Burimet tona të energjisë elektrike: pse duhen mbështetur ato johidrike

Burimet tona të energjisë elektrike: pse duhen mbështetur ato johidrike

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

trendet kryesore në prodhimin e kryesore në prodhimin e energjisë në prodhimin e energjisë nga prodhimin e energjisë nga dr trendet kryesore në prodhimin

Prodhimi energjisë nga burimet ujrore është sektori që ka gjetur zhvillim të gjerë në praktikë, për shumë arsye, mbi të gjitha mungesa e tregut dhe kostot e ulëta të kësaj teknologjie. Por cilat janë opsionet e mundshme të zhvillimit më tej të sektorit energjetik.

Duke u mbështetur tek të dhënat më të fundit zyrtare dhe duke analizuar zhvillimet e tyre në dinamikë sot:

– Kapaciteti total i instaluar ka arritur në rreth 2100 MË, ku 590 MW janë tërësisht të reja. Pjesa tjetër prej 110 MW janë ato të kaluara në sektorin privat apo të rindërtuara rishtazi.

– Koncesionet dhe autorizimet e dhëna, (që ende nuk kanë filluar zhvillimin e tyre në praktikë), janë mbi 1785 MW. Potenciali hidroenergjetik i paeksploruar, por i studiuar në shkallë të ndryshme, është rreth 615 MW.

Ne një përmbledhje, duke konsideruar potencialin teorik prej 4500 MW, sot vetëm 46% e potencialit hidroelektrik është duke u shfrytëzuar. Pjesa shtese është thuajse a papërfillëshme ku ajo fotovoltaike arrin në më pak se 2 MW, dhe në biomasë më pak se 3 MW.

Lidhur me të ardhmen, zhvillimi i reformave të liberalizimit të tregut në kontekstin e integrimit rajonal dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, parashikohet brenda 5 skenarëve që lënë të hapur ndjekjen e prioriteve që do të përcaktohen në plane veprimi konkrete në vazhdimësi.

Për sa i përket realizimit të objektivit kombëtar aktuale për rritjen e nivelit të energjisë së rinovueshme në konsumin e përgjithshëm të energjisë, vendi është angazhuar të arrijë objektivin 38% deri në vitin 2020. Vitet e fundit është trefishuar kapaciteti në dispozicion për fotovoltaikët, duke kaluar nga 40 në 120 MW, dhe është dyfishuar ai i erës duke arritur deri në 70 MW.

Ndaj, zhvillimi aktual i tregut rajonal të energjisë elektrike, lejon të menduarin për projekte më të mëdha, të cilat reduktojnë drejtpërdrejt koston e prodhimit. Për sa këtu opsionet mbi teknologjitë mbeten te hapura, por, nëse nuk do të ketë ndërhyrje të veçanta shtesë, vendi do të vazhdojë të zhvillojë burimet e reja të prodhimit të energjisë hidrike si më pak të kushtueshme.

Por, duke mbajtur parasysh sfidat mjedisore, politikat publike pritet të kenë në fokus energjitë alternative, mbi të gjitha ato fotovoltaike. Ne ketë drejtim thelbësore do jete rezultati i projektit të Akërnisë.

Megjithatë, projektet nuk bëhen me ligje, por mbështeten në plane biznesi të zbatueshme në praktikë nga kompanitë me ekspertizë dhe kapacitete. Ndërsa masat publike mund të jenë më të efektshme lidhur me orientimin e konsumatorit për të ndryshuar qasje dhe plotësimin e reformës së hapjes së tregut. Në fakt, vetëm kështu mbështetja mund të kalojë nga kompanitë tek konsumatori dhe mundësohet që ndihmat publike të alokohen në mënyrë të efektshme.

Shënim: Sa me sipër sjelle është mbështetur me se shumti ne intervistën “Dilemat drejt zhvillimit të qëndrueshëm në hidroenergjetikë!“, dhëne për emisionin “Për të Fol”, te drejtuar nga z. Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 12 tetor 2018.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: