PV-të në rrugë të mbarë drejt vetë-prodhimit

PV-të në rrugë të mbarë drejt vetë-prodhimit

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

të mbarë drejt vetë-prodhimit nga rrugë të mbarë drejt vetë-prodhimit në rrugë të mbarë drejt pv-të në rrugë të mbarë mbarë drejt vetë-prodhimit nga dr

Panorama energjetike shqiptare kohët e fundit ka parë hapjen e një faze të rëndësishme transformimesh që për shumë arsye ishin të vështira për t’u imagjinuar vetëm pak kohë më parë. Paralelisht me procesin e liberalizimit, vendi po punon për të arritur një të ardhme me emetime të reduktuara të karbonit bazuar në burimet e qëndrueshme të energjisë. Kuader qe ka bere qe tashme te shihen arritjet e para të rëndësishme, veçanërisht tek fotovoltaikët (PV) (energjia diellore).

Falë kësaj teknologjie, e cila përdoret gjerësisht në të gjithë botën, për herë të parë prej më shumë se një viti filloi të “zhdoganohej” edhe tek ne koncepti i prodhimit për vetëkonsum të energjisë, pra duke e parë konsumatorin edhe si “prodhues”. Me tej janë lançuar në vazhdimësi një numër i rëndësishëm projektesh PV deri në 2MW: të cilët kanë marrë miratimin përfundimtar, nënshkruar kontratën e autorizimit, marrë licencat e prodhimit të energjisë dhe janë duke u venë në praktike.

Në gusht u krye  tenderi mbi 50 MW i Akërnisë (në zonën e Vlorës). Gara, u përcoll me interes të shtuar nga shumë media të specializuara ndërkombëtare. Si në pak projekte, morën pjesë në garë rreth 42 kompani kombëtare dhe ndërkombëtare. 6 kompani evropiane dhe amerikane prezantuan ofertat e tyre finale deri në momentin e shqyrtimit me 17 shtator 2018.

Zhvillimet në prodhimin e energjisë diellore u reflektuan edhe në eventin vjetorë të sektorit të mbajtur në 2nd Edition, Energy Expo & Forum 2018. Një takim, i cili ka parë një nga pjesëmarrjet më të gjëra në evente të profilizuara. Fakt që pavarësisht kohës së shkurtër të debutit të kësaj teknologjie, tregon qartazi se ajo po kthehet në një industri të re në vend, duke krijuar know how dhe punësim të kualifikuar. Importet në këtë teknologji gjatë vitit të kaluar, kapën vlerën e rreth 110 milionë Eurove. Ky investim  mund të lejojë zëvendësim mbi bazë të tregut të të gjitha subvencioneve shtesë të kapaciteteve të parashikuara për t’u ndërtuar deri në vitin 2020.

Zhvillimet pritet të jenë më dinamike pas implementimeve të para në praktikë. Masa mbështetëse mund të krijohen përmes skemave neto për prodhimin e energjisë fotovoltaike për vetë-konsumim (apo të shpërndara) veçanërisht për sipërmarrjet që përbëjnë rreth 39% të konsumit total. Megjithatë për ndërtimin e PV-ve jashtë rrjetit nuk ka ekzistuar asnjëherë ndonjë pengesë ligjore. Deri më tani ka pasur shumë projekte të vogla off-grid ndër të cilat edhe vetë ministria e Energjisë, apo godina qendrore e KESH-it sapo ka mbyllur fazën e prokurimit.

Forme kjo veçanërisht me interes pasi panelet fotovoltaike të pozicionuara në çatitë e kompanive ose familjeve, shmangin problemet e pronësisë por edhe të zënies se tokës. Kështu duke u mbështetur në produktet e teknologjisë më të fundit, si p.sh. top class solar panels SPR-P19-405-COM të ofruara nga kompania EuroElektra, me fare pak vend, mund të investohet në prodhimin e energjisë duke ulur faturën e energjisë. Pse jo, duke rritur edhe sigurinë dhe dhënë një look të qartë të ndërtesës drejt inovacionit dhe duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: