Format ligjore të projekteve energjetike

Format ligjore të projekteve energjetike

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

barra e përgatitjes së projekteve e përgatitjes së projekteve të përgatitjes së projekteve të energjisë së projekteve të energjisë në projekteve të energjisë në praktikë

Lidhur me historikun e investimeve në veprat prodhuese të energjisë, së pari, duhet sjellë që projektet infrastrukturore kanë shikuar zbatimin në praktik të përdorimit të gjitha formave të investimit të njohura nga praktikat botërore. Kështu, po t’i referohemi kuadrit në të cilin bazohet regjimi i të drejtave për zhvillimin e burimeve energjetike, projektet shkojnë nga ato në marrëveshje të shkëmbimit me rrjetin, autorizim direkt, kontraktim direkt me ligji të posaçëm, në koncesione të formave të ndryshme BOT, ROT, BOO, etj., me garë ndërkombëtare, etj., ku siç e dimë praktika është edhe me larmishme dhe këto procedura shpesh shikojnë ndërthurjen midis tyre të elementeve të ndryshëm të kornizave klasike.

Në këtë kuadër, investimet kryesore në totalin e tyre kanë konsistuar në vënien në eficience të burimeve hidrike, nisur nga deri këtu kostot më të ulëta të kësaj teknologjie. Fatkeqësisht, ato kane tërhequr më shume vëmendjen për abuzimin e dhënies se tyre, pikërisht duke përdorur pa kritere principet e koncesionimit të pakërkuar. Procedure që nuk është as më e mira as më e gabuara per se dhe ka gjetur zhvillim të gjere falë interesit të përbashkët të të gjithave palëve për ta përdorur lidhur me eficientimin e kostove në fazën paraprake. Megjithëse, bazuar në të dhënat zyrtare më të fundit, deri më sot impiantet e reja të ndërtuara tërësisht janë vetëm rreth 590 MW. Pra të gjitha të marra së bashku nuk shkojnë më shumë se sa vetëm HEC-i i Fierzës.

Nga ana tjetër duhet sjellë që veprat hidroenergjetikë jepen edhe me autorizim, praktik që ndiqet edhe për projektet fotovoltaike deri në 2 MW. Procedure e cila është konceptuara si më e shpejte, dhe behet për investimet e vogla, me interes për investitorët lokal duke rritur sigurisht problemet lidhur me konkurrence dhe per rrjedhim edhe transparencën. Një kuadër i bazuar në parimin që lë ngarkesën (ose rrezikun) e madh të punës të ndiqet nga investitori. Me këtë procedure janë ndjekur dhe kane filluar fazën e ndërtimit projekte e para në fotovoltaike deri në 20 MW.

Natyrisht, e ardhmja duket më dinamike me plotësimet e ligjit të ri për energjitë e rinovueshme, do të vijohet më tej me projektet më të mëdha me tarifa feed in premium (FiP). Kjo qasje në fakte ka nisur në praktike me projektin e Akërnisë të hapur kohët e fundit për përzgjedhjen e ofertuesit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik 100 MW. Një projekt i parë i bazuar në parimin e tenderit për kapacitete, i cili paraqet një inovacion në shkallë të gjerë për avantazhet dhe mundësitë e ofruara, ku çdo gjë përgatitet në paketë nga autoriteti publik. Fakt që bënë që ajo të ketë me afër vëmendjen e autoriteteve publike që në fazën fillestare të propozimit duke dhënë kështu mbështetje maksimale për investitorët e interesuar. Një praktikë që mundësohet falë avancimit të tregut energjetik dhe me siguri ka për t’u adoptuar si një model për koncesionet e mëtejshme hidroelektrike, ere, e të ngjashme, por është më pak e favorshme ku nuk mund të aktivizohen principet konkurrueshmërisë.

Më tej nga pikëpamja e diversifikimin dhe mirë menaxhimit, si shumë pak nga vendet rajonit aktualisht kemi një impiant përpunimi mbetjesh, dhënë me procedurën klasike të partneritetit. Siç kemi për herë të parë investimin strategjike të TEC-it të Korçës, me mbështetjen e institucioneve financiare ndërkombëtare, për të prodhuar energji elektrike nga gazi natyror që vjen nga TAP-i. Apo nga ana tjetër më shumë se 15 mil euro të akorduara në formën e granitit nga KFW që po investohen aktualisht në efiçencë energjetike në ndërtesa në qytetin studenti.

Pra duke synuar për të trajtuar zhvillimet në tërësi të panoramës së projekteve të dhëna për zhvillim, përveç rasteve të një mbështetje të jashtme, siç duket forma projekteve Koncesinare/PPP mund të ofrojnë përfitime të konsiderueshme për sektorin publik, si dhe për përdoruesit e projektit. Problemi është kompleksiteti i zbatimit te tyre në kohë të gjatë, i cili gjithsesi, përtej dëshirës për t’i limituar, në situatën e kufizimeve buxhetore me nivelin aktuale të rritje prej 4%, dhe kufizimeve të vendosura nga institucionet ndërkombëtare që monitorojnë sektorin, janë hapësira e vetme për zhvillimin e investimeve publike, dhe në fakt hapin rrugën e futjes së kapitaleve private gjithnjë e më shumë në sektorët ekonomisë.

Kështu, në këtë drejtim po punohet për të përmirësuar menaxhimin e kontratave publike me ekspertë më me përvojë të PPP, të Departamentit të Shërbimeve Këshillimore të Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), ku fokusi i përmirësimeve po synohet të vihet në  krijimin dhe reformimin e njësive PPP, Vlerësimi i Vlerës së Parasë (VVP), menaxhimin e kontratës PPP dhe përdorimin e këshilltarëve të PPP, dispozitat e ndërprerjes dhe forca madhore, shpërndarjen e riskut dhe trajtimin e bilancit si edhe implikimet e direktivave të reja të prokurimit të BE-së për PPP-të.

Shënim: Sa me sipër është mbështetur me se shumti ne intervistën “Zhvillimet e investimeve dhe tregut energjetike” e Dr. Lorenc Gordani dhëne për znj. Mirilda Tili në Fax News TV, më 24 Tetor 2018.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: