Perspektivat e zhvillimit të kuadrit të gazit natyror

Perspektivat e zhvillimit të kuadrit të gazit natyror

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

perspektivat e zhvillimit të kuadrit e zhvillimit të kuadrit të zhvillimit të kuadrit të gazit të kuadrit të gazit natyror perspektivat e zhvillimit të

Prodhimi energjisë nga burimet ujore është sektori i vetëm që deri me këtu ka gjetur zhvillim të gjerë në praktikë. Megjithatë kohet e fundit janë regjistruar avancime te rëndësishme për sa i përket energjive te rinuovueshme alternative siç janë ato qe lidhen me erën, diellin, dhe biomasën. Për më tej, lidhur me kostot me te ulëta dhe potencialin strategjike, rendësi te veçante ofron zhvillimi i sektorit te gazit si pjese (bashke me elektricitetin) e tregut te përbashkët te energjisë te BE-se.

Nga pikëpamja comodity ai me se shumti parashikohet te importohet, por me avancimin e projekteve te Shell-it edhe perspektivat e rezervave ne vend janë ne rritje. Ne çdo rast konsumi i tij ne vend pritet te arrije piken e shfrytëzimit ne nivelin 2.4 miliard deri ne 2030. Nivel qe behet i mundur nga ndërtimi i infrastrukturës transportuese te nevojshme ndërkombëtare (nëpërmjet Tap, e Iap, dhe me tej me Albkos, Maqedoninë), përpunuese për elektricitet apo industri intensive petrokimike, depozitimin e tij midis 5-7 mild/m3, dhe veçanërisht shpërndarjen për çdo konsumator final, etj.

Ne ketë kuadër, ne konsiderate duhet marre kontributi qe vjen ne nivel rajonal nga Sekretariati e Vjenës (EnC), ne vijim te një seri marrëveshjesh zyrtare midis 2002-2006, i cili imponon sigurimin e një kuadri ligjor për vendet e rajonit te harmonizuara me legjislacionin e BE-së për energjinë. Për ketë, si palë kontraktuese e TKE-se, vendi duhet te përmbush një sere reformash të detyrueshme për zbatimin e legjislacionit përkatës të BE-së për elektricitetin, gazin, BRE, EE, mjedisin, si edhe për nxitjen e investimeve, konkurrencën, politikat sociale, statistikat, etj.

Po aq i rëndësishëm ne nivel ndërkombëtare janë angazhimet e marra nga Shqipëria ne kuadër te Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) në vitin 1995, dhe me Protokollin e Kiotos te hyre ne fuqi në vitin 2005. Se fundmi Shqipëria më 22 Prill 2016 ka nënshkruar Marrëveshjen e Parisit, duke e depozituar dhe objektivat e saj te synuara, ne takim e vjeshtës te mbajtur ne New York dhe hyrë në epokën e re të procesit të politikës ndërkombëtare të klimës.

Ky proces duhet kuptuar si pjesë integrale e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe përfshin zhvillimin e kapaciteteve në nivel kombëtar për monitorimin dhe raportimin vjetor të gazrave me efekt serrë (GHG), formulimin dhe zbatimin e politikave për të reduktuar GHG dhe marrjen e masave për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, duke transponuar dhe zbatuar acquis-in e Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike.

Ne vijim te se cilës, ne përputhje me objektivat e BE 20-20-20, Shqipëria ka paraqitur Kontributin Kombëtar të Përcaktuar brenda procesit të Marrëveshjes së Parisit në shtator 2016, duke u angazhuar për të reduktuar emetimet e CO2 krahasuar me skenarin bazë në periudhën 2016 dhe duke synuar një reduktim me 11.5% ne vitin 2030. Nivel i Kontributit Kombëtar të Përcaktuar qe do të rishikohet dhe do të përpunohet më tej sipas Planit të Integruar të Energjisë dhe Klimës ne përputhje me atë te BE-se se Energy Union që pritet te miratohet përgjatë vitit 2018.

Kështu, pas një procesi te gjate prej disa vitesh, u prezantuan nga qeveria strategjia e re e energjisë deri ne vitin 2030. Sa këtu, planifikon të vazhdojë integrimin ne dy shtyllave kryesore: plotësimin e reformave të liberalizimit të tregut në kontekstin e integrimit rajonal dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, brenda pesë skenarëve analitikë, të ndërtuar për të shtruar rrugën në ndjekjen e prioriteteve që do të përcaktohen nga plane veprimi konkret.

Mbi sa me sipër zbërthimi i tyre ne praktike, ndryshe nga energjitë e rinovueshme te cilat behën nëpërmjet mbështetjes direkte, do avancoj lidhur me koniukturat e çmimeve ndërkombëtare, dhe politikat lehtësuese te njësuara nga dy pjesëmarrjet e mësipërme qe nxitin planet e biznesit ne afatgjate. Kështu për momentin, strategjia ka parapare penetrimin e gazit natyror kundrejt furnizimit total me burime primare të energjisë të arrijë në nivelin 20% në vitin 2030.

Ne sa me sipër, tashme kemi planifikuar dhënien ne përdorim te TEC-it te Vlorës, dhe po ecet përpara me projektin strategjike te TEC-it te Korçës prej 480 MW, apo me lancimin ne Kuçove te një industrie te koordinuar përpunuese dhe prodhuese te energjisë termale, e shume tjetër qe do aktivizohet me vënien ne zbatim te IAP-it, apo ndërlidhjes me Kosovën dhe Maqedoninë. Kuadër ne te cilin kompania shtetërore Albgaz po punon me homologet e saj ne te gjitha vendet e rajonit ku spikat veçanërisht bashkëpunimi i zyrtarizuar se fundmi me SNAM.

Kështu përmbledhur mbi sa me sipër, sektori po kalon nën një seri reformash të rëndësishme strukturore mbështetur ne një baze krejt te rinovuar ligjesh, aktesh nënligjore dhe rregullatore, te udhëhequra nga Enti Rregullatorë i Energjisë (ERE). Një transformim qe vjen pas një periudhe zhvillimesh dinamike për ekonominë ne tërësi dhe hap perspektiva zhvillimi te pa imagjinuara deri me këtu. Qasje qe vetëm kështu mundëson qe ne finale te arrihet një rezultante me e balancuar prej te gjithë sektorin e energjisë drejt një zhvillimi sa me te qëndrueshëm ne afatgjate.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: