Projekti i Akërnise një etalon për zhvillimin e ardhshëm të burimeve energjetike

Projekti i Akërnise një etalon për zhvillimin e ardhshëm të burimeve energjetike

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

akërnise një etalon për zhvillimin një etalon për zhvillimin e etalon për zhvillimin e ardhshëm për zhvillimin e ardhshëm të zhvillimin e ardhshëm të burimeve

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se fundmi përfundimin me sukses të procedurës së hapur konkurruese për përzgjedhjen e ofertuesit për zhvillimin e projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në zonën e Akërnisë (Vlorë). Faze ne te cilën u kualifikuan 3 ofertues, ku sipas procesit të vlerësimit u përzgjodhe oferta që u vlerësua me më shumë pikë, bazuar ne kombinimin e besueshmërisë teknike, financiare, eksperiencave të ngjashme, çmimit dhe kapaciteteve shtesë të instaluara.

Proces i cili u përmbyll me një rezultat shume pozitiv duke përmbushur pritshmëritë me te mira ne dy drejtime: se pari siguroi një çmim energjie për gjysmën e kapaciteteve te tij (prej 50 MW) me një vlerë (prej 59.9 Euro/MWh) relativisht edhe me te ulet se çmimet mesatare te importit apo aktualisht ajo e dhëne për prodhimin nga burimet hidrike ne vend, dhe për me shume siguroi ndërtimin e gjysmës tjetër te kapaciteteve (prej 50 MW te 100 MW në total), pa shkaktuar asnjë barre shtese për buxhetin dhe konsumatorin.

Rëndësia e përfundimit me sukses e procedurës përzgjedhëse për projektin fotovoltaik ne zonën e Akërnisë qëndron ne shume nivele, por se pari domethënëse është te bazuarit ne një ndryshim te qasjes se derikëtushme te shfrytëzimit te burimeve natyrore energjetike. Për me tepër, bazuar ne rezultatin e tij, ne konsiderate te interesit publik për te rënduar sa me pak mbi buxhetin dhe konsumatorin, tashme është certifikuar se burimet ujore nuk janë te vetmet te cilat mund te gjejnë interes ekonomik për t’u dhëne ne zhvillim nga autoritetet publike, siç dhe kompanitë private këtu ne vijim do te jene te orientuara edhe kundrejt shfrytëzimit te resurseve alternative, duke bere qe tashme te hapet një fazë e re e investimeve greenfield vërtet inovative.

Me saktësisht, për here te pare ne ketë rast, eficienca ne prodhim nuk kërkohet te arrihet duke u mbështetur vetëm ne subvencione por me shume ne inovacionin dhe menaxhimin. Kështu, lidhur me te paren, ky projekt hap rrugën krijimit te një tradite te re ne prodhimin e energjisë duke mbështetur një teknologji me perspektivë te larte zhvillimi. Njëkohësisht ajo bene te mundur adoptimin e një nga teknologjive me qasjen me miqësore me mjedisin, e cila nder te tjera krijon edhe me shume mundësi për punësim cilësor për te rinjtë. Për sa i përket te dytës lidhur me mire menaxhimin, projekti mbështetet ne sinjalet e tregut, dhe për me shume ne finale nuk kemi një “rëndim” te mëtejshëm te kompanisë publike OSHEE nga kontratat afatgjata siç dhe mundësohet rritja e likuiditetit ne bursën e ardhshme te energjisë.

Lidhur me zbatimin e projektit, parqet fotovoltaike janë nder teknologjitë me te shpejta qe mund te implementohen ne praktike, duke mundësuar edhe përmbushjen ne kohe te detyrimeve ndërkombëtare lidhur me energjitë e gjelbërta. Siç duhet kuptuar qe projekti i energjisë diellore ne Akërni është aktualisht një nga projektet me te mëdhenj ne rajon, dhe do te përbeje një baze cilësore mbi te menduarin e diversifikimit te burimeve alternative të energjisë.

Kështu, tashme qe vëmendja është kthyer ne potencialin diellore te vendit tone, duhet te përfitojmë përpara se ta bëjnë vendet e rajonit, duke replikuar modelin me tej me gara edhe me te mëdha, ne mënyre qe kompanitë ndërkombëtare te shikojnë me interes edhe instalimin ne Shqipëri te linjave te prodhimit te paneleve duke synuar te nxiturin me tej ne vend edhe te zhvillimit me gjere te industrisë te pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: