Masat mbështetëse dhe energjitë e rinovueshme

Masat mbështetëse dhe energjitë e rinovueshme

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

dhe energjitë e rinovueshme nga mbështetëse dhe energjitë e rinovueshme masat mbështetëse dhe energjitë e energjitë e rinovueshme nga dr masat mbështetëse dhe energjitë

Sektori i energjisë, mbështet vazhdimisht nga politikat publike. Mbështetja duhet të jetë e balancuara mes nevojave të kompanive që kërkojnë qëndrueshmëri, konkurrueshmërisë dhe inovacionit për kompanitë e reja që duan të hyjnë ne një treg me shumë barriera dhe interesit që prodhimi të sigurohet me kosto sa më të ulët për konsumatorin.

Po cilat teknologji po mbështeten dhe çfarë ka ndodhur deri më tani?

Për sa i përket realizimit të objektivit kombëtar, vendi është angazhuar të arrijë targetin prej 38% deri në vitin 2020. Shumë masa publike janë vënë në zbatim për të rritur investimet e energjisë me kosto më të ulët duke synuar të krijojnë një klimë sa më të favorshme për ndërtimin e impianteve prodhuese të energjisë deri në 798 MW (20-35%) brenda 2020.

Ndaj, është gati trefishuar kapaciteti për fotovoltaikë nga 50 në 120 MW dhe është më shumë se dyfishuar kapaciteti i prodhimit të energjisë me erë deri në 70 MW. Për investimet fotovoltaike, ku duhet të bëhet akoma më shumë, po rritet interesi. Ka nisur ndërtimi i parqeve të parë deri në 2 MW. Për ato me biomasë gjithashtu është ecur përpara në praktikë, siç edhe për erën po plotësohen matje më të sakta.

Megjithatë, nisur nga kostot më të ulëta në hidroenergjetikë, kapaciteti i mbuluar me tarifë mbështetëse fikse për prodhuesit deri në 15 MW mbetet më i larti. Brenda 2020 pritet të mbështetet prodhimi deri në 600 MW shtesë. Ndaj, janë në fazë ndërtimi 109 HEC-e me kapacitet 560 MW. Megjithatë, duhet theksuar se po shfaqen probleme në planet e tyre të biznesit, nisur nga fakti që shumë prej 284 HEC-eve ende nuk kanë avancuar me zhvillimet në praktike.

Natyrisht, e ardhmja duket më dinamike me plotësimet e ligjit të ri për energjitë e rinovueshme. Me këtë ligj, do të vijohet më tej me projektet më të mëdha me tarifa feed in premium (FiP). Këto tarifa kanë nisur në fakt me projektin e Akërnisë. Por, si në shumë vende evropiane, barra e mbështetjes do të kalojë tek përgjegjësit kryesorë të emetimit të CO2.

Sa këtu me sipër sjelle është trajtuar ne intervistën “Dilemat drejt zhvillimit të qëndrueshëm në hidroenergjetikë!“, dhëne për emisionin “Për të Fol”, te drejtuar nga z. Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 12 tetor 2018.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: