Qasja strategjike dhe prioritet e sektorit të energjisë

Qasja strategjike dhe prioritet e sektorit të energjisë

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

qasja strategjike e sektorit të strategjike e sektorit të energjisë e sektorit të energjisë nga sektorit të energjisë nga dr të energjisë

Ne momentin aktuale sistemi energjetike ka dale nga faza e rimëkëmbjes dhe nisur implementimin ne praktike te reformave ne te gjitha nivelet. Megjithë dakordësinë mbi sfidat e shumta qe kjo paraqet, apo prioritet qe paraqesin shume sektor te tjerë, lidhur me sektorin energjetike te ditëve te sotme qofte edhe një reflektim i përcipte bene te mendosh se rrugëdaljet me ndërhyrje emergjente apo edhe me skema fikse nuk lejohen nga zhvillimet aktuale te tregut qe po ecën drejt bursave te homologuara rajonale te përmbushura tashme ne përmbi 80% te vendeve te BE-se.

Pikërisht për të ofruar një kuadër parimesh operative që mundësojnë planifikimin e politikave qeveritare, në mënyrë të koordinuar, koherente dhe të integruar, vendi ka miratuar dhe hyre ne fuqi ne qershor te këtij viti një strategji te sektorit të energjisë deri në vitin 2030. Strategji qe integron dy shtylla kryesore, pra te zhvillimit te reformave të liberalizimit te tregut në kontekstin e integrimit rajonal dhe promovimit te qëndrueshmërisë, brenda 5 skenarëve analitike qe lejnë te hapur ndjekjen e prioriteve qe do përcaktohen ne plane veprimi konkrete ne vazhdimësi.

Kështu për te qene me konkret strategjia parashikon një skenar bazë që përfaqëson evolucionin më të mundshëm të sektorit shqiptar të energjisë, dhe katër skenarë alternativë, Skenari i Energjisë së Rinovueshme, Skenari i Efiçiencës së Energjisë, Skenari i Mbështetjes në Gazin Natyror, Skenari i Kombinuar dhe Skenari i Bashkimit Shqipëri-Kosovë. Për me tej, vendi është angazhuar në përpunimin dhe miratimin e Planit të Integruar të Energjisë dhe Klimës përgjatë vitit 2018. Plan qe do të plotësojë Strategjinë aktuale duke adresuar pesë dimensione te përforcuara dhe të ndërlidhura te strategjisë se Bashkimit të Energjisë të përshtatura sipas kontekstit te Shqipërisë, për të sjellë siguri më të madhe të energjisë, qëndrueshmëri dhe konkurrencë të mëtejshme.

Ne sa me sipër, në mënyre përmbledhëse, pavarësisht opsioneve qe do rishikohen ne vazhdimësi shikohet e rëndësishme te theksohet qe në kuadrin aktual të përmbushjes së procesit të integirmit evropian dhe perspektivës së operimit nën një treg rajonalë të integruar në atë më të gjerë mbarë evropianë – nëpërmjet përdorimit të bursave telematike – është e dobishme te marrim iniciativën për te udhëhequr proceset duke ngritur kapacitet teknike të integruara për te gjithë sektorin energjetikë, për të ndihmuar vendimmarrjen politike drejt zhvillimeve te qëndrueshëm në përputhje me interesat e përgjithshëm ekonomik ne afatgjate.

Shënim: Sa me sipër është mbështetur me se shumti ne intervistën “Zhvillimet e investimeve dhe tregut energjetike” e Dr. Lorenc Gordani dhëne per znj. Mirilda Tili në Fax News TV, më 24 Tetor 2018.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: