Qasja ekonomike primare në përzgjedhjen e teknologjisë së rinovueshme

Qasja ekonomike primare në përzgjedhjen e teknologjisë së rinovueshme

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

e rinovueshme nga lorenc gordani energjinë e rinovueshme nga lorenc për energjinë e rinovueshme nga ekonomik për energjinë e rinovueshme mendimit ekonomik për energjinë e

Sektori energjetik është një treg i liberalizuar apo të paktën investimet në prodhim janë të hapura dhe pa asnjë kufizim për t’u zhvilluar nga secila kompani që e shikon me interes. Por fakt është se ato në shkallë të vogël akoma nuk mund të “qëndrojnë me këmbët e tyre”, dhe tarifa me të cilin ato paguhen zënë një pjesë të rëndësishme në koston për konsumatorin finale.

Sa më sipër ka bërë që mbështetja të jetë e balancuar mes nevojave të kompanive që kërkojnë qëndrueshmëri për planet e biznesit, konkurrueshmërisë dhe inovacionit për kompanitë dhe teknologjitë e reja që duan të hyjnë në një treg që gjithsesi mbetet me shumë barriera, dhe interesit që prodhimi të sigurohet me kosto sa më të ulët për konsumatorin.

Natyrisht, e ardhmja duket më dinamike me plotësimet e ligjit të ri për energjitë e rinovueshme. Me këtë ligj, do të vijohet më tej me projektet më të mëdha me tarifa feed in premium (FiP). Këto tarifa kanë nisur tashmë në praktike me projektin e Akërnisë, ku falë garës për çmimin dhe kapaciteteve pa mbështetje, praktikisht ky projekt pritet të dalë edhe me feasible (d.m.th. ekonomik) se ato aktuale në hidroenergjetikë.

Një praktikë e cila me siguri do të shihet me interes të adoptohet si një domosdoshmëri edhe për koncesionet e mëtejshme hidroelektrike. Sa këtu, së pari edhe për të evituar shfrytëzimin me patjetër dhe në mënyre jo të qëndrueshme të burimeve ujore dhe së dyti në varësi të faktit që futja e të njëjtit parim hap skenar zhvillimi të projekteve me kosto edhe më ulët.

Fakte është se deri këtu burimet hidrike, kane tërhequr me shumë vëmendjen për abuzimin e dhënies se tyre pa kriter (pikërisht duke përdorur principet e kundër të Akernisë d.m.th. të koncesionimin e pakërkuar). Megjithëse, bazuar në të dhënat më të fundit zyrtare, mund të thuhet se deri me sot impiantet e reja të ndërtuara tërësisht janë vetëm rreth 590 MW. Pra të gjitha të marra së bashku në tërësi nuk janë më shumë se HEC i Fierzës.

Kështu, në një sintezë, duke konsideruar edhe pas shumë vitesh rreth 393 impiante për një kapacitet 1785 MW ende nuk kanë filluar ose kanë avancuar shumë pak do të thotë që shqetësuese është problematikat që ato kanë hasur në lidhje me planet e biznesit, të cilat kanë rezultuar te pafinancueshme në praktikë. Kështu, autoritet do duhet të interesohen në kohë për vlefshmërinë e studimeve të projekteve të dakordesuara dhe të marrin në analize dhënien me eficience të mbështetjes publike.

E ardhmja është e qartë në ecurinë drejt platformës të shkëmbimit të energjisë elektrike, kombëtare APEX apo rajonale, e cila do te rrisë edhe shkallën e optimizmit të aseteve energjetike dhe uljen e nevojës për ndërtime të reja. Siç lejon të menduarin për projekte më të mëdha, të cilat reduktojnë drejtpërdrejt koston e prodhimit dhe promovojnë mundësinë e atyre që bazohen në treg.

Përmbledhurazi, duhet thënë që shfrytëzimi i burimeve ujërore deri këtu ka qënë një ndihmë për konsumatorin dhe kontribuar për të kufizuar largimin e miliona euro siç ndodhi për rreth 200 milion Euro gjatë vitit të thatë që sapo kaluam në 2017. Por në vijim kërkohet të menduarit ekonomike midis kostove dhe përfitimeve për të hapur rrugë zhvillimit të atyre projekteve që nuk dëmtojnë mjedisin dhe mbështeten në mekanizmat e tregut duke rritur energjitë e gjelbërta dhe sigurinë energjetike.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: