë fiksuar prej disa vitesh për shërbimet ne 14 lekë/kWh (ne off-peak) ndërsa për familjet 9.5 lekë/kWh, e cila bene që çmimi mesatar te jete 11.75 lekë/kWh. Për me shume vetëm se fundmi janë hedhur hapat e pare lidhur me furnizimin alternativ me çmime te derregulluara.

Mbi mundësitë qe hapen ne ketë drejtim, se pari sjellim qe çmime të çdo rast varen nga shume faktor siç janë kostot direkte te energjisë, duke u influencuar veçanërisht nga ato që lidhen me tarifat dhe shërbimet e rrjetit, përveç se politikat mjedisore, burimet e ripërtëritshme (të tilla si tarifat mbështetëse për burimet hidrike dhe se afërmi ato fotovoltaike), investimet e bllokuara dhe ato për back-up (p.sh. Tec i Vlorës) e shërbimet rezerve, si dhe ne finale vet marzhi i fitimit te kompanive qe operojnë.

Ne veçanti, lidhur me kostot direkte te energjisë, por edhe sistemit shqiptar te energjisë elektrike ne tërësi, ai është shumë i ndjeshëm ndaj kushteve meteorologjike me një ndikim të rëndësishëm përgjatë viteve të thata. Bazuar ne një raport disi te hershem (vitit 2015) për Evropën juglindore, kjo ndjeshmëri ndaj thatësirës pritet të rrisë çmimet vjetore me 10 €/MWh, dhe në afatgjatë me 4 €/MWh. Në një vit të tillë, vendi do mbështetet në import deri në 60%, dhe vetëm në skenarin më ambicioz te zhvillimit te burimeve te brendshme, importi do të reduktohej në 15% të konsumit.

Për me shume, te paktën nga te gjitha raportet e deri këtushme, Shqipëria ne pjesën me te madhe parashikohet te mbetet vend importues neto deri ne vitin 2030. Ne ketë drejtim, aktualisht çmimi i energjisë ne rajon fiksohet me se shumti nga Bursa e Hungarisë e cila vitet e fundit ka qene ne trend afatgjate ulës duke shënuar kulme te larta ne momente te rritjes se kërkesës. Ne ketë kuadër për sa i përket parashikimeve në çmimet e ardhshme, çmimi i shitjes me shumicë në Shqipëri do të varet shumë nga ecuria e zgjerimit te kapaciteteve gjeneruese kombëtare dhe rajonale përveçse nga niveli ambicioz i politikave mjedisore.

Meqenëse në nivel rajonal por edhe atë kombëtar, në pesë vitet e ardhshme, parashikohet zgjerimi i kapaciteteve të konsiderueshme si në gjenerimin fosil ashtu edhe ato bazë e alternative të ripërtëritshme, kjo pritet te çoj drejt uljes se çmimeve me shumice te energjisë elektrike në gjithë rajonin e EJL dhe ne vend deri në 2025.

Për me gjere, duhet konsideruar se çmimet e energjisë elektrike në të gjithë Evropën tentojnë të konvergojnë drejt mesatares së BE, kjo do te jete me e mundshmja edhe për Shqipërinë. Konvergjencë qe nxitet nga një kombinim i faktorëve duke përfshirë eliminimin e subvencioneve ku ato janë akoma të pranishme, një penetrim më të madh të BRE-ve në të gjitha vendet, si dhe mbi te gjitha zgjerim i tregut të përbashkët. Me kalimin e kohës, struktura e kostove ndryshon pak, me rënie të investimeve kapitale (BRE dhe CCS) dhe rritjen e komponentëve të kostove të rrjetit.

Për sa i përket vlerës së kredive te karbonit ETS, ato në të gjitha skenarët pritet te shkojnë linearisht nga vlera prej 6 €/t në 2014, ne 22 €/t deri në vitin 2030. Por ETS nuk janë aktualisht te zbatueshme në Shqipëri, dhe ne çdo rast do të arrinin kulmin e përdorimit deri ne 2020, pasi më pas niveli i kërkuar i mbështetjes zvogëlohet. Pra permbledhurazi nuk parashikohet gjenerimi i të ardhura te qenësishme të bazuara në taksat e karbonit, për të financuar një pjesë të BRE-E-ve pas 2020.

Për sa me sipër, lidhur ne veçanti me vendit tone çmimet mesatare të energjisë elektrike priten te rriten deri në vitin 2030 dhe më pas mbeten gjerësisht të qëndrueshme pas 2030, meqenëse përfitimet, për sa i përket kursimeve që rezultojnë nga ristrukturimi në furnizimin me energji elektrike behën edhe me te prekshme. Përveç kësaj, kostot më të ulëta të teknologjisë nga përparimi i saj dhe rritja e mire menaxhimit ndihmojnë në uljen e çmimeve te energjisë elektrike.

Kështu në finale çmimet për familjaret dhe shërbimet tregtare parashikohen të rriten mesatarisht në një periudhë afatmesme dhe të ulen paksa në një periudhën afatgjatë. Çmimet për industrinë përkundrazi do te jene të qëndrueshme ose ne rënie me kalimin e kohës pasi industria mbështet ne profilin e ngarkesës bazë dhe mban një pjesë të vogël të kostove të rrjetit dhe taksave. Mirëpo nga një analize paraprake nëse vendi do te kalonte ne adoptimin e plote te liberalizmit te tregut, minimalisht buxheti i shtetit do te kishte një përfitim prej 250 mil Euro ne vit, e cila mund te përdoret për te konvertuar mbështetjen ne prodhim duke ja ofruar direkt konsumatorëve te mbrojtur, shtresave ne nevoje, etj. sipas prioriteteve dhe për periudha te mire delimituara.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: